Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Augsburgu gjerman me shtatore të Nënë Terezës

Shko poshtë

Augsburgu gjerman me shtatore të Nënë Terezës Empty Augsburgu gjerman me shtatore të Nënë Terezës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 10, 2011 11:23 pm


Augsburgu gjerman me shtatore të Nënë Terezës

Augsburgu gjerman me shtatore të Nënë Terezës 9shtatorja4


Nëna Terezë përfaqëson jo vetëm simbolin botëror të humanizmit, por edhe shpirtin human të kombit shqiptar. Kështu tha sot, ndër të tjera, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e përurimit të shtatores se humanistes shqiptare Nëna Terezë në Augsburg të Gjermanisë. Zbulimi i kësaj shtatore është bërë në praninë e shumë qytetarëve shqiptarë e gjermanë, kryetarit të këtij qyteti, Peter Grab, dhe ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita.

Ministri Krasniqi në fjalën e tij po ashtu ka thënë se kjo shtatore i bën ndër të dy vendeve tona, Kosovës dhe Gjermanisë, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

“Shtatorja e nobelistes sonë nderon secilin shqiptar, por prezenca e saj këtu është një nder i madh edhe për Augsburgun dhe qytetarët e tij. Unë besoj se kjo shtatore është edhe një arsye më shumë për thellimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe në radhë të parë ndërmjet dy popujve tanë”, citohet të ketë thënë ministri Krasniqi.

Iniciativa për ngritjen e kësaj shtatore ka qenë e familjes Seferi, që jeton në Augsburg, dhe është mbështetur nga MKRS-ja.

Ministrit Krasniqi është pritur nga kryetari i Augsburgut, me ç’rast është biseduar për format e bashkëpunimit në lëmin e kulturës dhe sportit.

Ndërkaq, në takim me bashkatdhetarë tanë në Augsburg, ministri i MKRS-së ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet maksimalisht që mërgata shqiptare të ketë përkrahjen e duhur në të gjitha aspektet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Augsburgu gjerman me shtatore të Nënë Terezës Empty Re: Augsburgu gjerman me shtatore të Nënë Terezës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 10, 2011 11:24 pm

E paska hjekë çallmen e kenka veshur si prift. Sa shpejt e ndërrojnë lëkuren politicientët!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi