Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:SHKOLLA IME, MËSUES, URIME DHE GËZUAR 7 MARSI, DITA JUAJ!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:SHKOLLA IME, MËSUES, URIME DHE GËZUAR 7 MARSI, DITA JUAJ! Empty Mentor Thaqi:SHKOLLA IME, MËSUES, URIME DHE GËZUAR 7 MARSI, DITA JUAJ!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2011 5:47 am

Mentor Thaqi:SHKOLLA IME, MËSUES, URIME DHE GËZUAR 7 MARSI, DITA JUAJ! 174356_100000582437455_6602030_n
Mentor Thaqi:SHKOLLA IME, MËSUES, URIME DHE GËZUAR 7 MARSI, DITA JUAJ!

Alim e Dhaskal, me të njëjtin kuptim e qëllim,
Mësues, me një fjalë, një Urim e Përgëzim!
Nga Korça, Manastiri, Zymi, Janjeva, Shkodra, Elbasani,...
vet Todhri, Çiriazi, Tahsini, Gjeçovi, apo Kristo-Negovani?!


Eh, disa u vranë, u zhdukën, u varën, a ku vanë?!
Për Shkronjat e rënda plumb, gjithmonë në thumb,
e ne trashëgim na e lanë, atë që sot e ruajm,
që shpirtin peshë mbanë, sublime, me të s´luajm!


Po po, kjo gjuhë e bukur, e shenjtë, e lashtë e stërlashtë,
aq e kompletuar që e shkapërderdhur, me gjak e bëmë bashk!
E shkelur, e ndaluar, e përbuzur, e burgosur nga injorancë
e fçinjëve bukëshkalë, që i bëmë e ngritëm, na vuan ndërskamcë!


Qoftë Janjeva, Voskopoja, Shkodra, a cilido qoftë,
që për kohën, dhanë Shkolla Shqipe, Qytetërim, Kultur,
por, Korça jonë, më vonë, hë Zoti e bekoftë,
hapi Shkollë të Re Shqipe, me Shkronja gdhendur n´gur!


Eh, Mësuesit e mi, Ju të nderuarët, ajka e Kombit,
keni Ditën tuaj e të Shkollës, me Bekim të Zotit
dhe Shqipja ime e ligjëruar, në Shkollën time t´Re,
ka nevojë për tu restauruar e kompletuar edhe sot si dje!


Gjërsa n´jug t´jenë Gegë, në veri Toskë, në nderim ndërsjellës
dhe pa inferioritet, mani, injorancë, të dakordohemi bashk,
të plotësojmë Gjuhën me Vlerat-Pasuri dy-Dialektesh,
në Shkollën tonë Shqipe të Re, me Gjuhën tonë të Lashtë!


Le të jetë ky Misioni i Gjuhës, Shkollës, Mësimit, ...
një bashkëpunim i drejtë, unik dhe Gjithëkombëtar,
për Ditën tuaj të dashur Mësues, në cilësi të Urimit,
përveç respekt-nderimit, ju uroj suksese dhe punë të mbarë!


Mentor Thaqi VS., 07.03.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi