Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën Empty Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 07, 2011 2:46 am



Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën U1_HasanHajdari
Z.Hasan Hajdari-kryetar i shoqates per kulture dhe integrim Rinia nga Singeni
Portret, Hasan Hajdari...Shoqata për kulturë dhe integrim " Rinia " në qytetin Singen, shembull se si duhet të punohet për çështjen kombëtare.
JO NËNË, KURR NUK DO TË JU HARROJ , JUVE DHE KOSOVEN
Shkroi: Ramiz Dërmaku
Fotografitë nga Xhevat Muqaku
Nga autori i këtij shkrimi Ramiz Dërmaku si dhe bashkëbiseduesi dhe aktivisti z. Hasan Hajdari, doli propozimi që dëshmorit të kombit dhe gjeniut të artit luftarak, Komandantit (Coli ) të Brigadës 121 të UÇK-ës, z. AGIM ÇELAJ , t'i ngritet një lapidarë.
Të jetosh në mërgim, e të mos shkruash për jetën, hallet, sfidat, sakrificat, problemet, mallin, por edhe për sukseset dhe kontributin e mërgimtarëve tanë ndaj çështjes kombëtare e Atdheut, do të bëshë një gabim të madhë. Në anën tjetër, do të gjindesh në një pozitë të vështirë emocionale e shpirtërore, sepse shtrohet pyetja .., ku do t'ia fillosh ?, çka do të shkruash ? , me cilin do të bisedosh, kur dihet se pjesa dërmuese e mërgimtarëve tanë, nuk kursyen asgjë për të ndihmuar materialisht, internacionalizimin dhe çlirimin e Kosovës. Të shkruaah për jetën e rëndë të mërgimtarëve, vështirësitë, me plotë mallë e nastalogji ndaj familjes e Atdheut.
Këta rreshta që po i shkruaj, në këto momente të vështira nga mërgimi, më së miri do t'i kuptojnë, vetëm ata që e provuan apo jetuan në mërgim.
Perëndimi, një ëndërr e shumë shqiptarëve ( sidomos e të rinjëve) duket kështu:
Gjermania, Zvicra, Austria..., etj, janë shtete me një ekonomi të zhvilluar e moderne, me një industri të kompjuterizuar, me banesa dhe kushte luksoze, rrugë të asfaltuara, vende të shumta pune, me kushte të mira për argëtimin e të rinjëve, me një rini të lazdruar, me vetura të majme, ku një pjesë e madhe e tyre, me xhepat plot (euro), vizitojnë lokale të shumta nate, etj, etj, këto tregojnë qartë për kushtet ne të cilat rritën dhe jetojnë rinia e këtij Perëndimi.
Por, në mesin e tërë asaj që shënuan më lartë, në këto shtete jetojnë e veprojnë shumë mërgimtarë tanë, të ndjekur nga vendlindja e tyre, nga dhuna, presioni, burgosjet, dhe gjendja e vështirë materiale e politike që ushtronte regjimi kriminel serb ndaj popullit shqiptar. Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe asaj politike, shumë shqiptarë u detyruan të emigrojnë në shtetet e shtrigës Europë e më gjërë.
Gjatë viteve të 70-dhjeta deri 74-ta, nga Kosova (por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi) u larguan (sipas një marëveshje të shtetit -Jugosllav dhe Gjermanisë) një numër i madhë i shqiptarëve, për ta siguruar kafshatën e gojës për familjet e tyre. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe bashkëbiseduesi ynë z. Hasan Hajdari, nga fshati Jezercë, komuna Ferizaj.
Xha Hasani, rrjedh prej një familje të mesme fshatare, e djegur për lirinë dhe çështjen kombëtare. Posa ai e kupëtoi qëllimin e bisedës sonë, ndali bisedën .., mori frymë thellë e ofshau .., e nga rrudhat e tij në fytyrë, i rridhnin djersët.
I nderuari xha. Hasan, na tregoni se çka ju shtyri të largoheni nga Kosova, dhe si i përjetuat ato momente të ndarjes nga gjiri familjar ?
Po, shoku gazetarë. Mua, të marrë rrugën e gyrbetit, më shtyri skamja dhe varfërija. Në moshën 19 vjeçare, (në kohën kur brisk nuk i kisha ra fytyrës), me lotë në sy jam ndarë nga familja, fshati dhe Kosova. Më kujtohet si sot, para se të përshëndetësha me familjen, nëna ime nuk qiti pikë loti..., por kur unë i thashë: Nënë.., mu dridhën buzët e njoma, dhe më humbi zëri.
Ajo s'mundi të përmbahet dhe ia filloi vajit. E përlotur, mori forcë dhe më tha: biri im, paq shëndetin, rrugë të mbarë, mos na harro...
U ktheva nga ajo përsëri, e mora në grykë, e shtrëngova gjatë, shumë gjatë, dhe me sy të përlotur i thashë: jo nënë, kurrë nuk do të ju harroi JUVE (prindërit, familjen) dhe KOSOVËN.
Posa arrita në Gjermani, pikërisht në qytetin Konstancë, me seriozitetin më të madhë iu përkushtova punës, sepse e dija gjndjen materiale të familjes sime. Ne në Kosovë kishim të kryer nga një Kurs të muratorit dhe posedonim diploma, por realiteti ishte se ne nuk e njihnim punën e cila na ishte besuar- pra punën e muratorit. Në fillim, ne nuk e njihnim gjuhën gjermane.
Ne për ta realizuar obligimin dhe premtimin që u kishim dhënë familjeve, dhe për ta kryer obligimin moral e kombëtarë ndaj Atëdheut, kurrë nuk u ndamë nga puna dhe ndihmat që kërkonte Atëdheu-Kosova. Ne u bëmë Rob, ose thënë shkurt skllav pune. Gjatë tërë javës ne punonim me përkushtim dhe seriozitet të madhë, ndërsa dy ditët e fundit të javës i kalonim njëri pranë tjetërit duke shkëmbyer mendime e shuar mallin ndaj atdheut.
Ardhja e disa intlektualëve në Diasporë, ndikoi që ne të organizohemi dhe të bashkohemi, rrethë njëri tjetërit. Ata intelektual, i vunë bazat e një organizimi të mirëfilltë kombëtarë. Në mesin e tyre do të ceku vëllezërit: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Emil Kastrioti-Emin Fazlia, dhe shumë të tjerë në Gjermani, ndërsa në Zvicër, Kadri Zeka, etj.
Këta atdhetarë të denjë të çështjes kombëtare, ngadal por të sigurtë, ndikuan përmes; kontakteve me të huajt, shkrimeve, protestave e demostratave, i tundën qendrat e qyteteve më të mëdha : Bonnit, Frankfurtit, Shtuttgartit, Mynhenit, etj dhe arritën ta vetëdijësojnë e unisojnë mërgatën tonë, dhe të internacionalizojnë çështjen e Kosovës. Unë isha jo vetëm i një mendje dhe shpirti të tyre, por edhe shërbëtor i veprimtarisë për atëdheun.
Në vitet e 90 -eta, kur intelektualët shqiptarë, filloi t'i largoi nga puna, regjimi serbo-sllavo komunist, ata për t'i shpëtuar dhunës, rrahjeve, burgosjeve dhe dënimeve drakonike, u detyruan të largohen nga Kosova. Por, me vete kishin marë zjarrin dhe dashurinë ndaj atdheut.Ishte, zjarri që nuk të lente të qetë, të shtynte që me seriozitet t'i përkushtoheshim çështjes së Kosovës. Të tillë ishin Dëshmorët e kombit, i tillë ishte edhe strategu i artit luftarak, heroi i kombit AGIM ÇELAJ. Unë si autor i këtyre rreshtave kërkoi, që atdhetarit dhe dëshmorit të kombit z. AGIM ÇELAJ, ti ngritet një lapidarë diku në qytetet e Kosovës, pse jo edhe në Pejë, sikur edhe Sali ÇEKU, Agim RAMADANI, e shumë të tjerë.
Ju deri më tani, kurrë nuk jeni ndarë nga aktivitetetë kombëtare, kulturore, arsimore, sportive, etj, ku e gjeni këtë forcë .., këtë energji ?
Po, që nga çlirimi i Kosovës, unë me të gjitha forcat e mia morale, fizike, kohore dhe materiale ju kamë përkushtuar aktiviteteve kombëtare. Katër vite me radhë, isha kryetar i Klubit "Kosova" në Singen, ndërsa tani jam kryetarë i Shoqatës për kulturë dhe integrim " Rinia " po ashtu me seli në Singen. Të ju themë të drejtën, kur mendoi se sa shumë të rinjë flijuan edhe jetën për çlirimin e Kosovës, e sa të tjerë mbetën me plagë dhe të pa aftë për jetë, sikur gjejë, forcë dhe energji që të bëjë diçka për Atëdheun. Të flasë për rezultatet dhe sukseset e Klubit Kulturor "Kosova", nga Singeni, në kohën kur unë isha kryetar, na duhet kohë e gjatë, mirëpo unë do i ceku vetëm disa prej tyre. Në festivalet e Diasporës, të mbajtura në Berlin të Gjermanisë, ku merrnin pjesë shumë shoqata kulturore artistike shqiptare nga shumë shtete Europiane, grupi i vallëzimit "Kosova" nga Singeni, i drejtuar nga koreografi z. Rrustem Selca, fitoi njëher vendin e parë, dhe njëher tjetër vendin e dytë. Pastaj, në Festivalin e Kaqanikut, përfaqësuam Diasporën, ishim ndër më të mirët. Lokalet e klubit- shoqatës, ishin të mbushura me kupa, diploma, mirënjohje, falenderimee, nga institucione të ndryshme gjermane dhe subjekte shqiptare.
Edhe shoqata për kulturë dhe integrim " Rinia ", është mjaft e suksesëshme duke ju falënderuar, punës në vazhdimësi dhe së bashku të kryesisë, antarësisë, grupeve të vallëzimit dhe atij futbollistik, të përcjellura në çdo hap nga familjet tona. Kryesinë e kësaj shoqate e përbëjnë prindërit, të rejat, të rinjët si dhe koreografi i grupit të vallëzimit.
Aktualisht kjo shoqatë numëron 40 anëtar të rregullt, të cilët flasin me një zë.
Disa prej aktiviteteve:
- pjesëmarrja në festivalin kombëtar " Sofra Dardane" në qytetin Bajram Curri,
- organizimi i Kongresit të 8- të, te gruas intelektuale mbarë kombëtare
- organizimi i mbramjes së bamirësisë për Shkodren,
- prezantimet në festat e qyteteve, festat kombëtare, dasma shqiptare,
- takimi me shkrimtarin e madh z. Ismail Kadare,
- pjesmarrja në turnire të futbollit, të organizuara nga shoqatat shqiptarë dhe gjermane,
- prezantimi i kuzhines kosovare në Sofren e Singenit,
- bashkpunimi i suksesëshem me përfaqësuesit e Konsullatës së Kosovës në Stuttgart,
- bashkpunimi me shoqatat si motra te bashkatedhetareve tane ne Gjermani dhe Zvicer ,etj.
Në manifestimet, kremtet, përvjetoret, promovime librash, pastaj në shumë manifestime gjermane, dmth; me mjaftë sukses e kemi prezentuarë kulturën, traditën dhe veshjen tonë.
I nderuari xha. Hasan, kujt do t'i falenderoheshe për këto sukësese ?
Po më vie shumë vështirë të cekë emërat, ( mirëpo me siguri se për shkakë të hapësirës dhe numrit të madhë të atyre që në mënyra të ndryshme e kanë ndihmuar shoqatën) do i cekë disa nga ta: së pari zotërinjët; Marash Gojani- nënkryetarë, Xhevat dhe Jakup Muqaku, Gani Ymeri, Nezir Sadikaj, Sebahat Salihu, Veli Kabashi, Rrustem Selca- korograf- mjeshtër i baletit , fëmijët, prindërit e fëmijëve , rrobaqepësin Besim Lokaj, dhe shumë e shumë të tjerë.
Me disa të dhëna për z. Hasan Hajdari dhe fotografi që flasin për disa prej aktiviteteve të shoqatës për kulturë dhe integrim Rinia nga Singeni,e cila me emrin e ri funksionon që nga muaji tetorë i vitit 2008, për të cilat shkruajtëm më lart, kontribuoi edhe z. Xhevat Muqaku.
"Me më të pjekurit në ballë, z. Hasan Hajdari-kryetar shoqata " Rinia " e kishte që në fillim rrugën e trasuar. Ishte dhe mbeti Fanar, mirë i njohurë për veprimtarinë kombëtare. Krenohemi me rrënjet dhe brumin tonë shqiptar, nuk e duam anonimitetin. Për një kohë të shkurtër, kjo shoqatë ka bërë shumë, por ne së bashku mendojmë, sikur se edhe më të pjekurit tanë ,baca Hasan dha baca Marash; se ky është vetëm fillimi, pasi që në të ardhmen na pret aktivitet edhe më i ngjeshur, dëshirojmë që nipat dhe mbesat tona të frymojnë, vallëzojnë dhe këndojnë shqip. Duke e zhvilluar kulturën tonë, prezantojmë vetvehten, vendlindjen, jemi afer trojeve kombëtare me Rininë dhe familjet tona"
Po kush ua hjekë shpenzimet e rrugës, apo të ushqimit, etj etj.. ?
Xha Hasanit për pak çaste sikur i buzëqeshë fytyra dhe shto;i..., po kush tjetër posë anëtarësisë së shoqatës dhe vullentarëve të shumtë.
Në fund,ne i themi me plotë gojën dhe fjalën, të lumtë ty o burrë ,( të lumtë o plaku i maleve, o Hasan Hajdari, jetë të gjatë e të lumturë Ty), dhe të gjithë atyre që në forma të ndryshme e ndihmojnë pjekjen dhe kultivimin e kulturës kombëtare, sikurse shoqata për kulturë dhe integrim " Rinia" nga Singeni.

Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën U1_XhevatMuqaku-MarashGojani
Xhevat Muqaku dhe Marash Gojani
Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën U1_IMG_0328

Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën U1_GrupiRinia
Grupi i vallezimit Rinia- dhe koreografi i tyre, z. Rrustem Selca

Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën U1_Delegatet
Delegatet e kongresit te 8 te gruas intelektuale mbarekombetare ne Singen, 12.2009

Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën U1_Mbramje
Mbramje bamiresie per Shkodren, 2010

Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën U1_RiniaVjollceBuqaj
Rinia, z. Vjollce Buqaj dhe prinderit

Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën U1_Sigmaringen
Sigmaringen 08.12.2010. 11, Mbremje per Kosoven

Ramiz Dërmaku: Jo nënë, kurrë nuk do të ju harrroj, juve dhe Kosovën U1_EdonaSadikaj
Znj. Edona Sadikaj(Rinia), i dhuron lule z. Ismail Kadare ne Stuttgart

28 Shkurt, Weingarten- Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi