Dr.Shefqet Krasniqi: Shqiptarët shembull i tolerancës ndërfetare në Zvicër dhe Evropë
Faqja 1 e 1
Dr.Shefqet Krasniqi: Shqiptarët shembull i tolerancës ndërfetare në Zvicër dhe Evropë
Dr.Shefqet Krasniqi: Shqiptarët shembull i tolerancës ndërfetare në Zvicër dhe Evropë
Nefail MALIQI
Biel/Bienne (Bota sot) - para 5 minutash veq sa ka përfunduar punimete sesionit të konferencës vjetore islamike në Zvicër. Ishte ky manifestimi më i madh islamik i mbajtur ndonjëherë në Zvicër i ka deklaruar gazetës sonë z. Abdel Azziz Qaasim Illi shef për komunkim nga kjo qendër islamike në Zvicër (CCIS)
Edhe pse ishin paralajmëruar nga organizatorët se do të marrin pjesë rreth një mijë mysafirë, por në sallën e Kongreseve në Bienne sonte ishin tubuar rreth 2000 mijë besimtarë muslimanë, tha në vazhdim për "Bota sot" z.Abdel Azziz Qaasim Illiz. Mysafirë ishin jo vetëm nga Zvicra por edhe nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe vende tjera të BE-së, të ftuar nga Qendra islamike e Zvicrës (Conseil Central Islamique-CCIS). Në sy na ra edhe një pjesëmarja masovike edhe e pjesëtareve nga radhët e shqiptarëve mbi 500 sish nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia si dhe Lugina e Preshevës. Këtë prezencë të madhe të shqipareve organizatorët e shpjeguan me prezencën e dr.Shefqet Krasniqit dhe Adem Ramadanit prania e të cilëve kishte nderuar këtë kongres islamik.
Pyetjes sonë se si i komenton disa shkrime në disa media e portale shqiptare rreth "mundësisë së ndalesës së imamit kosovar nga policia zvicerane", cka nuk kishte ndodhur ashtu, imami i xhamisë së Madhe nga Prishtina këto shkrime për "Bota sot" i ka konsideruar si propagandë si në kohën e komunizmit "jugosllav" kur njerzit nuk guxonin të flitin as me vetveten, kur njerzit frikësoheshin nga hija e vetë. "Unë edhe pse kam ditur se nuk do të kem problem me askë e aq më tepër me Zvicrën këtij vendi demokratik dhe shembull për tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare, më vjen mirë që autoritet zvicerane nuk kanë rënë nën kurthën e as në nivelin e kësaj propagande komuniste." Sipas dr.Krasniqit "dje sa ishe në Prishtinë më kan marrur disa gazetare shqiptare nga Zvicra dhe për cudi atyre më shumë ju inetesonte problemet, siq i quanin ata, me policinë zvicerane se sa për konferencën në fjalë.." Për këtë aferë dhe
për shume cka me interes fetar e kombëtar nesër mund ta e lexoni intervistën eskluzive me imamin e xhamisë së Madhe në Prishtinë dr.Shefqet Krasniqi dhënë gazetës sonë.
Në prezentimin e Dr.Shefqet Krasniqit si përfaqësues i shqiptarëve të besimit muslimanë në Evropë në ketë kongres ndërkombëtars islamik në Bienne të Zvicrës ai foli lidhur me ingrimin e muslimaneve ne Zvicër, inkaudrimin e muslimanëve në qarqet evropiane, cka edhe tema e kësaj konfrence ishte identiteti dhe modrenizimi. Z.Krasniqi po ashtu foli edhe për rolin e rinisë, sidmos femrës muslimane në shoqërinë bashkëkohore, sipas të cilit mesazhi i pengamerit tone Muhamedit (a.s) ka qenë gjithnjë dhe mbetet gjtihmonë "mëso dhe vetëm mëso..." Dmth, sipas tij "perspktiva e së ardhmes është në duart të rinjve, pra kjo rini ka nevojë ndihmë, të arsimohet dhe edukohet në frymën e drejtë dhe sa më larg drogës, alkoolit, prostitucioenit, homoseksualitet, martesve brenda njëgjinore..etj. Dhe padyshim do të kemi një shoqëri më e shendoshë dhe ardhmëri më të sigurt". Në vazhdim dr.Krasniqi, duke folur për
tolerancën ndërfetare Imam nga Prishtina para qindra pajesëmarrësve në konferencën islamike në Bienne tha se, shqiptarët ketë cështje nuk e kanë problem e as kompleks, duke përkujtuar të pranishmit se shqiptarët janë një popull pacifist dhe shembull i tolerancës fetare jo vetëm këtu në Zvcër por edhe në Ballkan dhe Evropë.
Në këtë samit të Qendrës Islamike në Zvicër (Islamischer Zentralrat Schweiz (IZRS)) debatetet dhe mbrëmja ishte mjaft e pasur si me fjalime ashtu edhe me kendime e recitime K'uranore nga Adem Ramadani dhe të tjerë. Adem Ramadani, këngatarë yne i njohur shqiptare nga Maqedonia i cili ishte pjesemarrës i kësaj konfereence ne Bienne te Zvcires gazetës sonë i deklaroi se konferenca ne fjale "ja kishte arritur qellimit te vete dhe me vjen mire per prezencen madhe te te rinjve." Sikur dr.Krasniqi edhe prezentimi i Adem Ramadanit nga të pranishmit është pritur me duartrokitje të gjata.
Në këtë konfrencë me moton “Mënyra e pajtimit dhe identiteti islamik me epoken moderne”, në mesin e qindra pjesëmarrësve folën edhe tre ish-krishterë të konvertuar në muslimanë si: Yvone Ridley, Yusuif Estes dhe Nicolas Blancho (Abduillah) ku ky i fundit njëherit është edhe drejtor i Qendrës Islamike në zvicër (Islamic Central Council of Switzerland -ICCS) Diskutimet dhe tematika e tyre ishte e përqëndruar kyresisht për dialog të hapur, tolerancë dhe integrim sa më të mirë të muslimanëve në Zvicër dhe në botën moderne dhe të civilizimit bashkëkohor.
Në fund do shtuar se ardhja e imamit të xhamisë së madhe nga Prishtina, dr.Shefqet Krasniqi, si edhe e disa personaliteteve tjera nga vendet arabe, nga vende të ndryshme të botës ka ngjallur zërat e protestës. këtu është fjala për disa organizata katolike dhe ONG pro-krishtera dhe antiislamike që kanë shpallur mbajtjen e demonstratave në shenjë proteste, të cilat kaluan pa inicdente nën ktorllo tèe forcave të mëdha policore.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» SHEFQET KRASNIQI: Shqiptarët janë popull i nemun, Allahu i pruft n’men !
» President Rugova ishtë shembull për Kosovarët shembull për të gjithë Shqiptarët
» Haxhi Muhaxheri:Shqiptaret, shembull i tolerancës dhe humanizmit...
» Shefqet Dibrani - DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR (01.05.2016)
» Brahim Avdyli:Shqiptarët në Zvicër që nga koha e Skënderbeut
» President Rugova ishtë shembull për Kosovarët shembull për të gjithë Shqiptarët
» Haxhi Muhaxheri:Shqiptaret, shembull i tolerancës dhe humanizmit...
» Shefqet Dibrani - DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR (01.05.2016)
» Brahim Avdyli:Shqiptarët në Zvicër që nga koha e Skënderbeut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi