Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mero Baze:Albanistan

Shko poshtë

Mero Baze:Albanistan Empty Mero Baze:Albanistan

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 22, 2011 11:37 pm

Albanistan


Mero Baze:Albanistan Mero-baze10-150x150Nga Mero Baze
Dje pati dy zhvillime në të dy parlamentet shqiptare. Në Kosovë, Bexhet
Pacolli u zgjodh president në raundin e tretë duke i çuar votat pro nga 54 në
62, pasi ju desh të “konsultohej” për 45 minuta me deputetët “rebelë”. Dhe më në
fund arrihet marrëveshja, por jo parimi. Është e pakuptimtë pse Hashim Thaçi la
jashtë qeverisë një të dyshuar për korrupsion si Fatmir Limaj dhe bëri president
të vendit një produkt të korrupsionit politik dhe financiar të botës
lindore.

Në Parlamentin e Shqipërisë ndërkohë u propozua një ndryshim në rregullore,
ku opozitës praktikisht i hiqet privilegji i debatit të lirë në sallën e
Kuvendit dhe ajo mbetet vetëm e drejtë e kryeministrit. Më tej akoma trupa
opozitare ndëshkohet nëse kalon 2 minuta pa leje në foltore duke u përjashtuar
për 21 ditë nga Kuvendi. (Me këtë rast ia rekomandoj gjithë grupit opozitar të
rrijë nga 3 minuta në atë foltore më tepër nga sa lejon ligji).

Të dyja këto vendime janë marrë pa praninë e opozitave në sallë. Ky është dhe
tipari thelbësor që i bashkon këto dy ngjarje, fryma institucionale
antiopozitare e politikës në Kosovë dhe Shqipëri dhe diferenca e madhe që kemi
me tre fqinjët sllavë që duhet të përfaqësonin traditën lindore në politikën
ballkanike. Kosova ka prej sot një president më pak properëndimor se Serbia.
Boris Tadiç, për shumë shtete perëndimore është një portret më i besueshëm
perëndimor se Bexhet Pacolli, jo se është filo-perëndimor, por ka respektuar
parimet e perëndimit në Serbi më shumë se klasa politike në Kosovë. Ai ka
respektuar opozitën, shtetin ligjor, lirinë e shtypit dhe lirinë ekonomike. Ai
ka pranuar të gjobitet dhe për një gotë shampanjë të pirë në stadium, ndërsa
liderët e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk pranojnë të gjobiten as kur vjedhin, as
kur vrasin për të vjedhur. Po ashtu ai ngjan ku e ku më properëndimor se Sali
Berisha, të cilin media ndërkombëtare e krahason me diktatorët në ikje në botën
arabe për shkak të fjalorit të njëjtë që ka me Gedafin, Mubarakun dhe të ndjerin
Ben Ali.

Në Maqedoninë fqinje, kryeministri Gruevski pranoi shpalljen e zgjedhjeve të
parakohshme për të sfiduar kërkesat e opozitës dhe bojkotin parlamentar të saj,
ndërsa në Shqipëri, kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja, Berisha i është
përgjigjur me katër arkivole në supet e saj. Si të mos kish mjaftuar kjo, njësoj
si Gadafi i ka quajtur demonstruesit rrugeçër, të droguar dhe kokëpalarë. Në të
njëjtën gjatësi vale Kosova ka dëshmuar një mungesë të madhe fleksibiliteti ndaj
opozitës, duke formuar një qeveri pakice, po të llogarisim se 20 deputetët e
pakicave nuk kanë përfaqësim real në shoqërinë e Kosovës. Hashim Thaçi ka
injoruar opozitën reale dhe shumicën që ka kundër duke ju drejtuar numrave dhe
jo përfaqësimit real politik. Për këtë arsye sot Kosova i ka zgjedhur
institucionet e reja, Presidentin dhe qeverinë e re, por nuk ka mundur të jetë e
gëzuar. 65 deputetë të gëzuar nuk ngjallin dot entuziazmin e humbur në
Kosovë.

Në Mal të Zi, kryeministri Milo Gjukanoviç u largua pa bujë nga posti duke i
hapur rrugën një qeverie të pranuar nga perëndimi dhe duke shmangur një krizë të
mundshme brenda vendit nëse Evropa sakrifikonte statusin e vendit të tij për
anëtar të Bashkimit Evropian. Sali Berisha, jo vetëm që e dogji me qejf shansin
për statusin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtar, por po çon Shqipërinë në
gjakderdhje, boll që të mos lëshojë pushtetin e tij. Ai po shkon drejt
zgjedhjeve monopartiake duke injoruar kërkesat e opozitës për zgjedhje të
parakohshme pas fakteve tmerruese për korrupsion, kapje të shtetit dhe degradim
të institucioneve të larta shtetërore.

Të rrethuar nga tre shtete sllave, që janë aleatë tradicionalë të Moskës dhe
kulturës represive politike, ne jemi sot hapësira më joperëndimore në Ballkan.
Sllavët që na rrethojnë janë të tre disa hapa para nesh në rrugën drejt BE. Dy
prej tyre kanë fituar statusin e vendit kandidat për anëtar dhe Serbia është në
rrugë të mbarë, kurse ne jemi në regres dhe nën kërcënim për pezullimin e heqjes
së vizave. Tri shtetet sllave që na rrethojnë kanë demokraci funksionale dhe
kanë dhënë prova bashkëpunimi luajal me institucionet perëndimore, ndërsa ne
kemi refuzuar çdo ofertë evropiane dhe kemi futur vendin në spiralen e
konfliktit pa fund. Kosova si shtet i ri ka importuar thuajse gjithë veset e
shtetit shqiptar të plakur para kohe nga kapja e shtetit për qëllime përfitimi,
korrupsioni në nivelet qendrore dhe mosndëshkueshmëria ligjore ndaj krimit dhe
korrupsionit. Të dy shtetet shqiptare u ngjajnë sot republikave të Kaukazit, të
dala nga ish- Bashkimi Sovjetik, që drejtohen nga feudalë ish komunistë që i
kanë shpallur ato republika si çifliqe të tyre. Shqipëria dhe Kosova, të cilat i
premtojnë njëra- tjetrës dhe Perëndimit se do të takohen bashkë në Bashkimin
Evropian, janë bashkuar para kohe në Albanistan. Ato janë sot republika që për
nga modeli politik janë derivate të autoritarizmit putinist ose modelit të
Nursulltanit të Kazakistanit. Për këtë arsye Kosova dhe Shqipëria kanë formuar
politikisht Republikën e Albanistanit, duke qenë dy shtete nga më të varfrat në
botë me dy udhëheqës nga më të pasurit në botë. Njëri që i ka deklaruar 400
milionë dhe tjetrit që do t’ia deklarojnë mbesat pas vdekjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi