Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlerësim për mësuesin e pupullit z. Abdi Begu-Haxhiu

Shko poshtë

Vlerësim për mësuesin e pupullit z. Abdi Begu-Haxhiu Empty Vlerësim për mësuesin e pupullit z. Abdi Begu-Haxhiu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 19, 2009 12:36 am

Vlerësim për mësuesin e pupullit z. Abdi Begu-Haxhiu




Komente pas botimit të shkrimit kushtuar mësuesit z. Abdi Begu-Haxhiu : http://tribunashqiptare.com/news/133/ARTICLE/1963/2009-03-07.html


[url=http://agim.poeticforum.com/]Vlerësim për mësuesin e pupullit z. Abdi Begu-Haxhiu Egriu_abdi-187x300

Z. Ibrahim Egriu dhe z. Abdi Begu-Haxhiu

Tony
[/url] on 10 March, 2009 02:09:44




se pari gezuar diten e mesimdhenesve dhe te gjith nenave dhe motrave gezuar festen e 8 marsit.kam pas nderin qe zoteri IBRAIM EGRIUN ta kem kujdestar klase.nje njeri i mrekullueshem. Si ai poashtu edhe femijet e tij LULI dhe SAZANI.me gjith se nuk kam qene nxenes i shkelqyer po skam qen edhe shum i dobet por aman arsimtar IMIN e kom pas idol. ma terhiqte veshin ne te ralle po aman allall ja kimi bo.rofsh sa malet pac gezime e shendet bashke me familjen.me respekt nje ish nxenesi i juaj.

autori on 10 March, 2009 06:59:35



Te nderuar!
E kemi thene dhe me pare, sikurse shumica e pedagogëve të Normales së Elbasanit dhe tek z. Abdiu vihej në dukje rigoroziteti. Ai, kërkonte nga nxënësit që t’i përmbahen rendit shkollor:-Të jenë të disiplinuar, të mësojnë sa më shumë e t’i kryejnë rregullisht detyrat. Poqe se ndojnë nxënës s’u përmbahej këtyre rregullave, sipas teorise se filozofit gjerman Herbart-ndeshkohej! Dhe neve, na i ka pase hequr veshet per te miren tone ndonjehere, por e vleresojme angazhimin e tij patriotik dhe tiparet e tia me te larta njerezore. Ja se pse:
I takon Plejadës së Parë të pedagogëve dibranë të Shkollës Normale të Elbasanit, që ishin dhe pionierët e parë të arsimit në trevat e okupuara iliriane. Ajo plejadë përbëhej nga: -Esat Mezelxhiu, Medat Cami, Abdi Begu -Haxhiu, Irfan Oruçi, Fetah Ajdini, Isan Baholli, Zenjel Shemsiu, Skënder e Faton Daci, Irfan Tomini, Remzi Pustina, Abdi Golja, Sherif Lleshi, Ramadan Horvati, Abas Xhafa, Iqmet Kasapi, Xhavit Kaba, Sefedin Koleci dhe të tjerë, emrat e të cilëve s’më kujtohen dhe, për çdo lëshim kërkojme ndjesë.
Tërë këta pedagogë,të përgatitur e të brumosur me die nga hallaNormalja e Elbasanit, ishin shtylla e arsimit gjatë e pas Luftës Dytbotror dhe, secili prej tyre meriton hapsirë te veçantë e vend të posaçëm për kontributin e dhënë gjatë katër dekadave. Ata, qenë të parët që përhapën dijën, arsimin, kulturën dhe kryen përpjekje maksimale për zhdukjen e analfabetizmit në trojet shqiptare.
Intelektualët tanë më shquar, ja se si e vlerësojnë veprimtarinë e tyre:
Mësuesit e parë të Shkollës Normale të Elbasanit ishin profetë e ambasadorë të kombit tonë.Ndërsa, Sami Frashëri ynë i madh thoshte: Të mbjellim sot që të korrin nesër fëmijët tanë. Ata, mbollën dhe dhë në frut duke nxjerrë në dritë gjenerata të tëra, kurse sot, ne, dhe pas ardhësit tanë do të jemi mirënjohës për ate që pa lodhur mbollën.
Të flasësh apo të shkruajsh për Plejadën e Parë të arsimit në trevën e Dibrës, lypset shkruar faqe të tëra, por për shkak të të dhënave të pamjaftueshme,kornizat kornizat e këtij shkrimi s’na mundësojnë të shkruaj më gjërësisht për secilin pedagog veçmas, por shpresojmë se, intelektualët dhe gazetarët dibranë, do të ofrojnë të dhëna më të hollësishme.
LIRIA-MBI TE GJITHA
Punonim së bashku në Shkollën”Skënderbeu”, që më vonë sllavo - maqedonët e pagëzuan”Bashkim -vëllazërim”-Dibër. Në vitin 1939 kreu Normalen në Elba san dhe, në po të njëtin vit mori pjesë aktive në demonstatat që u organizuan kundër fashizmit italian.
Ai, dyzetë vjet rrjesht si pionier i arsimit, gjeneratat e tëra i mësoi se çdo abetare fillon me mësimet e të shtrenjtës liri. Çdo kaptinë libri ka kurorë lirinë. Asgjë s’është më e shtretë për shqiptarin që nuk duron thundrën e huaj, që s’do të dëgjon urdhrin e huaj dhe që e do vendin e vet aq sa edhe dritën e syrit.
Shpesh herë edhe gjatë kohës së Rankoviqit kur qe i përcje llur në çdo hap, na i mësonte poezitë:-”Tradhtari” të Hil Mosit, ”Gjuha shqipe” të At Gjergj Fishtës,”Kthimi i Skënderbeut në Krujë” të N. Frashërit etj. Siç rëfente ai, pas çdo poezie patriotike të zhvilluar në klasë, thirrej në polici dhe kërcnohej edhe me likuidim fizik. Sa herë na i kujtonte fjalët e Luigj Gurakuqit, i cili porosiste: -Njeriu s’ka ne nevojë vetëm për bukë, sepse diç të tillë mund të gjejë edhe nën thundrën e të huajve, por më së shumti ka nevojë për të siguruar gjellën e shpirtit-lirinë”.
Tek z.Abdiu dominonin:-ndjenja e atdhedashurisë, e fisnikrisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë dhe qëndrushmërisë, e rigorozitetit dhe e parimitetit. E deshte atdheun më shumë se çdo kush. Një duf, valë e përvëlim ia kaplonte shpirtin nga malli e nostalgjia që ndjente për Shqipërinë dhe, kishte dëshirë të flakët ta sheh për të fundit herë e të takohet me të afërmit e vet, të cilët s’i kish pa katër dekada. Por mjerisht, porsa iu lëshua viza, lëngoi i sëmurë rëndë në shtrat dhe, ëndra e tij s’iu realizua.

E deshte po aq edhe Kosovën me të gjitha trojet e okupuara së bashku dhe
thoshte:”Pa Kosovë e pa Çamëri, s’mund të ketë Shqipëri”-Në ngjarjet revolucio nare të 81 -shit, të tria vajzat dhe djali i tij i vetëm, Besniku, merrnin pjesë pa da në protestat e përgjakshme gjithëpopullore. Edhe pse shpesh herë, agjentët e siguri sigurimit, vinin në shkollë dhe e kritikonin ashpër z. Abdiun para qindra arsimtarë, atij s’i bëhej vonë, ndjehej krenar dhe kurrë s’iu tremb syri.Në të dalur nga mbledhja thonte:-Edhe sikur i vetmi djalë imi të flijohet në alltarin e lirisë-për Kosovën martire, nuk më dhimset ! Sepse, siç thonte Naimi ynëi madh:”Djalin që tradhton atdheun s’e do as nëna e vet ”
-Atdheu do sakrifica. Pa gjak s’fitohet liria. Shqiptari e zbulon forcën e vet në dhëmbje. Më mirë të thyesh se sa të përulesh”.
Ndjenja e fisnikrisë: -Karakteri i njeriut njihet vetëm atëherë kur bëhet epror. Vëlezërit Qemal dhe Nexhat Agolli e emruan z. Abdiun drejtorin e parë të shkollës”Liria” në Shkup. Në atë kohë dr. Petro Janura me të kthyer nga Rumania, ngarkohet të punojë me nxënësit e klasës së tretë. Ai, me respekt të veçantë na rëfente të dyve, z. Emin Pustinës dhe mua për sjelljen fisnike të tij dhe thonte:Abdi Haxhiu ishte drejtori dhe njeriu më fisnik që takova në vitet e pas luftës.
Ndjenja e besnikrisë:
Shpesh herë na këshillonte:-Besnik bëhuni, por kurrë mos u besoni armiqëve e tradhtarëve. Ai i urrente pa kufi spiujt e tradhtarët. Të gjithë i besonin z.Abdiut, por tepër vështirë ka qenë të fitohet besimi tek ai. Pas shumë provave, fitonte bindjen dhe bëhej i afërt dhe i pandashëm.
Ndjenja e sinqeritetit, vendosmërisë dhe e qëndrushmërisë:
Vendosmëria dhe qëndrueshmëria zënin hapsirë të veçantë në karakterin e tij stoik e të pathyeshëm. Në vendimet dhe gjykimet ish i prerë e i paluhatshëm. Edhe pse shtatë muaj vuajti nga në sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme në lukth, ai kurrë s’ofshami, thuaj se s’kishte dhëmbje. Ish tepër i disciplinuar, s’pinte cigare as alkohol. S’i takonte asnjë partie dhe pa rezervë e përkrahte unitetin kombëtar. Ai,s’i vlerësonte bashkëkombasit e vet në bazë partiake, rajonale apo fetare, por vetëm se në saj të kontributit dhe atdhedashurisë.
Sikurse shumica e pedagogëve të Normales së Elbasanit dhe tek z. Abdiu vihej në dukje rigoroziteti. Ai, kërkonte nga nxënësit që t’i përmbahen rendit shkollor:-Të jenë të diciplinuar, të mësojnë sa më shumë e t’i kryejnë rregullisht detyrat shtëpiake. Poqe se ndojnë nxënës s’u përmbahej këtyre rregullave-ndëshkohej.
Parimor e i përpikët:-”Njeriu pa parime dhe pa vullnet i ngjet një anijeje pa timon e busull; që e ndërron drejtimin sa herë që ndryshon era”, thoshte ai. Ishte dhe tepër i përpikët.Kërkonte prej z. Dalip Bellçishta, prej meje e prej miqëve të tjerë, të jemi të sakët, të përpikët dhe të paraqitemi në kohën e caktuar në takim, pa u vonuar asnjë minut.
Më kujtohet fare mirë shtatori i vitit ’83, dita kur nga shovinistët maqedon u vendos që ditarët dhe administrata plotësohen në gjuhën maqedone. Në shkollë mbretëronte një atmosferë e ngjeshur me urrejtje e huti. Në ato çaste, arsimtari 64 vjeçar theksoi:Dyzetë vjet rrjesht skam shkruar në gjuhën maqedone dhe as që dij të flas. Vallë, kush do të m’i shënojë orët në ditar?!- Nga dhëmbja që ndjente disa pika loti i rreshqiten zvare nepër fëtyrë. Mandej, duke hipur së bashku shkallëve përpjetë, shiqimi na u ndal në vendin ku qëndronte fotografia e heroit tonë kombëtar -Skënderbeu dhe më tha: -Ja se ç’bëjnë shovinistët e shfrenuar monist, i hoqën edhe fotografitë e fëtyrave më të ndritura të historisë e të pavarësisë sonë kombëtare. Në vendin ku qëndronte fotografia e legjendarit Skënderbe, vërehej ajo e priftit bullgar-Rajko Zhinzihov. Pas pese min. erdh nje nxenes e me tregoi se z. Abdiu kish marre infarkt. Vetetimthi, shkova ne klase e c-me pa:-Z. Abdiu i alivinosur dhe shkuma i rridhnin nga goja. Prane tij gjindej arsimtarja e vizatimit, bija arsimtarit te cmuar e te ndjere, z. Refik Qatipi, e cila me gjakftohtesi arriti t’ia nxjerr gjuhen jashte e t’ia shpetoje jeten z. Abdiut. I lumte znj. Suzana Qatipi.
Një aksion i tillë nga sistemi monist i shovinistëve maqedonomëdhenj,i hapi
një plagë të pashërueshme ish arsimtarit të ndjerë, z. Abdiut dhe, porsa doli në pension, nga një sëmundje e rëndë në lukth, ndërroi jetë.
Ne, të gjithë nxënësit e tij, e përkujtojmë me respekt e krenari këtë pishtar të arsimit, këtë patriot të dëshmuar, i cili për ne qe shembull i virtyteve të larta patriotike e njerëzore.
Njerëzit si Abdi Begu-Haxhiu, janë të pavdekshëm.
Lavdi veprës së tij !
Autori


Dibran on 10 March, 2009 12:46:09





Ej Embicillbush mejr ta ka bo si te ka ra , se askush nuk te bie kot … ke bo dicka pasi paske provuar shuplakata e tij.
Gezuar diten e 7-Marsit.Abdi Begu-Haxhiu jeni pishtar i vertete i dijes.Dibra ka nevoje per njerez si ju.
Gjithmone ne kujtimin tone si nje profesor por mbi te gjitha qytetar i nderuar dhe shume i respektuar.


Shuip Marku on 10 March, 2009 06:38:59



Pershendetje,
Une kam ngrene shuplake prej mesuesit zotni Abdi Axhiu, dhe nuk e haroj kurre ate shuplake, ndoshta ajo me ka bere qe mesuesin ta mbaj mend gjith jetes.
Do te mbetet mesuesi me i respektuar i jetes sime, se bashku me mesuesen e pare Mukades Haxhialilin, e pastaj mesueset Rizvan Kolecin, Emin Pustinen, profesorin me te dashur te nxenesve z. Imin, etj. Kane qene nje gjenerate e arte, dhe do te mbeten gjithmon ne historine e arsimit dibrane si margaritare.
Me kujtohet, shume mire, ne klase te peste, dhe me rigoroz ishte me nxenesit me te forte ne matematike, me thonte TI NUK GUXON TE GABOSH, dhe po ta shkruaja numrin e para vijes thyesore e haje shuplaken qafes, akoma kur shkruaj ndonje numer thyesor se pari e shkruaj vijen thyesore Smile, me vone gjate studimeve e kuptoja se kishte pase shume te drejte.
Zoti me siguri per punen dhe perkushtimin e vet e ka shperblyer me rehati ne parajse, Lavdi te perjetshme per keta Mesues!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi