Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Tre gishtat e Radës në Parlament

Shko poshtë

Halit Bogaj: Tre gishtat e Radës në Parlament Empty Halit Bogaj: Tre gishtat e Radës në Parlament

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 31, 2011 12:19 am


Halit Bogaj: Tre gishtat e Radës në Parlament U1_HalitBogaj
Tre gishtat e Radës në Parlament
Nga Halit Bogaj
Gjersa tri partitë tona opozitare donin t’ia nxirrnin sytë koalicionit të (Hashim Thaqit dhe Bexhet Pacollit) Rada Trajkoviqi bënte sehir dhe i ngriste tre gishterinjtë e saj. Trimoshat e tri partive tona opozitare, të cilat derdhnin lotë krokodili për Veriun e vendit, nuk ishin në gjendje t ‘ia thoshin asnje fjale Radës. Flasin kundër bisedimeve, kurse nuk japin asnjë alternativë se si do ta çlironin ‘’Veriun e tyre te dashur’’ nga bandat çetnike. Flasin, shkruajnë, bërtasin, çirren dhe e shkyejnë gojën me patriotizëm, kurse kur vjen puna që të shkohet atje për të biseduar, e fajësojnë Qeverinë dhe Bashkësinë ndërkombëtare për një gjëndje të tillë. Ne të gjithë e dimë se gjendja e Mitrovicës ka mbetur e njejtë që nga hyrja e NATO-s.Përfaqësuesit e tri partive tona opozitare, e sidomos ‘’Vetevendosja’’, në vend që t’i thërrasin njerëzit për të protestuar /aty ku u dhemb zemra përtej Ibrit/,ata i thërrasin në Prishtine dhe ne vende të tjera të ndryshme te Kosoves.. Ata dinë ta sulmojnë Qeverinë dhe Bashkesine nderkombetare për bisedime me Serbinë, por sikur të ishin vetë në pushtet, sigurisht se do të vepronin ne menyre te njejte si pozita, ose do t’i fusnin veshet ne lesh, siç kane vepruar me parë LDK dhe AAK/ kur e mbronin butësinë e karrigave të tyre/. Të gjithë i dijnë këto fakte por askush prej tyre nuk i thotë, sepse dëshirojnë t’ua hedhin fajin të tjerëve (atyre qe i fituan votat) dhe që krijuan koalicion të cilin nuk munden ta durojne humbësit e zgjedhjeve. Nga kjo del edhe fakti se sa janë inatçorë dhe çfarë dëmesh janë në gjendje t’I shkaktojnë këtij vendi. Ato thonë se koalicioni është në pakicë shqiptare, por askush prej tyre nuk thotë se i kujt ishte faji për ecurinë e krijimit të atij koalicioni, tanimë famëkq dhe të brishtë.. Ato vepruan tepër armiqësisht ndaj partisë më të madhe shqiptare, e cila i fitoi zgjedhjet e fundit,por duke mos dëshiruar asnjëra të bashkëqeverisin me PDK-në. Ato jo vetëm që nuk e pranuan një gjë të tillë,por komplotonin dhe komplotojnë për ta marrë pushtetin, duke paralajmëruar se në mënyrë të sigurtë do ta bojkotojnë edhe buxhetin për këtë vit!!!Veprojnë njejtë si Edi Rama në Shqipëri, kurse nëpër ndeja e biseda kinse e kritikojnë atë! Në vend që t’i shihnin gabimet e veta dhe të tregonin sado pak patriotizëm ndaj ketij vendi, ato vazhdojnë avazin e vjetër duke sulmuar gjithçka që ka filluar të bëjë koalicioni i cili është përkrahur nga vendet mike dhe shtetet qe e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Por shtrohet pyetja ironike, se çfarë fuqie kanë ato shtete ,në krahasim me ‘’mic sokolat’’ tanë, të cilët, pa hezitim fare, i sfidojne çlirimtaret e vërtetë,në krye me SHBA-te?!
Partite tona, do të duhej të ishin pak më të kujdesshme edhe me durimin e ndërkombëtarëve ngase mund të ndodhin edhe ato thëniet : ‘’qeni i keq ta bjen ujkun te dera’’ dhe ‘’një budallë e hedh gurin dhe njëqind të mençur nuk mund ta nxjerrin’’. Prandaj këta të huajt, të cilët ka filluar t’i urrejë dikush prej nesh, mund të tërhiqen shumë shpejtë dhe të na lënë me dy këmbët në baltë, ashtu si ‘’ jemi çue peshë’’ dhe po e meritojme me të vërtetë një gjë të tillë. Sa për ilustrim po e theksoj provokimin që i’a bënte Adriatik Kelmendi Peter Faithit në KTV. Nga ato provokime të papara që i drejtoheshin shefit të EULEX-it, ta merrte mendja se pikërisht Adriatik Kelmendi ishte në vend të Peter Faithit dhe anasjelltas ?!. Faith sa mundej i thoshte se bisedimet janë edhe në dobi të Kosovës kurse ‘’ Mic Sokolit’’ kosovar i ishte tekur atij se Kosova nuk do të fitojë asgje?! Domethënë më mirë e dinte Adriatiku se Peter Faithi. por ky I fundit do të këtë thënë :’’këta nuk e meritojnë as kaq sa jemi duke bërë për ta’’. Në një anë dëshirojnë t’ia nxjerrim sytë njëri tjetrit këndej Urës, kurse në anën tjetër, kinse po inatosen aq fort për Veriun e Kosovës!. Pra edhe Faith e ka kuptuar se në çfarë brumi jemi të ‘’ gatuar ‘’. Siç thashë, se jemi ‘’ çue peshë ‘’ tregon edhe fakti se të gjithë bashkë dëshirojmë t’ia nxjerrin sytë Drenicës, kurse veç e veç secili njeri tjetrit. Gjakovarët prijnë me Veton Surroin, pejanët me Ramush Haradinajn, llapjanët me Isën kurse ‘’Vetevendosja’’ nuk e duron askend në Kosovë, përveç bashkimit me Shqipërinë gjë të cilën nuk po e dëshirojnë momentalisht as ata andej, siç e konfirmoi këto ditë edhe ministri i punëve të jashtme. Vertet më vjen shumë keq që shkruaj kështu, por realiteti është i tillë, që shqiptarët, ashtu sikur pleshtat, nuk mund të bashkohen kurrë. Neve në vend të melaqeve , dreqnit na rrijnë mbi krahët tanë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi