Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli: Lufta e UÇK-së ishte e pastër

Shko poshtë

Pacolli: Lufta e UÇK-së ishte e pastër Empty Pacolli: Lufta e UÇK-së ishte e pastër

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 18, 2011 2:13 am


Pacolli: Lufta e UÇK-së ishte e pastër

Pacolli: Lufta e UÇK-së ishte e pastër Foto-pacolli49


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ndan shqetësimin e tij lidhur me arrestimet e fundit nga EULEX-i. "Ne besojmë thellë se Lufta e UÇK ka qenë luftë e pastër, çlirimtare e popullit të Kosovës kundër një agresioni të egër me synime asgjësimi dhe gjenocidi. Ajo ka qenë dhe mbetet njëra nga faqet më të ndritshme të historisë sonë.

Ne besojmë se akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve do të cilësohen si të pabazuara dhe shpejt do të provohet pafajësia e tyre, sikundër edhe shumë herë deri më tani.

Presidenti i Republikës së Kosovës, në të njëjtën kohë, beson se organet e drejtësisë në Kosovë, pa ndikime anësore, do ta kryejnë punën e tyre. Të ndërgjegjshëm se ligji është mbi të gjithë, i inkurajojmë organet e drejtësisë kosovare dhe ato të EULEX-it që sundimin e ligjit ta shtrijnë në çdo cep të Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh konsideratën për gatishmërinë e treguar nga ana e të akuzuarve për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme për të dëshmuar pafajësinë e tyre", thuhet në reagimin e zyrës së presidentit të Kosovës, Bexhet Pacolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi