Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpresa Krasniqi:FJALA E RASTIT E MBREMJES PERKUJTIMORE NE NENTEVJETORIN TE NDERRIMIT JETE TE BABAIT TIM(HAXHI KRASNIQI)

Shko poshtë

Shpresa Krasniqi:FJALA E RASTIT E MBREMJES PERKUJTIMORE NE NENTEVJETORIN TE NDERRIMIT JETE TE BABAIT TIM(HAXHI KRASNIQI) Empty Shpresa Krasniqi:FJALA E RASTIT E MBREMJES PERKUJTIMORE NE NENTEVJETORIN TE NDERRIMIT JETE TE BABAIT TIM(HAXHI KRASNIQI)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 28, 2011 12:04 am

Shpresa Krasniqi:FJALA E RASTIT E MBREMJES PERKUJTIMORE NE NENTEVJETORIN TE NDERRIMIT JETE TE BABAIT TIM(HAXHI KRASNIQI) 161740_100000201677068_4959484_n
Shpresa Krasniqi:FJALA E RASTIT E MBREMJES PERKUJTIMORE NE NENTEVJETORIN TE NDERRIMIT JETE TE BABAIT TIM(HAXHI KRASNIQI)

Te nderuar mysafire,miq dhe bashkpunetore te babait tim,
Te nderuar organizator te kesaj mbremjeje!


Ju pershendes te gjithve dhe ju falemnderoj per ftesen dhe organizimin e kesaj mbremjeje perkujtimore,te madherishme per NE,por edhe me te mallengjyer,te nderuar,posacerisht nga ne familjaret,e cila mbremje i kushtohet babait tim,ndjeste paste ne boten e amshuar,njeriut i cili tere jeten ia kushtoi ketij populli,ne kuptim te ndritjes se mendjes se tij me dije te cilen ai e thithi si blete punetore,nga mendjendriturit atdhetare,dhe anekend ketij vendi e dhuroi me dashurine me te flakte dhe pa fije pertese,kurse neve-familjen na brumosi me keto ideale dhe na edukoi si i ka hije nje familjeje modeste.
Une si bija e tij,nuk do te jap mendime dhe vleresime per babain tim,sepse keto u takojne te tjereve qe sonte jane te pranishem ne mesin tone.
Kam deshire qe sonte,ne kujtesen time ti shfletoj disa shkrime,qe une i mblidhja kur babi bisedonte me ne-femijet e tij:.......
Kur ia zinte zemren e tij malli i atdhedashurise,ai mbyllte librin,kredhej ne mendime dhe pas pak duke bere nje levizje te lehte andej nga dritarja e dhomes na thoshte: " Sa kenaqesi ndiej,kur ne keto libra lexoj historine e popullit tone-nje popull me plot thesare,krenari dhe pervuajtje",...dhe vazhdonte duke folur me ne..: " Nese Thimi Mitko,mblodhi gjithe ato thesare te popullit me perkushtim atdhetar dhe me nektarin e atyre thesareve ushqeu shpirtin dhe mendjen e shume rilindasve,atehere une me keto libra qe kam ne biblioteken time,do te ushqej shpirtin e te rejave dhe te rinjeve shqiptare,qe mendja e tyre te behet e ndritur.Dhe, une ne heshtje mendoja:.".babi,u dogje pa leshuar ze".
Ne,femijet e tij e degjonim me vemendje dhe ai vazhdonte:".....dhe perse thoshte Migjeni:- pak drite,pak drite o shok o vella....,sepse kjo drite per NE, shqiptaret, eshte nder libra,ne biblioteka,andaj ate duhet dhene mendjes per ta pare rrugen e jetes qe do ta bejme;per t'i pare miqte dhe armiqte tane.Me libra ruhet thesari me i madh i kombit-gjuha.Fjalet e para te gjuhes mesohen nga nena,por ajo vazhdon te mesohet nga libri dhe mesuesit e saj.
Gjuha shqipe nuk eshte ne rruge e trotuare,ajo eshte vetem ne libra; eshte ne letersine gojore dhe te shkruar".
Ne degjonim dhe babi na recitonte vjersha te bukura per gjuhen shqipe.I pelqente shume te na recitonte vjershen e bukur: Gjuha jone
Pa shihni c'gjuhe e mire
Sa shije ka e hije
C'e bukur dhe e lire
Si gjuhe perendie.
Ai thoshte:" Per ne shqiptaret te gjitha rruget duhet ta na cojne ne libra dhe qe andej te na shpiejne ne horizonte te reja fitimtare."
Babi lexonte shume,komentonte,vleresonte dhe shume pyeste.Kishte deshire te fliste per fucine edukative,artistike,vleren formuese dhe ate politike te librit.
Kishte shume personazhe te librave te cilet thoshte se i kishte takuar ne jeten e perditshme.Ai neveritej kur degjonte per tradhetira dhe vellavrasje.Na thoshte shpesh,e sidomos kur mbushej zemerim:-perse shqiptaret,kur per cdo mengjes kendohet hymni i flamurit,nuk e kuptojne mesazhin e vargjeve te ketij hymni lavderor:Rreth flamurit te perbashkuar?
Dhe per t'ia kthyer zemres se tij qetesine ai fillonte te shfletonte librin,ngase gezohej shume kur lexonte nje liber me shume.
E donte shume humorin,te qeshurat e njerezve,kurse perbuzte perqeshjen.
Ne familje ishte nje urtak dhe shume i aferte me ne.Dhe une,sot,sa here qe marr ne duar ndonje liber per ta lexuar me duket se ne ato faqe libri me del im ate e me thote"
- Mos pandehni se kam vdekur,
Jam i gjalle,jam ne jete,
Jam ne faqe librash
Me shkronja shqipe dhe plot shprese
Per te ardhmen shqiptare qe kurre s'do te vdese..!
Dhe sonte me duket se babi ka ardhur dhe qendron mes nesh,eshte me mua,eshte me ju,eshte ne kete shkrim qe sapo lexova.
Ju falemnderit dhe ju pergezoj per ngrohjen shpirterore dhe mallengjyese qe me dhuruat.

26.02.2011 Shpresa Krasniqi-Doda
Shpresa Krasniqi:FJALA E RASTIT E MBREMJES PERKUJTIMORE NE NENTEVJETORIN TE NDERRIMIT JETE TE BABAIT TIM(HAXHI KRASNIQI) 183428_204374196245968_100000201677068_919813_5316718_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi