Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donushi Kaçurrele:Kënga e zemrës

Shko poshtë

Donushi Kaçurrele:Kënga e zemrës Empty Donushi Kaçurrele:Kënga e zemrës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 18, 2011 12:26 am

Donushi Kaçurrele:Kënga e zemrës 186917_100000078613460_2602555_n

Donushi Kaçurrele:Kënga e zemrës

Kaltërsinè e qiellit,
trupit i vesha
këmishë nate...

Etjes i fala gurgullimën e prrojeve…
zjarrminë e diellit mbolla
gjymtyrëve të ngrira,
qafore vara yjëzit e bukur.....

Vesèn e mèngjesit
vaskë për trupin tim,
kaqurrelit i lidha lulet pranverore
e gjethet e pemëve zbukuruese...

Hënës ia vodha dritën,
për hijeshi të fytyrës,
shpirtin ushqeva me zë bilbili,
këngë e zemrës sime,

Ti dhe poezija jote,
melodi e dashurisë,
drithma shpirti
tinguj të pèrjetësisë......


Doni
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi