Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota e Yjëve

Shko poshtë

Bota e Yjëve Empty Bota e Yjëve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 21, 2009 9:36 pm


Naomi Campbell, frike nga plakja




20.03.2009
Bota e Yjëve Naomi_k
Top modelet e dikurshme sot jane me pak te kerkuara se me pare. Edhe pantera e zeze, Naomi Campbell eshte perfshire nga paniku i plakjes.

Modelja italiane Marta Cecchetti, e dashura e futbollistit Luca Toni, i ka zene vendin ne nje spot publicitar turistik per Toskanen, krahine shume e dashur per britaniken. Ne nje interviste te meparshme per GQ, Naomi ishte shprehur se do t’i pelqente ta prezantonte kete rajon ne te gjithe boten.

Por sipas disa zerave me shume se zhgenjimin qe nuk ishte ajo e perzgjedhura, Naomi po ndjen friken se vitet kalojne. “Edhe vajzat e bukura kane frike ta shohin veten para pasqytes ne mengjes. Ne disa raste kur kam realizuar spote publicitare ne Londer, me eshte dukur vetja e plakur dhe gati kam qare. Nese dikur te propozonin 100 pune ne dite dhe papritur ofertat nisin te ulen, nis e mendohesh”, tha Campbell per GQ.

Te njejten pasiguri shfaqi edhe kolegia e saj Linda Evangelista, ne nje interviste per te permuajshmen “Fashion”. “Kur shfaqet nje rrudhe ne fytyren e nje top modeleje, nuk eshte thjesht nje shenje pleqerie, por nje katastrofe e vertete”, ka thene ajo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Yjëve Empty Bellucci ka buzet me bukura ne Hollywood

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 21, 2009 9:38 pm


Bellucci ka buzet me bukura ne Hollywood



20.03.2009
Bota e Yjëve Monica3
Monica BellucciJo permes sondazheve ose votave ne internet, por nepermjet nje formule shkencore ka rezultuar se buzet me te bukura mes gjithe yjeve te kinemase boterore i ka italiania, Monica Bellucci.

Ekspertja amerikane, doktoresha Kendra Schimd, permes nje software, ka testuar buzet e yjeve kinematografike.

Programi perdor nje formule shkencore dhe i jep nje vote buzeve, duke u bazuar te permasat, format mishtore, ngjyra dhe konturet.

“Eshte software i pare ne bote qe jep te dhena biometrike duke perdorur formulat dhe analizuar buzet nepermjet karakteristikave te tyre”, u shpreh Schmid.

Sipas studimit shkencor, Bellucci ka marre 10 pike te plota.
“Buzet e saj jane te plota, te buta, dhe proporcionalisht ideale”, u shpreh Schmid.


Ne vendin e dyte eshte sensualja, Scarlett Johansson, ne vendin e trete Halle Berry, ne te katertin Beyoncé Knowles dhe vetem ne vendin e peste u rendit, pretendetja kryesore, Angelina Jolie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Yjëve Empty Roberts: Nuk dua me shume femije

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 21, 2009 9:39 pm


Roberts: Nuk dua me shume femije


14.03.2009
Bota e Yjëve Juliaroberts
Ylli i filmit “Pretty Girl”, Julia Roberts, thotë se ajo nuk ka në plan ta zgjerojë edhe më tej familjen e saj.
“Mendoj se do të përfundojmë me tre. Ne dëshirojmë t’i argëtojmë ata dhe të marrim pjesë ne jetën e secilin prej tyre”, ka thënë Roberts.

“Nuk do të dëshiroja të arrij në atë pikë kur nuk do të kem kohë ose energji për ndonjërin prej fëmijëve të mi”, ka shtuar aktorja.

Roberts, 41-vjeçare, dhe burri i saj Danny Moder, janë prindër të djalit tetë muajsh Henry, dhe binjakëve katërvjeçar Phinneus dhe Hazel.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Yjëve Empty Aniston refuzon te luaje nenen

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 21, 2009 9:40 pm


Aniston refuzon te luaje nenen


13.03.2009
Bota e Yjëve Aniston
Aktorja Jennifer Aniston, 40-vjeçare, ka refuzuar shansin për të luajtur rolin e nënës në një film të ri.
Ish-ylli i serisë “Friends”, e cila së fundi spekulohet se është ndarë nga i dashuri John Mayer (sërish), raportohet se ka qenë kundër edhe për të luajtur rolin e një gruaje të moshës së saj.

“Jenniferit i janë ofruar disa role fantastike, me disa prej regjisorëve më në zë të Hollywoodit. Por ajo nuk ka pranuar të portretizojë nënën, ose të luajë një karakter të moshës së saj, ashtu që i ka refuzuar ato”, ka bërë të ditur një burim i afërt i aktores.

“Menaxherët e Jen e kanë lutur që të marrë parasysh rolin në këto filma, por ajo nuk ka dashur as të dëgjojë”, shton burimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Yjëve Empty Michael Jackson, 10 koncerte historike ne Londer

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 21, 2009 9:41 pm


Michael Jackson, 10 koncerte historike ne Londer


06.03.2009
Bota e Yjëve Jackson
Ikona e muzikes pop Michael Jackson, ka njoftuar sot se do nise nje turne muzikor te cilin e ka quajtur "Final curtain call".
Gjate nje konference per shtyp nga Londra, Jackson ka deklaruar se gjate turneut do kendoje kenget qe pelqejne me shume fansat e tij ne mbare boten. Te gjitha koncertet e Jackson do zhvillohen ne O2 Arena te Londres ku ai do performoje 10 here para fansave te tij.

Nepermjet nje deklarate te publikuar edhe ne faqen zyrtare te kengetarit ne internet, fansave u behet thirrje te shikojne me kujdes konferencen per shtyp dhe te regjistrohen per te perfituar biletat e koncerteve. Legjenda e muzikes pop eshte shfaqur para kamerave me 90 minuta vonese, ndersa deklarata per rikthimin ne skene ka zgjatur vetem 3 minuta.

O2 Arena eshte nje nga skenat me te dashura prej kengetareve. Vitin e shkuar Led Zeppelin bene rikthimin po ne kete vend, ndersa kane njoftuar per koncerte gjate ketij viti edhe Britney Spears, Pet Shop Boys e Lionel Richie
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Yjëve Empty Re: Bota e Yjëve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi