Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alma Papamihali

2 posters

Shko poshtë

Alma Papamihali Empty Alma Papamihali

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 27, 2008 1:05 am

Alma Papamihali U1_alm10

Alma Papamihali u lind në qershor të vitit 1974 në Tiranë.Aty kreu gjimnazin Ismail Qemajli më pas studjoi Gjuhë dhe letërsi.E rritur në një familje artdashëse mori nxitje dhe përkrahje.Bota letrare veqanarisht poezia ia rrëmbeu shpirtin nga fëmijëria.Almaka lexuar shumë libra nga fëmijëria,ajo kishte edhe shkrimtarët dhe poetët e vet të preferuar si:Migjenin,Naimin;Mjedën,Poradecin, Kadarenë,Agollin,Spahiun,Bardhyl London etj…..
Nga letërsia e huaj Alma preferonte:Pushkinin,Heinrich Heine,Pablo Neruda etj…….
Alma në vitet shkollore ,ka bashkëpunuar me gazetat dhe revistat e qytetit,si:”RINIA”;”INTERVISTA”;”PASQYRA”etj…
Aktualisht znj.Alma jeton me familje në Gjermani,mallin e shuan për Atdheun me një hallkë të fortë lidhje,kjo është poezia.Alma këtë vit ka botuar përmbledhjen poetike me 100 poezi-”NËN TINGUJT E NATËS” ,poezi mjaft me vlerë mes të cilave pasqyron mallin,dashurinë dhe nostalgjinë. Shkrimet në vijim do të na njohin me rrugëtimin e saj poetik.

Nga jam...
Nga je o i huaj, që botës vjen vërdallë,
I vdekur me frymë, ballit shkruar mallë,
I vrenjtur fytyrës, me shpirt buzëndritur,
Pa ngrënë ndër vite, lirisë uritur,
Me krahët shqiponjë, me këmbë gjakosur,
Nga je o i huaj, pas malesh marrosur...

Gjer mbrëmjeve vonë, të hekurtat duar,
Zbutur mbi fëmijën, ditës i vetmuar,
Zgjuar natës akull, gjumi pa e zënë,
Nga je o i huaj, cilin vend ke nënë...

Jam nga atje larg, nga det i kulluar,
Ku burimet s´shterin, muzika rri zgjuar,
Ku s´kamja s´gjen vend, sofrën ta pushtojë
Ku miku s´lajmëron, por vjen kur të dojë,
Ku zemrat janë hapur dhe dyert çelsa s´kanë
Nga Kosova bijë dhe Shqipëria nanë!

Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës"

Nga Pal Sokoli
Përmbledhja poetike "Nën tingujt e natës" e Alma Papamihalit me 100 poezi na vjen si një mozaik i çmuar në botën tonë letrare,në të cilat thotë vet poetja, pasqyrohet mall, nostalgji dhe dashuri. Poezitë e saj vërtet pasqyrojnë diç të tillë por edhe janë të realizuara mirë më formë, rrjedhshmëri dhe qe kanë metaforikë dhe mesazh brenda. Përmbledhjen poetike e shpalon në formë parathënie me fjalën e njërit ndër poetet e saj të preferuar Xhevahir Spahiut,rreth poezisë, rreth gjuhës shqipe, me preferencë qe ajo të flitet e rrjedhshme,dhe ashtu e pastër dhe burimore të përcillet të fëmijët tanë.
Përmbledhja poetike "Nën tingujt e natës" e Alma Papamihalit hapët me poezinë "Dashuri e përjetshme" e cila ndjeshëm shprehë dashurinë ndaj Shqipërisë, dashuri e cila shndërrohet në mall. Ajo dashuri nuk vdesë, nuk harrohet, nuk vyshkët, nuk shteron, dhe nuk plaket kurrë. Dashuria ndaj natyrës qe ajo e do dhe i mungon shum e shtyn të bëhet poete,të ushqehet më gjuhen e vet,sepse fëmijët nuk mund të mbesin viktimë e natës. Të "Nëna" krijuesja lidhët tërësisht më moralin e Nënës, dashuria dhe përvujtëria e saj me lumturinë më të madhe ndër duar. Sikur për të gjithë poetet e mërgimit,edhe për Alma Papamihalin jeta në mërgim është Dimër edhe pse ndryshe e kishte imagjinuar, në mërgim çdo stinë qenka dimër, edhe pse Alma ka në shpirt edhe stinën e pestë qe e mban ngrohtë gjithnjë,ajo është stina e dashurisë. Vetminë në mërgim pa të dashurit, në një lagje të panjohur, ku nuk ke me kënd e cakërron gotën, e përcjellin malli, meditimet, shtohen thinjat qe ushqehen me këso meditimesh,siç të poezia"Thinjat": "Dikur fëmijë mendoja/ thinjat qenë për ata/ në moshë të thyer/ por sot i dua thinjat/ mendimi i çdo dite / m´i ka ushqyer. Dhimbja dhe solidarizimi i saj më të vuajturit të poezia "Kuajt" shpreh një diferencim shoqëror qe vështir i shpëton pa vërejtur syrit krijues." Tirana ime" dhe "Në Tiranë"janë poezi qe i kushtohen qytetit të saj të lindjes, ashtu siç është, aty ku ka shum zhurmë, ku ka smog, pluhur dhe trotuaret kah kalojnë gocat e pispillosura, pellgjet me uji qe rënkojnë njësoj si poetja, dhe se është plagë e këtij qyteti njësoj si Alma, qytet qe me së miri e njeh: M´u lagën këmbët / në pellgun me ujë / qe rënkoi si unë ... Por edhe qyteti i Korçës është qyteti nga ka sythet e ëma dhe është po aq i dashur për poeten. Pastaj Kosovës i kushton gjithashtu vëmendje te veçantë,te poezia apeluese "Indiferentizëm që vret",i drejtohet botës që nuk sheh, as nuk dëgjon, apo nuk dëshiron të dëgjoj apo flet:"Ah botë e vjetër / që sheh,dëgjon,por s´flet / indiferentizmi yt i sotëm / sa e sa zemra i vret". Poetja komunikon me realitetin, me natyrën nuk i lëshohet rastësisë, nuk pret qe ti bie nga hëna diçka, apo ti vijë në paketë diçka e dhuruar, e nuk i dihet paketa të tilla mund të sjellin edhe halle ose surpriza qe nuk gëzojnë. Krijuesit duhen të jenë këmbëngulës si bleta apo tekanjoz si fëmijët, kundrejt rrethit i cili nuk është gjithmonë i mëshirshëm, por herë-herë edhe si lule e heshtur qe numëron ditët qe kalojnë e qe "Nen tingujt e natës" dhe të muzikës përpiqet qe jetën ta kaloj të dyfishtë:"Dita stafetën i dha natës / prisja diçka të tillë/ kur muzgu zë të bjerë/ frymëzimi merr zanafillë. Heshtje dhe përsëri muzikë / mbrëmjeve dëgjoj një serenatë / nëse di dhe natën ta jetosh / jeta është dyfish e gjatë. Të poezia Nen Tingujt e natës. Shprehja e saj alegorike për poetet dhe poezinë,qe të paret dashurojnë e nuk e shijojnë kurrë, por qe nuk vdesin kurrë, sepse ata rilindin aq sa lexohen, ndërsa frymëzimi vjen i papritur e shpesh i gjënë poetet të pa përgatitur. Lirika e Almës për dashurinë është gjithashtu një temë sublime qe i kushton disa poezi. Jeta është plot kundërthënie e qe dashuria duhet ta mbisundojë, të dhurohet dhe të pranohet. Aty ku rrah pulsi i dashurisë asgjë nuk plasaritët as thyhet në jetë. Rolet ndahen nga rastësia por vuajtjet i përjetojnë ata qe nuk e kanë rolin kryesor. Dashuria i ka të gjitha të mirat, përkëdheljet, ëndrrat, jetën ,besimin, vetëm atëherë kur është reciproke, e barabartë: Përkulu / në do të me puthesh / s´jam aq e gjatë /sa ti / Zgjatu / në do të me duash / kacavjerrjen e urrej / në dashuri. Të poezia "Barasvlerë". Me poezinë "Reflektime" Alma Papamihali e përmbyllë këtë përmbledhje poetike pothuaj se me apel qe të merren përgjegjësi për ta lëvizur jetën përpara, dhe të korrigjohen gabimet e së kaluarës sepse na ulërinë zemra nga çalimet,nga fantazmat e maskat. "Shqiptar i përgjumur në krevat i gozhduar / mos prit më nga bota, lëviz për të ndryshuar. Alma lufton determinizmin në jetë, në art dhe e ruan origjinalitetin e vet krijues nganjëherë edhe me fanatizëm feminist, edhe pse shihet se Alma edhe pse në mërgim përcjell me dashuri letërsinë shqiptare, por edhe atë gjermane. Njeri nder poetet tjerë të preferuar të Alma Papamihalit është edhe poeti gjerman Heinrich Heine në një libër të tij "Ausgewählte Kostbarkeiten" kur flet për Artin dhe fjalën thotë"Ashtu siç ishte i pathyeshëm dhe i fortë Anteusi i madh kur qëndronte me këmbët e tij mbi sipërfaqen e nënës Tokë,dhe forcën e vet e humbi atëherë kur Herkulesi e peshoj lartë, ashtu është edhe poeti i fortë dhe i qëndrueshëm për aç sa nuk shkëputet nga baza e realitetit,dhe do të bëhet i pa vetëdijesuar derisa shpirtërisht qëndron në ajrin e kaltër". Pra poezia është pasqyrë e jetës. E tërë poezia e Almës është e tillë,shpalosë momente reale e pa ngarkuar me simbolikë të tepruar dhe mbi rrafshin real edhe pse nga njëherë rrafsh i dhimbshëm. Poezia e saj me varg të rimuar përafërsisht tetërrokëshe është e rrjedhshme me metaforë e alegori të sinkronizuar shum mirë me semantik apo porosi të qartë dhe të e lexueshme mëton realizim të mirë të fjalës s e shkruar poetike për çka i urojmë nga zemra suksese dhe t´i ketë lexuesit e saj.


Alma Papamihali


Alma Papamihali U1_alma-papamihali
Alma Papamihali
Alma Papamihali U1_AlmaPapamihali-ibri
Alma Papamihali ka lindur ne Qershor te vitit 1974, ne Tirane. Arti i te shkruarit ne pergjithesi dhe poezia ne vecanti, ka qene nje talent i spikatur tek ajo qe ne moshe te vogel. Prezantohet per te paren here perpara lexuesit shqiptar, me nje permbledhje me 100 poezi lirike, nen titullin "Nen tingujt e nates", ne te cilin spikatin poezi me nje tematike te larmishme dhe ndjeshmeri filozofike, ku nder te tjera dallojne tema e dashurise, nostalgjise, mallit per vendlindjen etj.
EMIGRANTI
Diku veç në tavolinën
Me mbulesë të bardhë shtruar,
Birrë të huaj ke përpara
Dhe një pamje të menduar.

Diku veç në tavolinën
Në një qoshe të lokalit,
Shokun tënd se ke përballë
Pi vetmuar ti prej hallit.

Diku veç në tavolinën
Në një lagje të panjohur,
Gjithçka është akull e ftohtë
Vetëm birra është e ngrohur.

Diku veç në tavolinën,
Që të bën ty shoqëri
Gotën s´di ku t´a trokasësh,
Tavolina s´është njeri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alma Papamihali Empty Re: Alma Papamihali

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 29, 2008 3:20 am

Alma Papamihali


‘’28 Nentor" i dhe ngjyrë Atdheut



Afron ditë e madhe, ëndërr shqipëtare,

Nuk sheh kund në botë, shqiponjë dykrenare,

Askund s´mund të gjesh, flamur qëndisur gjak,

Ndaj nuk zbehet ngjyra, ndizet bëhet flakë.



Afron ditë e madhe, bij të Skënderbeut,

"28 Nëntor", i dhe ngjyrë Atdheut,

Ngjyrose një komb, kuq e zi valëvitur,

Në ballkon të Vlorës, pavarsia zbritur.



Afron ditë e madhe, shqiptarizmi zgjuar,

Më shumë se ngahera, ndihemi bashkuar,

Kishim qindra vite kështu pa u ndjerë,

Si shtëpi e madhe, me të njejtën derë.



Afron ditë e madhe, fluturo shqiponjë,

Mbi malet shqiptare, mbi Kosovën tonë,

Krahët shtrive qiellit, u ndjeve çliruar,

Të pavdekshëm jemi, veç kështu bashkuar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alma Papamihali Empty Re: Alma Papamihali

Mesazh nga shaban cakolli Thu Dec 18, 2008 11:17 pm

MORALI

Mbeta një njeri
i moralshëm në jetë,
përderisa s´jetova,
ashtu siç desha vetë…
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alma Papamihali Empty Re: Alma Papamihali

Mesazh nga shaban cakolli Thu Dec 18, 2008 11:18 pm

ALMA PAPAMIHALI
KOHA IME
Së fundi kuptova,
që s´është e thënë
të dashurosh sytë,
apo buzëqeshjen…

Ka dhe të tillë
njerëz në botë,
që dashurojnë kohën,
më shumë se prekjen.
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alma Papamihali Empty Re: Alma Papamihali

Mesazh nga shaban cakolli Thu Dec 18, 2008 11:18 pm

ALMA PAPAMIHALI

NËNË

Çdo të thotë nënë vallë?
Të duash me zemër jo me fjalë.

Çdo të thotë nënë të jesh?
Në mbrëmje e fundit të biesh të flesh.

Çdo të thotë nënë të quhesh?
Asnjë lodhjeje mos i druhesh.

Çdo të thotë nënë të thërrasin?

Lumturinë e botës ndërduar të zgjasin.
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alma Papamihali Empty Re: Alma Papamihali

Mesazh nga shaban cakolli Thu Dec 18, 2008 11:19 pm

ALMA PAPAMIHALI
MEGJITHATË…JETOJMË

Një natë pa gjumë,
lind një ditë të vdekur…
megjithatë jetojmë
dhe ditën pa e prekur…
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alma Papamihali Empty Re: Alma Papamihali

Mesazh nga shaban cakolli Thu Dec 18, 2008 11:20 pm

ALMA PAPAMIHALI

VLERA E KOHËS

Qameti bëhet në sekondë,
thonë…
të presish minutin,
është tepër vonë…
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alma Papamihali Empty Re: Alma Papamihali

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 3:15 am


Alma Papamihali U1_AlmaPapamihali
Alma Papamihali
Alma Papamihali ne gjuhen rumune (Nga antologjia Celesi i shpirtit qe gjendet ne shtyp)




Nga Baki Ymeri



Alma Papamihali (Albania/Germania)



Poetă, publicistă, pedagog şi moderator a revistei www.zemrashqiptare.net. Sa născut în iunie 1974 la Tirana. După terminarea liceului a studiat Limba şi literatura albaneză. Sa crescut în sânul unei familii iubitoare de artă, care i-a dat impuls şi sprijin. Lumea literară, şi îndeosebi poezia, i-a răpit sufletul încă din copilărie. A citit multe cărţi, îndeosebi pe scriitorii şi poeţii cei mai preferaţi: Migjeni, Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Lasgush Poradeci, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo etc. Din literatura străină preferă pe Puşkin, Heinrich Heine, Pablo Neruda etc. În perioada şcolarizării a colaborat cu ziarele şi revistele precum Rinia, Intervista, Pasqyra etc. Actualmente trăieşte cu familia sa în Germania, unde îşi potoleşte dorul de patrie prin cultivarea sentimentelor spirituale în domeniul poeziei. A publicat un volum antologic cu o sută de poeme (Sub sunetele nopţii), precum şi un spectru de poezii cu valori deosebite, în sânul cărora (se) oglindeşte dorul, iubirea şi nostalgia. În septembrie 2007, s-a creat o şcoală albaneză la Aschaffenberg din Germania, pe nume de Iliria, unde lucrează ca învăţătoare. Este membru activ al Uniunii Scriitorilor şi Artiştilor Albanezi din Germania.



Alma Papamihali (Shqipëri/Gjermani)



Poete, publiciste, pedagoge dhe moderatore e revistës www.zemrashqiptare.net. U lind në qershor të vitit 1974 në Tiranë. Aty kreu gjimnazin Ismail Qemali më pas studjoi Gjuhë dhe letërsi. U rrit në gjirin e një familjeje artdashëse ku mori nxitje dhe përkrahje. Bota letrare, veçanërisht poezia, ia rrëmbeu shpirtin që në fëmijëri. Ka lexuar shumë libra qysh në moshë të njomë duke patur për model shkrimtarët dhe poetët e vet të preferuar: Migjenin, Naimin, Mjedën, Poradecin, Kadarenë, Agollin, Spahiun, Bardhyl London etj. Nga letërsia e huaj preferonte Pushkinin, Heinrich Heinen, Pablo Nerudën etj. Gjatë viteve shkollore ka bashkëpunuar me gazetat dhe revistat e qytetit, si Rinia, Intervista, Pasqyra etj. Aktualisht jeton me familje në Gjermani, ku mallin e shuan për Atdheun me një hallkë të fortë të lidhjes sentimentale, siç është poezia. Ka botuar përmbledhjen poetike me 100 poezi Nën tingujt e natës, si dhe një spektër poezishë me vlera të veçanta, në gjirin e të cilave pasqyron mallin, dashurinë dhe nostalgjinë. Në shtator 2007, në Aschaffenburg të Gjermanisë, ka krijuar shkollën shqipe Iliria, në gjirin e së cilës vepron si mësuese. Është anëtare akitive e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani.



TIMPUL MEU

Pănă la urmă am aflat
Că nu trebuie neapărat
Să iubeşti ochii
Sau surâsul
Mai sunt şi altfel
De oameni în lume
Care iubesc timpul
Mai mult decât atingerea


KOHA IME



Së fundi kuptova,

që s´është e thënë

të dashurosh sytë,

apo buzëqeshjen...



Ka dhe të tillë

njerëz në botë,

që dashurojnë kohën,

më shumë se prekjen...





VALOAREA TIMPULUI


Cataclismul apare într-o secundă
Se spune...
Să aştepţi minutul
Este prea târziu



VLERA E KOHËS



Qameti bëhet në sekondë,

thonë…

të presish minutin,

është tepër vonë…




TOTUŞI…TRĂIM

O noapte fără somn
Naşte o zi moartă
Totuşi trăim
Şi ziua neatinsă




vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alma Papamihali Empty Re: Alma Papamihali

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 3:17 am

MEGJITHATË…JETOJMË



Një natë pa gjumë,

lind një ditë të vdekur…

megjithatë jetojmë

dhe ditën pa e prekur…





POEŢII

Poeţii, ah, poeţii
Ce fel de oameni sunt
Oare
Se nasc
Indrăgostiţi
Si mor burlaci




POETËT



Poetët, ah, poetët,

ç´njerëz qenkan,

vallë?



Lindin,

të dashuruar,

dhe vdesin beqarë.





SUFLET NOU

Pe fiecare perete din cameră
A atârnat o oglindă
Ca să se vadă pe sine în orice zi
Doar ca să te recunoşti
N-au valoare oglinzile
Ce nu pătrund în suflet




SHPIRT I RI



Çdo mur i dhomës,

ka varur një pasqyrë,

ku veten sheh çdo ditë....



Por të rinojhesh,

nuk vlejnë pasqyrat,

që s´depërtojnë në shpirt...



MORAL

Am rămas un om
Cinstit în viaţă
Deşi n-am trăit
Aşa cum am vrut




MORALI



Mbeta një njeri

i moralshëm në jetë,

përderisa s´jetova,

ashtu siç desha vetë…


DACĂ N-AI ADORMIT

Peste lacul de seară
Sălciile văzură în oglindă
Cum s-a trezit luna
Dacă încă n-ai adormit
Adu luna înauntru
Şi pe mine împreună cu ea






NËSE S´KE FJETUR



Mbi liqenin e mbrëmjes,

shelgjet panë në pasqyrë

si hëna u zgjua...



Nëse ende s´ke fjetur,

fute hënën brenda,

bashkë me të dhe mua....



NGA JAM
(De unde sunt)



Nga je o i huaj, që botës vjen vërdallë,
I vdekur me frymë, ballit shkruar mallë,
I vrenjtur fytyrës, me shpirt buzëndritur,
Pa ngrënë ndër vite, lirisë uritur,
Me krahët shqiponjë, me këmbë gjakosur,
Nga je o i huaj, pas malesh marrosur...

Gjer mbrëmjeve vonë, të hekurtat duar,
Zbutur mbi fëmijën, ditës i vetmuar,
Zgjuar natës akull, gjumi pa e zënë,
Nga je o i huaj, cilin vend ke nënë...

Jam nga atje larg, nga det i kulluar,
Ku burimet s´shterin, muzika rri zgjuar,
Ku s´kamja s´gjen vend, sofrën ta pushtojë
Ku miku s´lajmëron, por vjen kur të dojë,
Ku zemrat janë hapur dhe dyert çelsa s´kanë
Nga Kosova bijë dhe Shqipëria nanë!



28 NËNTORI DHE NGJYRË E ATDHEUT

(28 Noiembrie şi culoarea Patriei)



Afron ditë e madhe, ëndërr shqipëtare,

Nuk sheh kund në botë, shqiponjë dykrenare,

Askund s´mund të gjesh, flamur qëndisur gjak,

Ndaj nuk zbehet ngjyra, ndizet bëhet flakë.



Afron ditë e madhe, bij të Skënderbeut,

"28 Nëntor", i dhe ngjyrë Atdheut,

Ngjyrose një komb, kuq e zi valëvitur,

Në ballkon të Vlorës, pavarsia zbritur.



Afron ditë e madhe, shqiptarizmi zgjuar,

Më shumë se ngahera, ndihemi bashkuar,

Kishim qindra vite kështu pa u ndjerë,

Si shtëpi e madhe, me të njejtën derë.



Afron ditë e madhe, fluturo shqiponjë,

Mbi malet shqiptare, mbi Kosovën tonë,

Krahët shtrive qiellit, u ndjeve çliruar,

Të pavdekshëm jemi, veç kështu bashkuar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alma Papamihali Empty Re: Alma Papamihali

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi