Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. Monsinjor Zef Oroshi (1)

Shko poshtë

Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. Monsinjor Zef Oroshi (1) Empty Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. Monsinjor Zef Oroshi (1)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 1:34 am

Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. Monsinjor Zef Oroshi (1)

Beqir Sina, BOTA SOT
JETA E MONSINJOR ZEF OROSHIT NË NJË LIBËR
Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. Monsinjor Zef Oroshi (1) Sh_b


Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. Monsinjor Zef Oroshi (1) MMM%20Sina
U promovua libri i autorit Tomë Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi - Një jetë e shkrirë për fe e atdhe"
-------------------------------------------------------------------------
Në Nju Jork Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës" përkujtoi themeluesin e kishës së parë katolike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dr. Monsinjor Zef Oroshin. Me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij u mbajt edhe mesha për shpirtin e Mons. Zef Oroshit. Në atë meshë morën pjesë rreth 1500 vetë. Për të marrë pjesë në këtë ceremoni erdhi edhe meshtari dhe famullitari Dom Anton Kçira i Kishës Katolike Shqiptare "Shën Pali" në Detroit - Miçigan.
Për të përkujtuar veprën e këtij kolosi u zhvillua një aktivitet në Qendrën "Nëna Terezë" pranë Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës dhe një aktivitet ku u fol për jetën dhe vëprën e Mons. Zef Oroshit, me referues kryesor Tonin Mirakaj, i cili mabjti kumtesën me titull "Jeta dhe veprimtaria e Mons. Zef Oroshit në komunitetin shqiptaro-amerikan".
Aktiviteti vazhdoi më pas i shoqëruar me promovimin e librit me titull : "Monsinjor Zef Oroshi - Një jetë e shkrirë për fe e atdhe" e publicistit, kritikut letrar, shkrimtarit të pesë librave, autorit Tomë Mrijaj, sekretar i përgjithshëm i "Lidhjes së Tretë të Prizrenit".
Promovimin e këtij libri e përshëndeti famullitari i Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", Dom Pjetër Popaj dhe kryetari i Këshillit të Kishës, Mark Shkreli, kryeredaktori i revistës periodike "Jeta Katolike" si dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Mons. Zef Oroshit dhe njëherit edhe ish- Kryetar i Këshillit të Kishës aktivisti veteran z. Tonin Mirakaj dhe këngëtari Vesel Marku.
MT/ Me këtë libër mjaft të pasur bibliografik çdo njeri mund të njihet me detaje të paditura dhe të padëgjuara ndonjëherë
Ceremonia e promovimit të librit "Monsinjor Zef Oroshi - Një jetë e shkrirë për fe e atdhe" është një jetëshkrim unikal, një libër voluminoz me 400 faqe i shkrimtarit Tomë Mrijaj, u zhvillua me pjesëmarrjen e më shumë se 500 vetave. Ajo u mbajt në Biblotekën e Qendrës Kulturore "Nëna Terezë" të Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës". Në këtë promovim morën pjesë liderë të komunitetit, studentë, personalitete të njohura nga trojet etnike shqiptare që jetojnë në SHBA. Dhe kjo nuk është aspak diçka e rastësishme. Si për pjesëmarrjen kaq massive, por edhe për vendin e vyer ku u zhvillua aktiviteti.
Kjo gjë duket edhe në mesazhet që libri i T. Mrijajt përcjell tek lexuesi i tij, i mbushur i tëri me jetëshkrimet, letërkëmbimet me të gjithë komunitetin shqiptar që bëri Mnos. Zef Oroshi me njerëzit pa dallim feje dhe krahine. Kjo e ka bërë klerikun, të cilit ai ia kushton këtë jetëshkrim, të nderohet dhe respektohet nga të gjithë, si dje kur ishte gjallë dhe sot në këtë tubim përkujtimor, 20 vjet pas vdekjes.
Pikërisht në këtë kishë, kur Monsinjor Zef Oroshi ishte ende gjallë, e pati themeluar kishën e parë katolike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Treguesi bibliografik, autori librit, T. Mrijaj, ka përfshirë në vetvete dorëshkrimet e shënimet e mbledhuara në gjithë jetën e Mons. Zef Oroshit, që nuk janë botuar më parë në kohë të ndryshme, qoftë në libra të veçantë ose në shtypin periodik, si dhe letërsinë shqipe dhe atë shqipfolëse e të huaj kushtuar jetës dhe krijimtarisë së Mons. Zef Oroshit.
Tani me këtë libër mjaft të pasur bibliografik çdo njeri që e lexon mund të njihet deri në detaje të paditura dhe të padëgjuara ndonjëherë. Në një kohë tjetër ndoshta vetë z Tomë Mrijaj ose ndonjë shkrimtar tjetër mund të shkruajë edhe libër tjetër bibliografik, që të pasurohet edhe më shumë me veprat e panjohura deri më tani të dr. Monsinjor Zef Oroshin.
"Të nderuar meshtarë, zonja e zotëri! - tha në fillim të kësaj ceremonie kryetari i Këshillit të Kishës, z Mark Shkreli, kryeredaktori i revistës periodike "Jeta Katolike". Sot u bënë 20 vjet që kur ndërroi jetë meshtari i nderuar, themeluesi i kishës së parë katolike shqiptare në kontinentin e Amerikës dhe famullitari shumëvjeçar i saj, Monsinjor Zef Oroshi," tha ai duke falënderuar famullitarin e sotëm, të përndershmin Dom Pjetër Popaj, bashkëpuntorët e tij Don Nikolin Pergjinin dhe Don Viktor Dedajn, si dhe Këshillin e Kishës “Zoja e Shkodrës” për organizimin e këtij tubimi, me të cilin jo vetëm që kanë nderuar monsinjorin, por edhe vetveten me këtë gjest bujar dhe human" .
Duke folur në këtë ceremoni T. Mirakaj tha: "Dëshmohet me prova se rreth 70 për qind të shtypit në fjalë, themeluesi i revisitës "Jeta e Re", shkrimtari dhe përkthyesi Mons. Zef Oroshi, e përgatiste dhe e redaktonte vetë. Teksa e rikujtonte Mons. Zef Oroshin, bashkëpunëtori i tij i ngushtë dhe njëherit edhe ish- Kryetari i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", aktivisti veteran Tonin Mirakaj, kujtoi se “Monsinjori e merrte me vete makinën e shtypit, korrigjonte dhe redaktonte me shumë kujdes shkrimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve të revistës”. Kjo vinte nga fakti se Oroshi librat i kishte pasion dhe se Urdhrat Katolikë në qytetin e lashtë të Shkodrës e kishin për traditë shtypin e lirë, demokratik për të gjithë mendimtarët përparimtarë shqiptarë dhe të huaj të kohës."
Studuesi Azem Gjidija në kumtesën e tij "Një vepër që meriton të lexohet" (Fakte dhe dokumente në jetëshkrimin real: “Monsinjor dr. Zef Oroshi – Një Jetë e Shkrirë për Fe e Atdhe”, të studiuesit e publicistit shqiptaro - amerikan Tomë Mrijaj), u tha të pranishmëve : "Vepra e mirëseardhur e Tomë Mrijajt nuk e ka vendin për të zbukuruar vitrinat e librave në shtëpi, por ajo duhet lexuar nga dashamirët e fjalës së shkruar pa dallim feje e krahine."
MT/ Parandjenjën e Monsinjor Zef Oroshit Zoti e bëri realitet
Me këtë rast nuk mund të lë pa përmendur edhe këtë titull të kujtimeve shkruar në veprës voluminoze të Tomë Mrijajt: “Ikja e ardhja e një engjëlli”, thotë Gjidija, përmbajtja e të cilit më përket mua personalisht, me rastin e ndarjes në mënyrë tragjike nga jeta të djalit tonë, i cili pësoi një aksident komunikacioni kah fundi i shtatorit të vitit 1981. Ishte një dhembje e madhe për ne, dhembje të cilën e ndau me ne mbarë komuniteti shqiptar i New York – ut me rrethina. Autori e përshkruan këtë rast tragjik me nota të dhembshme dhe me frymë realiste.
Këtu ai tregoi se me rastin e vizitave në Shtëpinë Mortore (Funeral Home), në mesin e të cilëve ishin edhe Imam Isa Hoxha dhe Monsinjor dr. Zef Oroshi, i cili në mesin e të pranishmeve, në mes tjerash tha: “Kjo ka qenë vullnesa e Zotit, por e ndjej thellë në zemrën time, se Zoti do të gëzojë së shpejti me një djalë!”
Parandjenjën e Monsinjor Zef Oroshit Zoti e bëri realitet dhe me datën 30 janar 1982 lindi djali ynë i dytë (Fatmiri), sot në moshën 26 – vjeçare i diplomuar në Pace University në Manhattan NY.
Me përulje dhe respekt nderoj pjesëmarrjen e bashkëvendasve tanë pa dallim feje e krahine në Shtëpinë Mortore, të cilët ndanë dhembjen e madhe me neve. E sa i përket emrave të dy klerikëve të lartpërmendur: njëri mysliman e tjetri katolik, Zoti t’ua ketë siguruar vendin e merituar në amshim në bazë të punës me nder e dinjitet që bënë ndaj Tij.
A.Gjidija përfundoi fjalën e tij duke thënë: “Mbetëm me shpresë se ndoshta edhe dikush tjetër do ta vazhdojë punën që fatmirësisht e ka filluar studiuesi Tomë Mrijaj, apo edhe ai vetë me një vepër tjetër, në të cilën do të përfshiheshin, përveç personaliteteve shqiptare me përgatitje akademike shkollore, edhe ata që fati i jetës nuk ua bëri të mundur të dëgjohet zëri i tyre, pa të cilët historia e hidhur e mërgatës shqiptare është një kapitull i pashkruar dhe kësisoj historia jonë gjithëkombëtare mbetet e mangët”. (Vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. Monsinjor Zef Oroshi (1) Empty Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. monsinjor Zef Oroshi (2)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 1:38 am

Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. monsinjor Zef Oroshi (2)

Beqir Sina, BOTA SOT
Figurë madhore e një apostulli të fesë e të kombit
Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. Monsinjor Zef Oroshi (1) Sh_b

Në New York u përkujtua themeluesi i kishës katolike shqiptare në SHBA, dr. Monsinjor Zef Oroshi (1) MMM%20Sina%20mrijaj
Pamje nga promovimi i librit kushtuar mons. dr. Zef Oroshi


"Nxënësi i fundit i Kolegjes Saveriane" titullohej kumtesa e Klajd Kapinovës, me nëntitullin: Presim si zogla verës ndonjë shkrim Tuajin…” Jetëshkrimi i Monsinjorit, theksoi Kapinova, është i shkrirë në mënyrë organike dhe në harmoni të plotë me bashkëpunëtorët e tij (një pjesë e mirë të të cilëve ende jetojnë dhe dëshmojnë sot) dhe që me kujdesin e një hulumtuesi të vëmendshëm T.Mrijaj, na e ka dhënë të gjallë klerikun dhe bashkëatdhetarin tonë.
Vepra e re hapet me një parathënie sinjifikative, vijoi ai, hartuar me kulturë nga studiuesi i mjedologjisë dr. Mentor Quku. Nuk është rastësi që autori Mrijaj, ka cekur ai, ka si lexues dhe kritik të parë të monografisë pikërisht studiuesin e apasionuar pas figurës poliedrike të klerikut katolik, rilindasit produktiv, shkrimtarit, atdhetarit të flaktë shumë të mirënjohurin Don Ndre Mjeda.
Për Kapinovën studiuesit bashkëkohorë, Quku dhe Mrijaj, kanë të përbashktën, se plotësojnë dhe begatojnë shumë mirë figurat Mjeda – Oroshi, që njëherit ishin bashkëkohës. I pari ishte profesor i letërsisë në Kolegjin Saverian (Kolegji Papnor Shqiptar) në Shkodër, duke i dhënë mësim nxënësit shembullor të zgjuar Zef Oroshi, i cili më vonë do të bëhet Monsinjor; ndërsa i dyti, Oroshi, ishte një nxënës shumë i dashur i dishepullit të tij – Profesor Don Ndre Mjedës.
K. Kapinova nënvizoi se jetëshkrimi në fjalë ka 395 faqe, të mbështetura tërësisht në dokumente arkivore, jetësore dhe foto, shumica e të cilave ekspozohen për herë të parë. Midis shumë të tjerave, dëshmi historike origjinale është fotoja ku një grup klerikësh katolikë shqiptarë, që gjendeshin në Kolegjin “De Propaganda Fide” në Romë, në vitin 1940 takohen me poetin kombëtar At Gjergj Fishta.
Kështu hulumtuesi, përmendi në kumtesë Kapinova, na ka dhënë don Zefin një njeri me shpirtë e zemër të madhe shqiptari, përmes historive të vendlindjes së tij në Orosh të Mirditës, më vonë në Kosovë, Itali dhe deri sa ai mbërriti në Tokën e Bekuar të Amerikës, që bëhet atdheu i tij i dytë.
Ndërsa u shpërnda edhe recensioni me titull "Konsiderata rreth vëllimit shkruar nga miku personal i monsinjor Zef Oroshit, analisti Tomë Mrijaj", shkruar nga shkrimtari e publicisti i njohur Mërgim Korça. "Figura madhore e një apostulli të fesë e të kombit", Refleksione rreth monografisë: “Monsinjor dr. Zef Oroshi - Një jetë e shkrirë për fe dhe atdhe” të autorit Tomë Mrijaj, shkruar nga Mikel Gojani, gazetar i të përditshmes kombëtare “Bota Sot” në Kosovë, Zvicër, Gjermani dhe SHBA.
"Shumë jetëshkrime në një" është shkrimi i gazetarit në radion "Zëri i Amerikës" në Washington D.C., për librin e Tom Mrijajt. Gjithashtu refleksione leximi me titull "Heroida dokumentare për Zef Oroshin" (Tomë Mrijaj: “Monsinjor dr. Zef Oroshi, një jetë e shkrirë për fe e atdhe – jetëshkrim”, New York, 2008) , ka paraqitur edhe studiesi Profesor Prend Buzhala, refleksion të cilin ai e ka mbajtur në Simpoziumin VII “E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike” në Ferizaj të Kosovës në korrik 2008 . "Homazh për Monsinjor Dr. Zef Oroshin", thekson në një recension tjetër z. Bep Kuqani, duke sugjeruar se edhe kështu mund të titullohej libri i ri i Tomë Mrijajt kushtuar dr. Zef Oroshit, me rastin e përvjetorit XX të ndrrimit të jetës.
Kështu e kish titulluar fjalën e tij autori i librit të promovuar, Tomë Mrijaj: "Sot, pikërisht më 15 mars 1989, u nda nga grigja e tij udhëheqësi ynë shpirtëror Mons. dr. Zef Oroshi, i cili vendosi gurthemelin e parë të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Park Avenue, Bronx, New York" tha ai.
Jemi të gjithë të bashkuar për të përkujtuar 20-vjetorin e jetës, veprës dhe kalimit në amshim të udhëheqësit tonë shpirtëror Mons. Dr. Zef Oroshi, që ishte një meshtar i përkushtuar tërësisht trinomit: Fe – atdhe – përparim, ka vijuar Mrijaj.
Me këtë përkujtim respekti ne nderojmë veten dhe u japim shembull të mirë gjeneratave të reja që të vijojnë të përkujtojnë kontributin dhe sakrificat e shpeshta që kanë bërë personalitetet e ndritura të diasporës dhe në veçanti këtu në Amerikë, duke qenë gjithnjë në shërbim të komunitetit dhe çështjes shqiptare me forma dhe rrugë të ndryshme gjatë gjithë jetës së tyre.
I tillë ishte edhe Monsinjor dr. Zef Oroshi, jetën e të cilit me modesti u mundova ta përmbledh në një libër jetëshkrimor që sot e keni në duar. Libri që sot ju keni në dorë dhe për të cilin punova 20 vjet, ka në esencë kujtimet e paharruara me Monsinjor Oroshin, që i shkriva në brendësi të tij. Ato janë një pjesë shumë e vogël referimesh të mia, por me dokumente arkivore origjinale dhe literaturë shumë të pasur që në të ardhmen hulumtuesit e rinj kanë mundësi të shkruajnë shumë libra të tjerë kushtuar këtij vizionari dhe misionari të palodhur të komunitetit tonë në Amerikë.
Në fund s’më mbetet gjë tjetër, vetëm të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më ndihmuan në realizimin e këtij libri, që sot është bërë pjesë e bibliotekave në shtëpitë tuaja këtu, në Kosovë, në Shqipëri dhe shumë shtete të Europës.
Farefisi dhe të afërmit e klerikut tonë janë krenarë dhe sot me kam thënë që t’u përshëndes të gjithëve për respektin që treguat sërisht ndaj Mons. Oroshit, duke e përkujtuar dhe ndezur një qiri mbi jetën dhe veprën e tij dje dhe sot, ka përfunduar autori i librit "Monsinjor Zef Oroshi - Një jetë e shkrirë për fe e atdhe", Tomë Mrijaj. (Fund)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi