Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi i kënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shko poshtë

Krasniqi i kënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Empty Krasniqi i kënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 30, 2011 8:30 pm


Krasniqi i kënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese



Krasniqi i kënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Jakup_krasniqiJemi pranë një realiteti që u krijua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe pasi që nuk ka vendim të plotë, krejt çka mund të thuhet për momentin është diçka e mirë, pasi po shihet gatishmëria e të gjithë faktorëve për respektimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi me tu kthyer nga vizita e tij në Hungari tha se nuk ndihet fajtor për shkak se zgjedhja e Behgjet Pacollit president është cilësuar jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ai tha se ka udhëhequr një seancë të Kuvendit të Kosovës të përgatitur nga dikush tjetër dhe si kryetar i Kuvendit vetëm që e ka zbatuar planin që i është ofruar nga administrata.

Krasniqi tha se e respekton vendimin e Gjykatës, ndërkaq sipas tij procedurat e mëtejme do të dihen pasi ta sheh vendimin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi