Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha: Ka ardhur koha për Tiranën

Shko poshtë

Basha: Ka ardhur koha për Tiranën Empty Basha: Ka ardhur koha për Tiranën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 26, 2011 6:17 pm


Basha: Ka ardhur koha për Tiranën



Basha: Ka ardhur koha për Tiranën 440March-26-14-51-265Basha: Kam mision hapjen e 30 mijë vendeve të punës brenda 2 viteve (I plotësuar)


Kandidati i Partisë Demokratike për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, prezantoi të premten platformën e tij për zgjedhjet vendore të 8 majit dhe evidentoi disa nga problemet më të mprehta me të cilat ndeshet sot kryeqyteti i vendit.

Sipas tij, "papunësia, trafiku kaotik, ndotja e mjedisit dhe situata në shkolla janë disa nga problemet që kërkojnë zgjidhje urgjente".

"Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës brenda 2 viteve të para të mandatit tim", tha Basha, ndërsa shtoi se duhet nxitur ekonomia duke e bërë Tiranën qendër biznesi.

Basha premtoi gjithashtu se Tirana do të ketë tramvajin e saj si të gjitha metropolet europiane, ndërsa siguroi se do të ketë një sistem transporti publik cilësor, që do shtrihet në gjithë qytetin.

Basha: Ka ardhur koha për Tiranën March-26-14-50-447



Gjithashtu, z.Basha premtoi përfundimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit.

* * * * * * *

“Edhe unë si gjithë të tjerët, nuk jam i kënaqur me ndryshiminn e Tiranës. Realiteti i sotëm, është rraskapitës për qytetarët e saj”.

Me këto fjalë e ka nisur përshëndetjen e tij para mbështetësve të mbledhur në “Asllan Rusi”, kandidati tashmë i zyrtarizuar i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha.

Sipas tij, ka ardhur koha që të vihen në qendër të vëmendjes qytetarët e Tiranës dhe problemet e tyre.

“Rama tha se ka plane të tjera, ngaqë kërkon karrigen e kryeministrit.

Ne duhet të bashkohemi që të realizojmë ëndrrat tona për një Tiranë, si e duam të gjithë”, shtoi Basha.

Ai ka përmendur faktin se Tirana duhet të kthehet në një qytet të mundësive për të gjithë, se Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që në qendër të punës së tij ka atë dhe qytetarët e saj.

“Bashkia do të punojë për përmirësimin e infrastrukturës, do të krijoj një Task-Force për punësimin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi