Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqiri: Duhet të kërkohet falje për heqjen e fotografive

Shko poshtë

Beqiri: Duhet të kërkohet falje për heqjen e fotografive Empty Beqiri: Duhet të kërkohet falje për heqjen e fotografive

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 25, 2011 9:25 pm

Beqiri: Duhet të kërkohet falje për heqjen e fotografive

Beqiri: Duhet të kërkohet falje për heqjen e fotografive Ismet%20beqiri--


Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka shprehur revoltën e partisë lidhur me veprimin e djeshëm të ministrit të sapoemëruar të Kulturës, Memli Krasniqi, i cili kishte hequr nga holli i kësaj ministrie fotografinë e ish- presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe humanistes së shquar shqiptare, Nëna Terezë.
Në një konferencë për medie Beqiri ka lëshuar një varg kritikash dhe ka thënë se veprimi i ministrit Krasniqi ishte i papërgjegjshëm dhe është fyerje për institucionet e Republikës së Kosovës.
"Fyerje për historinë më të re të Kosovës, fyerje për botën e kulturës shqiptare, fyerje për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në veçanti, fyerje për familjen e nderuar te Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Heqja e fotografisë se Nënës Terezë është fyerje për simbolin e shqiptareve në botë, për figurën më të madhe shqiptare në botën perëndimore, fyerje për simbolin e përkatësisë dhe të përcaktimit perëndimor të shqiptareve, mbi të gjitha është fyerje për figurën e madhe të humanistes botërore", ka thënë ai.
Madje, Beqiri duke shprehur qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë çështje ka kërkuar që kryeministri të distancohet nga ky veprim i pamatur dhe të marrë masa që të kthehen fotografitë e simboleve historike të vendit.
Ai tha se nëse nuk kërkohet falje dhe nuk bëhet kthimi i fotografive, atëherë LDK-ja do të kërkon nga kryeministri dhe Kuvendi shkarkimin e ministrit Krasniqi.
"Nëse i njëjti nuk e bën këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës do kërkojë nga Hashim Thaçi dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës shkarkimin e tij", ka thënë Beqiri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Beqiri: Duhet të kërkohet falje për heqjen e fotografive Empty Re: Beqiri: Duhet të kërkohet falje për heqjen e fotografive

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 25, 2011 9:27 pm

Jo falje o Ismet Beqiri, por me këtë akt që e ka bërë Meli ai ka fyer tërë kombin, andaj bojkotim total i të gjithëve derisa të detyrohet të ikë e të shkon atje ku e ka vendin në ndonjë xhami të mbyllur ku sdo ta shofin as myslimanët!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi