Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga mbledhja e kryesisë së zgjeruar të LDK-së, Dega në Gjermani

Shko poshtë

Nga mbledhja e kryesisë së zgjeruar të LDK-së, Dega në Gjermani Empty Nga mbledhja e kryesisë së zgjeruar të LDK-së, Dega në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 3:10 am

Nga mbledhja e kryesisë së zgjeruar të LDK-së, Dega në Gjermani LDK2-300x246
Nga mbledhja e kryesisë së zgjeruar të LDK-së, Dega në Gjermani
U caktuan prioritet e veprimit të Degës së LDK-së
Kryesia e LDK-së, Dega në Gjermani mbajti një mbledhje në përbërje të zgjëruar, në të cilën u konstituan trupat punuese, këshillat dhe komisionet e saj mandatore, si dhe u nxorr plani i punës për periudhën e ardhëshme duke shkoçitur veçanërisht detyrat për këtë vit. Në kuadër të vitit në vijim theks i veçant iu kushtua përgatitjeve për mbajtjen e Akademive përkujtimore, si: për komandantin legjendar, Sali Çekaj, që do të mbahet me 8 Maj,si dhe ajo per Ministrin e Mbrojtjes,Ahmet Krasniqin,që do të organizohet në muajin shtator.Këto dy evenimente përkujtuese për këto dy figura konstitucionale,të kombit dhe të shtetit, do të mbahen në Köln.
Manifestimi tradicional i shënimit të Ditës së Presidentit edhe këtë vit do të organizohet në Stolberg, me 24.maj,ndërkaq do të bëhen përpjekje që shënimi i ditëlindjes së Presidentit historik të Kosovës, të përshkohet me një varg aktivitetesh kulturore dhe do të përmbyllet me një Simpozium mbi jetën dhe veprën e tij.
Në mbledhje u vendos për evidentimin e anëtarësisë së LDK-së dhe përtrirjen e radhëve të saj me anëtarë të rinjë,si dhe u caktuan kriteret e pagesës së anëtarësisë dhe mënyrat e inkasimit të saj.Një kujdes i veçantë do ti kushtohet edhe shtrirjes së saj organizative dhe përfshirjes së anëtarësisë sipas përvojave të veprimit të më hershëm,duke riaktivizuar të gjitha Aktivet e LDK-së dhe duke formuar njësi të reja.Ajo mbetet e hapur dhe e gatshme për tu përballur me sfida të reja,gjithnjë në funkcion të ngritjes dhe forcimit të saj,si e vetmja parti politike shqiptare me strukturë të organizuar politike në Gjermani.
Kryesia e LDK-së,Dega në Gjermani,shprehë shqetsimin e saj edhe lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe parashikimet e kritereve të ligjit, i cili Mërgatën shqiptare e vë në pozitën e tëhuajsimit dhe përbuzjes.Ndërkaq,mu kjo pjesë specifike e kombit, që nga zanafilla e saj duke ndarë nga kafshata e vetë,ishte bërë pjesë e bukës së përditëshme të Kosovës.Në këto rrethana,ndryshimi dhe plotësimi i ligjit,apo edhe shtyrja e procesit të regjistrimit,janë kërkesa të anëtarësisë së LDK-së.
Organi më i lartë udhëheqës i kësaj Dege,gjithashtu,përkrahë vlerësimet e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa,lidhur me procesin e zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë,i cili u pershkua me dhunimin e votës së popullit,duke nxjerrë një pushtet me legjimitet të kontestuar dhe duke degraduar imazhin e Kosovës para opinionit botëror,ashtu siq ka konstatuar edhe shtypi gjerman.

Këshilli për informim i Degës së LDK-së për Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi