Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Egriu:Pershendetje, në shenjë të Ditës së Teatrit Ndërkombëtar

Shko poshtë

Ibrahim Egriu:Pershendetje, në shenjë të Ditës së Teatrit Ndërkombëtar Empty Ibrahim Egriu:Pershendetje, në shenjë të Ditës së Teatrit Ndërkombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 28, 2011 12:40 am

Ibrahim Egriu:Pershendetje, në shenjë të Ditës së Teatrit Ndërkombëtar 41497_1602953533_3356_n

Ibrahim Egriu:Pershendetje, në shenjë të Ditës së Teatrit Ndërkombëtar:


Përvjetor i shfaqjes së Dramës së Parë në Kaçanik*** Radio 21: - Z. Ibrahim, më 15 maj mbushen 42 vjet nga dita kur për herë të parë, në Kaçanikun legjendar u shfaq premiera e dramës: - Nora e Kelmendit, autor i së cilës është - Andrea Skanjeti.-Si dukej atmosfera para shfaqjes së premierës dhe, cilëve aktorë ua besuat rolet?

Dita që u shfaq premiera e dramës ishte një ditë e bukur pranverore. Tërë qytetarët me padurim prisnin t’i shohin bijtë e bijat e tyre në skenë. Data 15 maj 1969 ishte një ditë, e cila në saj të atmosferës së krijuar dhe interesit që tregonin kaçanikasit, dukej sikur të ishte ndonjë kremte e madhe festive. Pas katër muaj provash intensive, aktorët e rinj entuziastë të Shkollës së Mesme”Voskopoja”e të Gjimnazit “Skënderbeu”, për herë të parë dilnin në skenë. Në fytyrat e tyre vërehej një gëzim i papërshkruar, por gëzimi i tyre ishte i gërshetuar me një dozë droje,sepse, para prindërve dhe publikut të tyre artdashës, e kishin për detyrë t’i improvizojnë rolet e tyre dhe aktrimin e tyre sa më bukur e natyral. Rolin e Norës ia ofrova nxënëses së dalluar të gjimnazit - Nebie Rudi, rolin e Vuçi Pashës, meqë ishte rol mjaft specifik, ia besova prof. Mehmet Shalës,; mandej, rolin e Vok Mirash Ucit-Ylli Vardarit, Vuli-Ibrahim Dogani, Vel Sokoli -Mehmet Jakupi, Gjetoja - Isa Përzha, Mrika - (Nuk me kujtohet emri i Kaçanikasës), Selim Begu-Abdullah Mjaku etj. Skenografinë e bëri prof. Axhi Alimi nga Ohri, efektet e muzikes i realizoi, z. Musa Piperku i ndjerë, ndërsa kostymografinë: -Mensure Egriu (modelare), e cila ishte prezente gjatë tërë kohës së provave.

*** Radio 21:-Para se të kalojmë në pyetjet tjera, për dëgjuesit tanë, na tregoni shkurtimisht, cila është Tema e dramës dhe, për çka bëhet fjalë në te?


Tema e saj është lufta heroike e malësorëve trima të Kelmendit për liri nga pushtuesit osman. Në te flitet për trimin e madh të Krahinës së Kelmendit - Vok Mirash Uci, i cili me të shoqen-Hanën, kishin mbetur pa asnjë fëmijë dhe dy vëllezërit, Kola dhe Pjetri, kishin rënë në fushën e luftës kundër pushtuesve. Pasi kaluan disa vjet, Hanës i lindi një vajzë si yll e si Zanë, aq e bukur ishte. Mirëpo, nuk ia mbushi syrin të atit pasi ai donte djalë e jo vajzë, sepse, djemtë janë për luftë e jo vajzat, thoshte Voku. Nuk kaluan shumë ditë dhe, Voku e mori fshehuzari natën vajzën pesëditëshe dhe shkoi e la te burimi ku merrte ujë
familja e Sokolëve. Aty, vogëlushja ia dha vajit me të madhe sa e dëgjoi Mrikë Sokoli, e cila e mori, e çoi në kullën e vet dhe u kujdes për te.

Kur u rrit e u bë shtatëvjeçe, jetimja që i vunë emrin Nora, nisi të shkonte bashkë me shokët e shoqet moshatarë e më të mëdhenj nëpër pllaja e lugina për të kullotur bagëtinë. Të gjithë vajzat luanin bashkë, ndërsa Nora luante me djem. Prej tyre mësoi shumë lodra luftarake dhe shpesh i vinte poshtë moshatarët e vet, aq e fortë dhe e zgjuar ishte. Kështu erdhi një ditë që Nora i përdorte pushkën e shpatën më mirë se djemtë dhe, me lodrat e mundjes e të shkathtësisë gjithnjë dilte fitimtare. Nora, me trupin e forcën që kishte dukej si djalë e jo si vajzë. Andaj, familja Sokoli i qepën një palë rroba meshkujsh,nga ato që mbanin trimat e rinj dhe ia vunë emrin Vuli.

Një ditë, Vokun trim, babanë e saj që e kishte braktisur, e kishin rrethuan disa osmanë dhe e kishin vënë në mes. Në ato çaste, Nora së bashku me Mrikën ndodhën aty pranë me bagëti, ajo u vërsul si skifteri mbi shpendët dhe ua këputi kakat të katër osmanëve.
Atëherë, Voku, në shenjë falënderimi, iu drejtua Norës e i tha:
Kush je ti o djalë që më shpëtove jetën?!
Mrika: - S'është djalë, të vraftë Zoti! - Eshtë vajza jote.
Voku: - Vajza ime, vajza ime, por unë nuk kam vajzë - Mrikë!
Mrika: - Eshtë ajo që deshe ta braktisësh! (Babë e bijë merren në përqafim)
Pika kulminante gjatë shfaqjes së dramës ishte në mbarim, kur, Nora e Kelmendit vret Vuçi Pashën në çadrën e tij dhe kur, malësorët trima, me armë në dorë e çlirojnë tërë Krahinën e Kelmendit.

*** Radio 21: - Na thoni diç rreth përshtypjeve: - Si u prit drama nga shikuesit?

Diçka e papritur dhe e pabesueshme. Salla qe e mbushur plot e përplot me spektatorë dhe s'kishte vende të lira për të gjithë artdashësit që ta përcjellin Premierën, andaj,pas pesë ditëve, drama u shfaq përsëri dhe njëherë në Kaçanik, mandej në Ferizaj, Lipjan enë Shtime dhe, kudo bëri bum të vërtetë. Drama u përcjell me duartrokitje frenetike, veçanërisht, në çastin kur Nora ia shpëton jetën atit të saj - Vokut, rolin e të cilit ia besova Yll Vardarit, atëherë të tërë shikuesit u ngritën në këmbë dhe, me lot në sy duartrokitën fuqishëm. U befasova, sepse kurrë s’besoja se Ylli do të improvizojë një aktrim të tillë. Pas mbarimit të shfaqjes, një numër i madh artdashës hipën në tribunë. Përqafime e urime nga shumë artdashës. Ndër të parët që mu lëshuan në përqafim ishin: - Kryetari trim e atdhetari i ndjerë - Sali Bajra, i cili më dhuroi dy komplete librash:-Ate të Fan Nolit dhe të Asdrenit, drejtori i ndjerë i Voskopojës, Bedri Kyçyku, drejtori i Gjimnazit, Latif Nallbani, Hebib Shehu etj. Ata njëzëri u shprehën: - U kënaqëm!-Urime! - Ju lumtë të gjithëve!
Zekiria Bajra, gazetar-Flaka e vëllazërimit - Shkup atë kohë patë shkruar: - Aktorët improvizuan lojë homogjene dhe aktrim të mrekullueshëm.

*** Radio 21: - Cilët aktor të tjerë kishit me i veçue?

Janë shumë dhe s'mundem t’i veçoj, sepse, të gjithë aktorët, duke u mishëruar në rolet e tyre ofruan maksimumin gjatë aktrimit. E përsosur ishte Nebie Rudi, madje vijonin: Ibrahim Dogani, Memet Jakupi, Isa Përzha, Abdullah Mjaku dhe prof. Mehmet Shala, i cili më lodhi së tepërmi derisa e përvetësoi tekstin. Mos harroj pa cek, z. Murat se, gjatë provave kam qenë tepër rigoroz. Me dhjetëra herë i ktheja disa aktorë që t'i përsërisin replikat. Kështu ndodhi dhe me z. Shala, por më në fund, rolin që ia besova e aktroi ashtu siç duhet. Pra, të gjithë ishin në nivelin e duhur të aktrimit.

*** Radio 21: - Z. Ibrahim, vënia në skenë e dramës Nora në ato vite ishte një provë e guximshme Juaja dhe e amatorëve entuziastë kaçanikas, të cilët ia dolën të realizojnë me sukses skenat e vështira, sepse, Norën frikësoheshin ta realizojnë edhe teatrot me më shumë përvojë dhe regjisorët me më shumë invencë pune?

Po, e vërtetë është, por me një ekip të seleksionuar aktorësh entuziastë, me vullnet të çeliktë e me përpjekje maksimale mund të realizohet çdo gjë. E vura Norën në skenë për dy arsye:-E para, sepse Nora është dramë masovike dhe në të mund të merrnin pjesë dhje tra aktorë dhe, e dyta, për shkak të subjektit atraktiv dhe të ngjarjeve të gërshetuara me një dramaticitet të fuqishëm, plot peripeti. Andaj u përcaktova për te.

*** Radio 21: - Çka ju inspiroi që të merreni me përgatitjen e pjesëve teatale?

Që në fëmijëri me kërshëri i lexoja veprat dramtike, në veçanti ata të Shekspirit, të Floqit, të Samiut etj. Por ai, i cili më dha shtytje që t’i rrekem përgatitjes së pjesëve teatrale është shoku im i fëmijërisë, aktori dhe komiku i mirënjohur dibran-Atli Piperku (i ndjerë). Pra, ai qe inspiruesi im i parë.

*** Radio 21: - Më saktësisht, kur ia filluat aktivitetit Tuaj në këtë sferë të artit?

Që nga viti 1962, në Tërnovë të Gostivarit, me nxënësit e mi fillova të përgatis dramatizime(pjesë të shkurtra teatrale),


të cilat i shfaqnim para fshatarëve, kurse ata, habitshëm dhe me plot kërshëri e përcjellshin lojën e fëmijëve të tyre në skenë. Kështu vazhdova në formë permanente të përgatis dramatizime, kudo që punova si mësues, kurse në Kaçanikun Tuaj të dashur dolën në pah frytet e para rreth aktivitetit tim në lëmin e dramaturgjisë.

*** Radio 21: - Na thoni diç rreth ndarjes dhe përshtypjeve nga Kaçaniku im?

Ishte një ndarje e dhimbshme, sepse gjithë kaçanikasit më respektonin si birin e tyre. Ditën e fundit, më 10 qershor `69, rrugës për në Komunë, e takova ish Kryetarin e ndjerë, apo atdhetarin apo Eruditin, siç e quanin dibranët-z. Sali Bajrën i cili, pasi u përshëndetëm,më përqafoi ngrohtë dhe më luti që të vazhdoj detyrën në Kaçanik, mirëpo për fat, vëllai im i ndjerë-Luani, po atë vit mori rrugën e hidhët të kurbetit, ndërsa për prindërit e mi të moshuar s’kishte kush të kujdesohet, andaj i thashë z. Sali, detyrohem të kthej në Dibër. Ajo qe një ndarje e detyrueshme dhe e dhimbshme për mua dhe për mbarë qytetarët e Kaçanikut.

*** Radio 21: - Z. Ibrahim, në emrin tim, të Stafit drejtues së Redaksisë e të dëgjuesve tanë, të falënderojmë për intervistën e dhënë, duke të uruar shëndet, pleqëri të mbarë dhe gjithë të mirat.

Ju falënderohem për kujdesin e respektin që shfaqët ndaj meje!

Intervistën e realizoi, Muart Rudi, Redaktor i Radiosprojekti21 - Kopenhag
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi