Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nefail Maliqi:Lugina e Preshevës nga sot edhe me një parti të re - RILINDJA DEMOKRATIKE

Shko poshtë

Nefail Maliqi:Lugina e Preshevës nga sot edhe me një parti të re - RILINDJA DEMOKRATIKE  Empty Nefail Maliqi:Lugina e Preshevës nga sot edhe me një parti të re - RILINDJA DEMOKRATIKE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 07, 2011 4:17 pm


Nefail maliqi:Lugina e Preshevës nga sot edhe me një parti të re - RILINDJA DEMOKRATIKE

Nefail Maliqi:Lugina e Preshevës nga sot edhe me një parti të re - RILINDJA DEMOKRATIKE  1aaaaaaaaaaaapr.jpg
Koordinatori i kësaj partie të 7-të me radhë në Luginën e Preshvës, dr.Ramiz Latifi në konferencën e parë të shypit sot në Preshevë ka premtuar për ndryshime në favor të perspektivës së mirë për shqiptarët etnik e Kosovës Lindore, njofton Agjencia Infrmative Kombëtare "Presheva Jonë"

Preshevë,7 prill / AIK-Presheva Jonë

Ramiz Latifi,koordinatorë i kësaj partie në fillim elaboroi arsyet e ardhjes deri te përfundimi i asaj se Luginës së Preshevës i është nevoitur një Rilindje Demokratike duke thënë se në Preshevë pas viteve 2000 e këtej është zbehur në masë të madhe kuptimi i mirëfilltë i fjalës demokraci,dhe që nga ajo kohë ajo fjalë ka marrur dimensione të shumta e asnjëher të asaj qfarë në të vërtetë duhet të përfaqësoj Demokracia, njofton Agjencia Infrmative Kombëtare "Presheva Jonë"
Deklaratën e Rilindjes Demokratike e lexoi Naser Nuredin, anëtar i ri i RD-së, sipas të cilit "Rilindja Demokratike" do të veproj në të gjitha sferat e mundshme të jetës me të cilat përballet qytetari duke u munduar që atij ti gjejmë një zgjidhje. Do të kontribuojmë në avancimin e të drejtave të shqipëtarëve duke u munduar që së bashku me gjithë faktorin politikë shqipëtarë në Luginë ti zgjidhim problemet edhe ashtu të grumbulluara të kësaj popullate. Do të punojmë në eleminimin e barrierave në lëvizjen e lirë të qytetarit,krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik për zbutjen e papunësisë e cila gjendet në gjendje alarmante..."

Në vazhdim duke folur ai për qëllimin dhe rolin e themelimit të patisë më të re në Luginën e preshvës nënvizoi se "Kontributi ynë do të prek dhe do të jap maksimumin e mundshëm edhe në arsimimin dhe avancimin e arsimimin të të gjitha niveleve,e posaqërishtë do të mundohemi të zgjidhim problemin e diplomave. Ne do të punojmë pa u ndalur edhe në fushën e shëndetësis primare e sekondare ku do të mundohemi ta zgjidhim qështjen e maternitetit,qështje kjo aq shumë e politizuar deri sot. etj

Drejtuesit e partisë së "RD" gjatë ketij takimi me gazetarë po ashut komentuan se organet e kësaj partie do të zgjidhen me një koncezus të ideve të shëndosha dhe progressive të cilat do ti kontribuojnë zhvillimit dhe kultivimit të vlerave të mirëfillta demokratike. Drejrtuesit e Partisë Demokaratike janë Dr.Ramiz Latifi, kyretar, pastaj Ecc.Naser Nuredini, Dr.Besim Abduli, Ecc.Burhan Emërllahu,Ars.Mustafë Hasani etj..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi