Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahë Sadrija: Andon Zako Çajupi- Jeta dhe vepra (1866-1930)

Shko poshtë

Jahë Sadrija: Andon Zako Çajupi- Jeta dhe vepra (1866-1930) Empty Jahë Sadrija: Andon Zako Çajupi- Jeta dhe vepra (1866-1930)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 18, 2011 2:40 am


Jahë Sadrija: Andon Zako Çajupi- Jeta dhe vepra (1866-1930) U1_JaheSadrija
Andon Zako Çajupi- Jeta dhe vepra (1866-1930)
Çajupi dhe veprimtaria e plotë si shkrimtar për fëmijë dhe të rritur
Nga Jahë Sadrija
Letërsia shqipe shkruhet nëpër kohë dhe si e tillë studiohet në përiudha.
Çajupi i takon përiudhes së Rilindjes Kombëtare. Në këtë përiudhë shoqëria shqiptare duhej të zgjidhte disa detyra historike:
-Të shpëtonte nga zgjedha e gjatë e sundimit osman, të fitonte Pavarsinë Kombëtare dhe të hynte në udhën e zhvillimit demokratik.
Çajupi me veprimtarinë dhe krijimtarinë e tij letrare iu përgjigj me besnikëri këtyre detyrave. Ai solli kontribut të veçantë në thellimin e problematikës shoqërore të, Letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Andon Zako Çajupi u lind më 27 Mars 1866 në Sheper, një fshat i vogël i Zagorisë së sipërme te Shqipërisë. Mësimet e para Andoni i mori në shkollë greke të fshatit. Ndërsa një gjysëmgjimnaz e kreu po në gjuhën greke në Manastir të Nivanit. Kishte babë, Hariton dhe nënë Zoicën. I ati i tij Haritoja, e kaloi jetën pothuajse në mëgrim, për të mbajtur gjallë familjen. Ditët e para të fëminisë dhe të rinisë te shkrimtari lënë mbresa të thella. Ai njohu mire jetën dhe zakonet e fshatit. Studimet i vazhdoj në një kolegj francez, aty lexoi dhe shumë vepra të autorëve të famshëm të Francës, poashtu u njoh edhe me shumë atdhetarë shqiptarë.
-Në Universitetin e Gjenevës studion edhe shkencat juridike. Më vonë gjatë qëndrimit në Misir,1894-1895, gjendet në një mjedis shqiptarësh dhe u vu në lëvizje letrare e atdhetare.
Jahë Sadrija: Andon Zako Çajupi- Jeta dhe vepra (1866-1930) U1_AndonZakoCajupi-Kryevepra e Çajupit “Baba Tomori” e botuar më 1902 është ndarë në katër pjesë: (“Atëdheu”), (“Dashuria”), (“Përrall të vërteta e të rreme”) dhe si shtojcë e ka komedinë “Katërmbëdhjëtë vjeç dhëndër”
A.Z.Çajupi nuk duhet shikuar jo vetëm si atdhetar e shkrimtar për të rriturit por edhe si shkrimtar e poet për fëmijë.
Thjeshtësia mahniste e vargut të Çajupit, bukuria e gjuhës, përmbajtja e qartë dhe stili me të cilin janë shkruar vjërshat e ciklit “ Atdheu”, - e bëjnë të kuptushëm një lloj, si për të vegjelit edhe për të rriturit. Sidomos kjo vihet re në një nga xhevahirët e poezisë shqipe, në vjershën “ Mëmëdheu”.
Duke folur për këtë vjershë, ku me ngjyrat më të bukura dhe me notat më të dhimbshme shkruhet për mëmëdhenë. Është vështirë të gjesh një njeri, qe ka mësuar në shkollen shqipe e të mos mbaj mend, që nga fëmijëria këtë poezi.
Mëmëdhe quhetë toka,
Ku më ka rënurë koka.
Ku kam dashur meme, e atë
Ku më njeh dhe guri i thatë….
………………………………...
Në të gjitha, Librat e leximit, që përdorën nepër shkolla fillore, gjenden vjershat e Çajupit, të cilat janë edhe për të vegjel edhe për të rritur. Andaj e njëjta gjë mund të thuhet edhe për vjershat: “Baba Tomorrit”, “Shqipëtarë” “ Ku kemi lerë”, “ Trim i Shqipërisë”, “Robëria, “ Fshati im”, “Dheu” etj.
Çajupi ka botuar për fëmijë vetëm një vepër “ A.Zako (Çajupi) përralla të zgjedhura nga të vjershëtarit të madh Lou Fonten. Botuar në Helipolis të Egjiptit në vitin 1921. Kjo vepër, përmban fibula të poetit të shquar francez .
Midis 113 fabulave ka përkthime, përshtatje, adoptime, dhe ndonjë që mund të quhet rikrujim i poetit tone. Duke u mësuar nga kjo, ne mund të themi me plot të drejtë se kjo vepër e bëri Çajupin, një përkthyes të shquar për të vegjlit, poet për fëmijë dhe një nga përsonalitetet e Rilindjes, që luftoi për zgjerimin e leximeve të fëmijëve shqiptarë me veprat e letërsisë klasike botërore.
Libri me fibula u kushtohet fëmijëve. Këtë qëllim autori e shpreh në vjershen “ Për çunat shqiptarë”, e cila është e vetmja vjershë krejtësisht origjinale e Çajupit, shkruar për fëmijë.
Do ti fal dorë –më- dorë
Te çunat e shqipërisë
Se janë shpresë e Lirisë!
Vjersha të tjera të njohura për fëmijë janë: “Korbi dhe dhelpra” , “Kali dhe dreri”, “Ujku dhe qengji” etj.
Këto vjersha me idetë e sjella nga Çajupi, mund të shërbejnë për të mësuar nga të vegjelit, nga fabulat e Çajupit.
Çajupi mbetet ndër autorët më të shquar të përiudhës letrare të Rilindjes sonë Kombëtare, vepra e tij i hapi letersisë shqiptare, shtigje të reja, në rrugën e zhvillimit të saj të panderprerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi