Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çdo gjë që ka të bëj me EULX-in

Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me EULX-in Empty Çdo gjë që ka të bëj me EULX-in

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 21, 2009 11:13 pm

EULEX-i, “fotokopje” e UNMIK-ut!

Fatbardha Zeka, BOTA SOT
Kermabo rekomandon zbatimin e ligjeve të Serbisë për veriun e vendit
Çdo gjë që ka të bëj me EULX-in Sh_b


Çdo gjë që ka të bëj me EULX-in EULEX%20(Small)
Institucionet do ta zbatojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkundër deklaratës së shefit të EULEX-it, Iv de Kermabo, që në veri të Kosovës do të zbatohen ligjet e Serbi.

Jo vetëm vizita, por edhe disa deklarime të shefit të EULEX-it, Iv De Kermabo, kanë tronditur skenën politike të Kosovës. Përveç deklarimit të tij se EULEX është neutral ndaj statusit të Kosovës, Kermabo në Beograd deklaroi se “...në kërkim të zgjidhjeve pragmatike është i gatshëm të shqyrtojë të gjitha propozimet, përfshirë edhe atë që ka dëgjuar në Beograd, që në veri të Kosovës të zbatohen ligjet që zbatohen në Serbi”.
Mirëpo edhe përkundër këtij qëndrimi “skandaloz” të shefit të EULEX-it, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të zbatojë Kushtetutën e saj, duke u shprehur e bindur se vendimet për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën do t’i marrin institucionet e saj dhe askush tjetër.
“Sa i përket kushtetutshmërisë nuk ka asnjë diskutim për atë çështje, në Kosovë do të zbatohet ligji i Kosovës dhe do të respektohet kushtetuta e saj. Vendimin për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës i marrin institucionet e Kosovës dhe jo dikush tjetër, e as Kermabo”, thotë zëdhënës i Qeverisë, Memli Krasniqi.
Ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, edhe pse Kermabo, thotë se ende nuk është në dijeni për këtë çështje, duke shtuar se do të vlerësojë sikur ta dëgjonte me veshtë të saj.
“Kur ta dëgjojë vetë me vesh të mi do të vlerësoj deklaratën e z.Kermabo, mirëpo unë akoma se kam dëgjuar diku këtë deklaratë, ndoshta sepse nuk i kam përcëlluar mediat, por vetëm atëherë do të përgjigjem”, u shpreh ministrja Kelmendi.
Kosumi: Deklarata e Kermabosë, e rrezikon sovranitetin
Paralajmërimet e shefit të EULEX-it se do të shqyrtojë mundësinë e zbatimit të ligjeve të Serbisë në veri të Kosovës, ka shqetësuar edhe opozitën.
Bajram Kosumi, ish-kryeministër i Kosovës dhe anëtar i partisë opozitare AAK, thotë se deklarata e Kermabosë e rrezikon sovranitetin territorial të vendit, duke thënë se qeveria duhet të marrë vendime konkrete për këto zhvillime.
“Pjesa veriore e Kosovës është Kosovë dhe nuk mund të vlejë asnjë farë ligji i ndonjë shteti tjetër. Por nëse do të thotë që Kermabo deklaron kështu se në veri duhet të vlejnë ligje të Serbisë, atëherë ai është duke bërë një gabim të rëndë sa i përket ta ardhmes së Kosovës dhe ky qëndrim i tij është në përputhje me një tendencë që tash kohëve të fundit është dëgjuar nga diplomatët rusë dhe serbë që ajo pjesë të Kosovës është në pikëpyetje sepse nuk dihet se kujt do t’i takojë, realisht një deklaratë e tillë, e rrezikon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe Qeveria e Kosovës duhet të marrë jo vetëm reagime, por edhe veprime konkrete për ta parandaluar një rrjedhë të këtyre zhvillimeve politike”, theksoi Bajram Kosumi.
Në veri fatkeqësisht po zbatohet 6-pikëshi
Për ekspertët e fushës së sigurisë, fakti që Kermabo deklaron se në veri do të zbatohen ligjet e Serbisë, do të thotë që atje po implementohet gjashtëpikëshi i Ban Ki Moonit. Ramadan Qehaja, ekspert për çështje sigurie, thotë se përkundër asaj që lidershipi ynë deklarohet se gjashtëpikëshin nuk e njohin, apo se ky gjashtëpikësh ka vdekur, Qehaja vlerëson se ky 6-pikësh është duke u zbatuar në veri të vendit.
“Pas asaj që Iv de Kermabo, ka deklaruar, në fakt në veri të Kosovës është vërtetuar se në veri të Kosovës po zbatohet gjashtëpikëshi, pavarësisht deklarimeve të lidershipit tonë se plani 6-pikësh i Ban Ki Munit është i vdekur!. Në atë pjesë të territorit, gjashtëpikëshi ekziston, prandaj edhe këtu qëndron problemi. Mirëpo si duket ne në momentin aktual kur duhet të jemi shumë më të kujdesshëm dhe më të zëshëm, në kërkesat tona për zbatimin e kushtetutshmërisë në Republikën e Kosovës, nuk po e tregojmë këtë”, pohoi Qehaja. Ai u shpreh se deri para një viti ishte një tjetër situatë, por tani situata rrënjësisht ka ndryshuar pavarësisht që Kermabo këtë e thotë, duhet kërkuar me një këmbëngulje shumë të madhe që të zbatohet kushtetutshmëria, ngase këtë e kërkon populli.
“Prandaj po shihet që kemi një heshtje, një zmbrapsje, një pritje të lidershipit tonë se çka do të thonë ndërkombëtarët! Kjo për mua në aspektin e sigurisë, por edhe në aspektet tjera nuk është në rregull, sepse ne tash duhet vetë të marrim vendime, të kërkojmë dhe të veprojmë, sepse nëse s’i bëjmë këto atëherë si do të kemi qasje atje, prandaj unë nuk pajtohem me atë që ka thënë Kermabo, por duhet çështjet tona t’i kryejmë ashtu siç duhet dhe jo të presim vetëm se çka të na thonë të tjerët”, deklaroi Qehaja.
Deklarimet e fundit të shefit të EULEX-it po e vërtetojnë frikën e paralajmëruar të një pjese të opinionit në Kosovë se misioni evropian do të jetë vetëm një “fotokopje” e misionit të OKB-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi