Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje propozon Adem Demaçin për president

Shko poshtë

Vetëvendosje propozon Adem Demaçin për president Empty Vetëvendosje propozon Adem Demaçin për president

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 04, 2011 10:25 pm

Vetëvendosje propozon Adem Demaçin për president



Vetëvendosje propozon Adem Demaçin për president Adem_demaci_forum-150x150
Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ka propozuar si kandidat për president të Kosovës, veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Ky propozim ka dalë nga kjo parti pas situatës së krijuar në vend.
“Me qëllim që vendi të dalë sa më parë nga kriza institucionale e krijuar nga kryeneçësia e “fitueseve te zgjedhjeve” dhe indolenca e partive opozitare, u kërkua që në krye të shtetit të vjen një personalitet konsensual dhe i përshtatshëm për të gjithë, i cili do të përfaqësonte unitetin e popullit dhe do gëzonte përkrahjen e shumicës së deputetëve të Parlamentit të Kosovës” thuhet në deklaratën e “Vetëvendosjes”.
“Vetëvendosje” thekson se pret që ky propozim duhet të merret seriozisht dhe Grupet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës ta përkrahin atë në mënyrë që ta nxjerrin vendin nga kjo krizë institucionale në të cilën ndodhet sot vendi.
Sipas “Vetëvendosjes” zgjedhja në këtë post e Demaçit do të kthente dinjitetin e nëpërkëmbur të institucioneve të Kosovës dhe do të faktorizonte korpusin politik shqiptarë. Po ashtu, sipas VV në Podujevë, zgjedhja e Adem Demaçit për president të vendit do ishte një njohje e kontributit të tij nga elita politike dhe intelektuale për bëmat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi