Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Zgjohu nga gjumi, Kosovë!

Shko poshtë

Baki Ymeri: Zgjohu nga gjumi, Kosovë! Empty Baki Ymeri: Zgjohu nga gjumi, Kosovë!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 27, 2011 1:52 am


Baki Ymeri: Zgjohu nga gjumi, Kosovë! U1_BakiYmeri
Zgjohu nga gjumi, Kosovë!
Alban Dega thekson se Amerika është shembull i mbrojtjes së demokracisë më dinjitoze në botë. Çka bëjnë institucionet tona për ndëshkimin e fajtorit dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës serbe në Kosovë!
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Padia e Osman Cakës kundër paramilitarëve serbë lidhur me vrasjen e Ilirit të tij është dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës më 24 tetor 2001 (nr. PP 464/01), por kjo nuk don të thotë se drejtësia ka vepruar energjikisht konform ligjeve dhe mbrojtjes së viktimave të dhunës antishqiptare në Kosovë. Nga letërkëmbimi me babain e viktimës kuptojmë dëshirën e tij që këtë aktpadi ta publikojmë në faqet e gazetave tona në Kosovë dhe Shqipëri, madje edhe në diasporë, me gjithë emrat e serbëve paramilitarë, pasiqë besojmë se kjo ndërmarrje në këtë kohë ka një peshë të lartë politike kur kemi parasysh fillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Le të jetë kjo edhe një dëshmi për krimet serbe, poashtu dëshmi e përpjekjeve tona për ndriçuar këto krime përmes organeve juridike si dhe për të dëshmuar mosgadishmërinë e instuticioneve ndërkombëtare të instaluara në Kosovë për tu marrë me këtë rast, pasiqë, që nga viti 2001, akpadia është “cenzuruar” në sirtaret e Gjykatës Komunale të Kaçanikut.
Qeveria e Kosovës ka rrëshqitur si thiu në akull duke mos e hedhur Serbinë në Tribunalin e Hagës për gjenocid, etnocid dhe holokaust në Kosovë.

Baki Ymeri: Zgjohu nga gjumi, Kosovë! U1_IlirOsmanCaka
Ilir Osman Caka (12 prill 1982-13 prill 1999)
Massmedia shqiptare e ka për obligim të merret me këtë rast, duke e përkthyer aktpadinë edhe në gjuhën angleze për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar. Osman Caka nuk është i panjohur as për publikun shqiptar dhe as për atë anglez. Duke kërkuar burime për të në Oldham Cronicle kuptojmë se kemi të bëjmë me një shqiptar të prekur nga flatrat e engjëllit, që ka dhënë kontribute të panumërta vullnetare për mbarëvajtjen e sportt shqiptar në Manchester të Anglisë, për inaugurimin e bustit të Nënës Tereze, për furnizimin e shkollave shqiptare me ekipamente sportive dhe për një serë aktivitetesh tjera që shkojnë në favor të mbarëvajtjes së shqiptarizmit në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.
Osman Caka është shqiptari që ka kontaktuar ishkryeministrin anglez Tony Bleer, që ka dhënë intervista edhe në programin më të shikuar në Angli (TV BBC, më 14 qershor l999), duke qenë prezent në shtypin anglez me artikuj si „Plaque marks refugee arrival” etj. Atë e preokupon brenga pse ende nuk është bërë publik padia e tij kundër serbëve që kanë bërë masakra në komunën e Kaçanikut ku UNMIK-u dhe EULEKS-i ende nuk e kanë dhënë kontributin e duhur lidhur me ndriçimin e kësaj padie. Qëllimi ynë është që të sensibilizohet kjo temë, ky rast dhe ky subjekt, që ta kuptojnë shqiptarët humbjen e Ilirit dhe familjarëve të tij më të shtrenjtë. Qëllimi elementar i këtij shkrimi është që të dalë në pah edhe një segment i panjohur i gjenocidit në Kosovë gjatë luftërave të përgjakshme të viteve 1998-1999, duke patur parasysh faktin se populli shqiptar ka patur mbi 14.000 shpirtëra të pushkatuar, 120.000 shtëpi të djegura, dëmtim kolosal të ekonomisë familjare, dhunimet e panumrëta dhe çka është më e keqja, që pas 12 viteve ende nuk dihet fati i 1.846 personave të zhdukur në Kosovë.
Kosova ka nevojë për mbrojtjen legjendare jo vetëm të sovranitetit por edhe të çështjes së saj. Mos të harrojmë se po atë ditë kur kriminelët serbë e kanë vrarë Ilir Osman Cakën, kanë pushkatuar edhe 14 persona të tjerë, duke plagosur edhe shumë vetë. I kemi të gjitha emrat në në padi. Osman Caka ka qenë dëshmitar i propozuar nga Tribunali i Hagës, mirëpo aty është bërë edhe selekcionimi i dëshmitarëve kundër Sllobodan Millosheviqit. Osmani është hequr nga lista e dëshmitarëve nga ca njerëz që kanë punuar atëherë me hetuesit e UNMIK-ut . Pse? Sepse ka patur „njerëz” të atilë të servilizmit „ndërkombëtar” që nuk kanë dashur që mos të ketë dëshmitarë të fortë që posedojnë akte e fakte për ta zbardhur para Tribunallit të Hagës maskrën e parë të 13 Prillit l999 në Lagjen Lamaj-Tifek, Caka, Sllatinë, Brod Elezaj. Në këtë kontekst vlen të përmenden edhe të burgosurit shqiptarë që kanë vuajtur nëpër burgjet serbe. Mos të harrojmë se një lumë i madh është bërë me lotët e nënave tona duke vizituar bijtë dhe bijat e tyre nëpër kazamatet serbe. Duhet edhe për keto të kërkohet dëmshpërblim nga shteti serb, si dhe për qindra ushtarët shqiptarë të kthyer në arkovole nga ushtria jugosllave e drejtuar nga oficerët e nëntokës antishqiptare të Beogradit.
Shumëkend e pengon zëri i tellallit dhe megafonave që e prishin ekologjinë e ambientit në Kosovë, dhe kanë të drejtë, por në këtë konstekst nuk duhet të

Baki Ymeri: Zgjohu nga gjumi, Kosovë! U1_12111
Ballina e Shqiptarit kushtuar Shqiponjave te Manchesterit
harrojmë se serbët kanë djegur 125 xhami dhe pushkatuar 42 imama, duke mos harruar as njëqindmijë makina të të gjitha llojeve të vjedhura nga ana kriminelët e Millosheviqit dhe policia serbe, pa e anashkaluar përdhunimin dhe vjedhjen e të gjitha stolive të grave, masakrim fëmijësh dhe vjedhjen e djegjen e bagëtive. Alban Dega nga New Yorku thekson se Amerika është shembull i mbrojtjes së demokracisë më dinjitoze në botë. Çka bëjnë institucionet tona për ndëshkimin e fajtorit dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës serbe në Kosovë! Qytetarët duhet të bëjnë padi nëpër gjykata dhe të kërkojnë dëmshpërblim, ndërsa gjykatësit nuk duhet t’i cenzurojnë kërkesat e tyre siç vepruan 10 vjet me rradhë me padinë e Osman Cakës i cili ka deponuar në Gjakatën Komunale të Kaçanikut për kompenzim dëmi, kurse gjykata ende nuk ka marrë asnjë vendim. Njësoj duhet të veprojë edhe popullata e deportuar me dhunë nga trojet etnike nga ushtria dhe policia serbe e cila i ka kërcënuar me pushkatim, gra burra, fëmijë, qindramijë shqiptarë duke mbetur të stresuar dhe traumatizuar sot e kësaj dite.
Edhe sa duhet pritur që psikologët e Kosovës dhe ata të Evropës të zgjohen nga gjumi për të regjistruar shënimet e pacientëve të tyre që i kanë patur në tretmanin e tyre! Osman Caka është njëri nga ata që e ka të stresuar gruan e cila qe 12 vjet gjendet nën mbiqyrjen e psikologut në Manchester të Anglisë. Andaj, jo vetëm Osman Caka por krejt shqiptarët e dëmtuar duhet të vetëdijësohet e të paraqesin aktpadi kundër shtetit serb, të regjistrojë vlerën e dëmit të shkaktuar, duke i përfshirë këtu edhe punëtorët e larguar nga puna dhe pensionistët, kontributi i të cilëve është vjedhur nga shtetit serb. Ky është qëllimi i këtij apeli, që paditë e shqiptarëve të vërshojnë gjykatat që të kuptojë komuniteti ndërkombëtar se cilat janë kërkesat e popullit kundër dëmeve që ka shkaktuar pushteti serb gjatë luftës në Kosovë, ngase nuk jetohet vetëm me gojëdhëna e me këngë folklorike për dëshmorët e kombit, por edhe me punë konkrete ku del në pah zëri i viktimave dhe zëri i popullit kundër etnocidit serb në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi