Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NË SHËRBIM TË NJERËZORES, KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE NË PËRKRAHJE TË NJERËZIMIT QOFTË EDHE ME DHUNË KUNDËR DEGJENERIMIT!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NË SHËRBIM TË NJERËZORES, KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE NË PËRKRAHJE TË NJERËZIMIT QOFTË EDHE ME DHUNË KUNDËR DEGJENERIMIT! Empty Mentor Thaqi:NË SHËRBIM TË NJERËZORES, KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE NË PËRKRAHJE TË NJERËZIMIT QOFTË EDHE ME DHUNË KUNDËR DEGJENERIMIT!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 21, 2011 3:04 am

Mentor Thaqi:NË SHËRBIM TË NJERËZORES, KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE NË PËRKRAHJE TË NJERËZIMIT QOFTË EDHE ME DHUNË KUNDËR DEGJENERIMIT! 174356_100000582437455_6602030_n
Mentor Thaqi:NË SHËRBIM TË NJERËZORES, KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE NË PËRKRAHJE TË NJERËZIMIT QOFTË EDHE ME DHUNË KUNDËR DEGJENERIMIT!

DY POEZI NË NJË DITË TË SHËNUAR NË MBROJTJE TË NJERËZORES:

NDAL DISKRIMINIMIT NJERËZOR!

Jo jo, mos i quani mongoloid,
thjeshtë, pjesa tjetër e Shoqërisë,
do ishte emër fyes, tepër perfid,
do ishim të padrejtë ndaj Perëndisë!

Po i quajm njerëz me të meta!
Po cili nga ne është pa to?!
Shpesh, e padrejtë është vetë Jeta,
me aftësi të kufizuara, ne jemi kudo!

Ska klasë të parë, të dytë, të tretë,
ky do ishte dhe një Diskriminim,
të barabartë, para Zotit vetë,
Dhuratë Jetën, na e dha me Bekim!

Jemi njerëz, andaj, borxh ua kemi,
pjesës tjetër që ka vështirësi,
n´shtëpi, n´shkollë, n´rrugë, ku të jemi,
si Shtet, Komb, Popull, Shoqëri!

Janë t´përvuajtur, të pa djallëzuar,
i bëjnë përpjekjet me mundësi t´veta,
t´ua pakësojmë dhimbjet, ti bëjmë t´gëzuar,
mos të lejojmë të i dënoj jeta!

Ata kanë të Drejtën e Shkollimit,
do duhej t´ua japim edhe mundësinë,
të rishikohen edhe mundësitë e punësimit,
se janë të denjë të ndihmojnë Shoqërinë!

Nuk kanë nevojë për bashk-keqardhje,
as për kuje, lëmoshë, vaj dhe ndjeshmëri tjetër,
duhet të jenë në mes të të barabartëve,
të dëshmohet, jo me fjalë por me vepër!

Dhe, 21 Marsi, Dita e parë e Pranverës,
po quhet si Dita e të Hendikepuarve,
le të mbetet edhe Dita jonë e Ndërgjegjes,
që të mos ketë Shtresë të diskriminuar!

Të i ruhemi ofshamës së tyre, lotit...
që t´mos vuajn për çështje ekzistenciale,
përkrahja, ndihma, mirëkuptimi para Zotit,
janë Vepra Njerëzore e Hyjnore Kolosale!

Motra dhe vëllëzër, sot është Dita juaj,
Ditë e Familjeve dhe Shoqërisë që i kanë,
ta shënojmë të devotshëm, mundësisht t´gëzuar,
janë pjesa tjetër jonë, thjeshtë njësoj si ne janë!


DHUNA NË SHËRBIM TË SHPËTIMIT

(Në përkrahje të Natos kundër Gadafit të Titos)

Bomba kundër bombave,
kundër plumbave, vrasjeve, mallkimit,
kundër turpit shfarosës,
në ndihmë njerëzimit,
e caku, loti dhe vuajtja,
mundësisht të ndalen,
nga turpi gjakosës!

Askush nuk i luan syrin dhunës,
të paktën jo njerëzit,
e jonjerëzores vetëm me njerzillëk,
zullumit duhet thyer hundët,
me kundërzullum direkt!

Po, nuk është turp, tyta të puthet,
as tytë e as qark,
askush s´po ngutet,
ajo vret, e qartë,
por edhe mbronë me vrasje,
kur e kërkon njeriu,
nga tjetri në përplasje!

Zoti, dikurë paskësh thënë,
e shkruar në Libra të Shenjtë,
e thanë ata që paskëshin dëgjuar,
parë, dhe në gurë lexuar:
Zullumqarin kundërnjerëzor, hiqe!>
Ai, ska ndjenjë as besim,
as vetes, besë s´i zën n´degjenerim!

Mëndja njerëzore nuk do dhunë,
egon e duan disa, dreq punë,
dhunën as unë s´e dua, mundësisht!
Po sot?!
Po përkrahi një kundërdhunë,
që shpëtimit të i kryej punë!

E kemi provuar në lëkuren tonë,
se vjen shpëtimi, kur Zoti don,
e kundërdhuna, dhunën ndëshkon,
kush me lajka rrehet, nuk sheh, gabon!
Ai intervenim, qe shpëtimi jonë,
Populli mirë e din, nderon e s´harron!

Mentor Thaqi VS., 21.03.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi