Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ambasadori Dell është takuar me Pacollin, Thaçin e Mustafën

Shko poshtë

Ambasadori Dell është takuar me Pacollin, Thaçin e Mustafën Empty Ambasadori Dell është takuar me Pacollin, Thaçin e Mustafën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 05, 2011 5:43 pm


Ambasadori Dell është takuar me Pacollin, Thaçin e Mustafën

Marie Nikolla Bota sot
Ambasadori Dell është takuar me Pacollin, Thaçin e Mustafën 5bdthm


(I plotësuar)-Burime të sigurta të gazetës “Bota sot” bëjnë të ditur se në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të krizës institucionale e politike në vend, ambasadori amerikan Kristofer Dell është takuar sot me Behjget Pacollin, Hashim Thaçin si dhe me Isa Mustafën. Takime të tilla janë mbajtur larg opinionit dhe medieve dhe kanë qenë takime të ndara. Deri më tash asnjë prej zyrtarëve vendorë nuk është prononcuar për përmbajtjen e këtij takimi, por këta zyrtarë nuk kanë mohuar mbajtjen e takimit të tillë.

Në ditët në vazhdim duket se do të ketë një trysni më të madhe ndërkombëtare ndaj liderëve politikë të vendit për të gjetur një zgjidhje kalimtare dhe për një stabilitet institucional e politik të vendit.

************

PDK-ja ende nuk i ka siguruar mbështetje Behxhet Pacollit për tu rikandiduar për postin e kreut të shtetit, ndërsa partia e tij edhe pse ka gati nënshkrimet për rikandidimin e Pacollit, ka “kërcënuar” PDK-në e Hashim Thaçit me dalje nga koalicioni në rast se ky i fundit nuk ia garanton Pacollit votat për tu bërë president.

Ndërsa opozita vazhdon të qëndrojë e pa lëkundur nga qëndrimet e saja duke mos mbështetur Pacollin për president, dhe duke deklaruar se do të veprojnë njëjtë si në seancën e 22 shkurtit duke lëshuar sallën.

Por burimet tona të sigurta bëjnë të ditur se gjatë ditës është mbajtur një takim në mes të ambasadorit amerikan Kristofer Dell dhe liderëve Thaçi e Pacolli.

Por as ky takim nuk ka sjell ndonjë rezultat as pajtim mes partnerëve të koalicionit. Mësohet se ambasadori Dell ka këshilluar Thaçin e Pacollin t'i bindin partitë opozitare të qëndrojnë në seancë në momentin e votimit, ndërsa Pacollit sipas burimeve tona mësohet se nuk i është kërkuar të heq dorë nga pretendimet e tij për postin e presidentit të vendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi