Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amerika ka qenë dhe është gjithmonë anti-komuniste

Shko poshtë

Amerika ka qenë dhe është gjithmonë anti-komuniste Empty Amerika ka qenë dhe është gjithmonë anti-komuniste

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 12:54 am


Amerika ka qenë dhe është gjithmonë anti-komuniste


Amerika ka qenë dhe është gjithmonë anti-komuniste +hah_16
Bashkë kundër komunizmit


Anëtarët e Bordit Drejtues të Organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” u takuan me Dr. Lee Edwards, kryetari i “Fondacioni Memorialit të Viktimave te Komunizmit”





Në takimin e paralajmëruar e të mbajtur më 10 Mars 2011 me Dr. Lee Edwards, kryetari i “Fondacioni Memorialit te Viktimave te Komunizmit”, morën pjesë zotërinjtë Grigor Nosi, Lirim Mezini dhe Mustafa Xhepa, drejtore te Bordit Drejtues te Organizatës “Shtepia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane”.

Në fjalën e hapjes se takimit Dr. Edwards përshëndeti fillimin e punës së kësaj organizate anti-komuniste me qendër ne Washington DC, si edhe vlerësoi dhe inkurajoi aktivitetin e saj në përgjithësi e ne veçanti promovimin e librit “Fabrikimi I vdekjes” te autorit z. B. Blloshmi. Duke marre kopjen qe iu dhurua, ai premtoi se këtë rast të tmerrshëm tipik te vrasjes se një poeti të ri nga komunistët shqiptarë do t’i a beje te njohur shume anëtarëve te senatit dhe kongresit amerikan.

Dr. Edwards shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij për te ndihmuar organizatën “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” me te gjitha mundësitë që ka Fondacioni qe ai drejton, si edhe me influencën qe ai ka te drejtuesit e fondacionit “The Heritage Foundation”, një nga me të mëdhenjtë e spektrit të djathtë në Amerikë.

Me tej Dr. Edwards siguroi bashkëbiseduesit se Amerika është anti-komuniste dhe se aktiviteti i organizatës sonë është ne union të plotë me vijën politike te qeverise amerikane si e vetmja superfuqi e botës dhe fituesja e luftës së ftohtë. Zoti Edwards premtoi se me njohjet qe ai ka në administratën amerikane do të bëjë të njohur pranë asaj administrate misionin e organizatës sonë.

Nga ana e organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” foli Z. Mustafa Xhepa, i cili bëri një përshkrim te vizionit dhe misionit te organizatës, si edhe e informoi Z. Edwards me aktivitetet ne vazhdim, ku gjeti edhe mbështetjen e këtij të fundit për të qenë i përfshirë në këto aktivitete.

Me pas fjaleën e mori Z. Lirim Mezini, i cili bëri një përshkrim te shkurtër të situatës, duke u përqendruar kryesisht në mënyrën si zbatohen në Shqipëri ligjet mbi vlerësimin dhe dëmshpërblimin e të dënuarve politike, si edhe te kthimit dhe kompensimit te pronave. Edhe lidhur me këto dy çështje të mëdha Dr. Edwards shprehu interes te veçantë.

Ne mbyllje te takimit Z. Grigor Nosi falënderoi Dr. Edwards per mikpritjen dhe angazhimin e tij ne ndihme të çështjes së organizatës sonë. I gjithë takimi u zhvillua në një frymë tepër miqësore
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi