Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS

Shko poshtë

Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS Empty Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 13, 2011 1:30 am

Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS 217386_10150159777743186_678723185_6619685_5201978_n

Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS

Rrugëtim i gjatë me një fuqishmëri qiellore…
“Lirikja le të spikasë dhe të mbretërojë” …



Pragsimpozium

INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS

Dhenë gazetares dhe poetes se TV
GJIROKASTRA” Yllka Ponde W.P.S


Është i katërti në radhë si Simpozium dhe këtë vit merr përmasa të mëdha si asnjëherë në kuadrin e letërsisë sonë. Një rrugëtim i gjatë Gjirokastër, Tiranë , prishtinë dhe një grupim i fuqishëm i krijuesve. Janë rreth gjashë itë të vrullshme që kjo pasqyrohet në programin tashmëtë detajuar të publikuar kudo. Nuk na çudit ky fakt , por do të dëshironim të dinim diçka rreth kësaj ngjarjeje të madhe letrare… A mund tw na bwni njw ekspoze?

Respekt për njerëzit që vijnë nga zemra te zemra, nga frymëmarrja te frymëmarrja, nga agimi te agimi, nga inteligjentja te inteligjentja, nga shpirti te shpirti… Simpoziumet tashmë janë një aktrim i bukur kreativ dhe, në këtë rast, i produktimit lirik, që kërkon të gjejë mundësi ecjeje më emocionale , më të figurshme, më me prurje…
Ne këtë vit përsë dyti e zhvillojmë Simpoziumin ton ënëTiranë në ofrimin e bukru të mikpritjes dhe të emocionit të ëprbashkët dhe të realizimit po të përbashkët të Universitetit “Vitrina”, të cilin e kam quajtur “UNIVERSITET MODERATOR”, pasi nëkëtë universitet ke të bësh me një staf akademik niveli. Si nga Rektori i Universitetit Prof. Dr. Mario Kedhi, nga Z/Rektori Dr. Teki Kurti dhe në veçanti nga Drejtori i Përgjithshëm i Universitetit “VITRINA” zoti Edmond Vlashaj, Drejtori i Veprimtarive Kulturore z. Leonard Vlashaj dhe znj. Elona Hasanllari kemi gjetur gjuhë dhe veprim të përbashkët për konkretizim të suksesshëm… Ata kërkojnë së toku me ne të promovojnë vlera të reja e praktika të suksesshme… që i nevojiten progresivitetit të vendit tonë…
Me pyëti një se ku lindi ky bashkëpunim? Bashkëpunimet gjithmonë lindin mes të mençurve që e kuptojnë njëri – tjetrin që në syrim…
Para një figurim: Një çelje e bukur lulese kjo në këtë mjedis aromëndjellës kulturimi, progresiviteti, impulsimi dhe përkrahjeje. Një bashkëpumin frytdhënës, i spikatur, cilësor, evidentues, perspektiv, plot frymëmarrësi.

Ku shquhet ky event i këtij viti?

Ky event për Letërsinë shqiptare në veçanti dhe për atë botërore në përgjithësi këtë vit erdhi si fryt i përpjekjeve të përbashkëta të krijuesve shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera. Për herë të parë në historinë e letërsisë shqiptare u bë një grupim i fuqishëm poetësh, shkrimtarësh, studiuesish, artistësh në thënësinë koncize të përmendur të Ëngjëjve.
Për të përgatitur plot art këtë simpozium me një program të veçantë u deshën mjaft përpjekje, studime, analitika, prezantime, lindje të reja librore, evidentim talentesh, nisja e një RRUGËTIMI TË GJATË PROFILOR “PEGASI INTERNACIONAL” me një qartësi dhe dinamizëm, ku u fokusuan 250 poetë, jo vetëm nga vendi, por edhe nga vende të tjera të botës, ku u eksplorua pasuria shkrimore, u zbuluan talente të reja të spikatura dhe u bë ballafaqim konkret.. në kreaturat.

Ç’të reja sjell ky simpozium me këtë objekt të përcaktuar për Lirizmin?

*Një gjithëpërfshirje të poetëve, studiuesve dhe profesionalistëve në zbërthesën e elementëve të kësaj teme madhore të Lirizmit, në analitikën e mjaft karakteristikave, elementëve prezentë, fenomeneve të bukur duke i trajtuar në këndvështrime të thella të tilla të paevidentuara më parë, larg “lajthitjeve” lodrimtare dhe eksperimentale të pafantazuara.
*Kumtuesit si rrjedhojë e një objekti të drejtuar dhe një syrimi të plotë do të sjellin në kumtet e tyre analitike studimore dhe me projektim duke dhënë kontribut në pasurimin e ideve dhe praktikave .
*Në këtë kompleksitet ka ide të spikatura, sepse janë përfshirë kërkuesit ndaj vetes, të aftët, pasi u përdor dhe metoda e selektivitetit dhe e eliminimit të përqasjeve…
*Në këtë rrugëtim të gjatë profilor dhe profesional, për të ardhur deri këtu, është bërë një punë e studiuar serioze, intelktuale, estetike, etike, semantikore, gjuhësore, duke kontribuar dhe në neologjizma, që për herë të parë do të shtrohet problemi i vjeljes së këtyre neologjizmave të krijuara në këtë periudhë dydekatshe, ku studiuesit gjuhësore janë treguar të mefshtë , pasi kanë “objeksionin dhe mentalitetin” e tyre ”të dikurshëm”, kur në këtë “turmim ndjenjësor ” krijuesish ka zëra të fuqishëm konkurrues edhe pse jo shumë më të talentuar. Por kjo ndodh pasi “mbretëria” nuk do të copëtohet dhe të heq spektrin e mbretërimit. Ndaj kërkohet në këtë aspekt gjuhësor punë e kujdesshme me neologjizmat e fantazisë krijuese dhe spikatërinë e tyre për pasurimin e fjalësit shqip. Fundja këto neologjizma e kanë burimin prejardhjen nga vetë fjalët shqipe… Në këtë aspekt nuk duhet tulatje… dhe të tutemi…
*Me veprimet e zhvilluara deri tani po krijohet një mendim i ri kritik qëndrim estetik, nëpërmjet leximit analitik të elementëve detajues të krijimit, të pikësynimit të argumentit dhe përsjelljes së mesazhimit, të konfigurimit, të krijimti të modulit të ri kompozicional, të kriterit të gjithanshëm të prurjes, të operimit bistirik, veprimit të figurës, të mendimit dhe nxjerrjes në pah të mëshimit të thelluar të tij. Pra në këtë kontekst mendimi kritik po zhvillohet nga vetë poetët, kur analizat e quajtur kështu, kanë jetëri të plotë dhe shfaqin paqartësinë e atyre në këtë vërshim lumor… dhe ruhen nga honet dhe thepsitë… Kështu mendoj që ata duhet, po të kenë mundësi të dalin nga vorbulla e dhe meititeti, joklorofilizimi i mendimit kritik, nga cektinat, duke mbetur vetëm në analizën e varfër të rimëzimit, presences së figurës së thjeshtë, që kapet me një shikim syri qysh në ajër… Këtë gjenduri e kanë se ende s’janë çliruar nga karficëzimet dhe klasifikacionet e së kaluarës… , pra nga aplikimi i skemës së njëjtë… dhe të gatshme recitative… Në këtë kuadër po jepet një leksion i mirë për analitikën poetike dhe atë të prozës, pra në letërsinë ndryshe, jo të detyruar dhe pa spontaneitetin.

*Programi i këtij simpoziumi është një program me densitet analitik dhe mbart përvojat e fituara, prirjet. Duhet evidentuar faktin që në Mitingjet peotike në Tiranë dhe në Prishtinë do të shpalosen vlera tërësore. Një vlerë është realizimi i prezantimeve të ndryshme, po kështu do t’i jepet parësi shpalosjes së individualiteteve, që kanë kërkuar t’i mbyllin dritaret dhe të veprojnë në kuadratura të vogla.
Po kështu një realizim i nivelit është dhe KONKURSI “PEGASI INTERNACIONAL”, ku kanë marrë pjesë poetë nga 40 vende të Botës… dhe juria është krijuar me personalitete të letërsisë moderne më pesë vende. Një përgjegjësi e madhe organizimi me kod, ku dhe juria nuk njeh poetin, kjo aplikohet në vende të ndryshme, kodifikimi është i fshehtë dhe pas përzgjedhjes, selektivitetit jepen nëntë çmime, që sivjet do të quhen “PEGASI_VITRINA” dhe kjo përvojë do të vijojë në vitet e tjerë. Ndodhemi para një konkursi të tillë me akt shifror kodifikues, që heq privilegjin… dhe konkuron ndershëm i madhi i quajtur me të voglin, por çuditërisht i ashquajturi i vogël dylufton fuqishëm në arenën konkurruese.
Paraktikat e konkurrimit kombëtare tek ne janë konkurrime që ne i anashkalojmë…

*Në këtë Simpozium rëndësi do t’i jepet fjalës me peshë, respektit për lirinë e saj, kulturimit profesional, debatit lirik, guidimit poetik, interpretatimit skenik, filmimit, mendimit të ri kritik, paraqitjen e fenomenit spikatës, individualitetit të vlerës, mendimit të ri impulsiv, shfaqjes së intuitës, teknikimit të figurës.

Duam të falenderojmë të gjithë poetët, shkrimtarët e vendeve të tjera , të cilët për arsye që dihen, nuk do të jenë të pranishëm në seancat e Simpoziumit. Në këtë kuadër kanë ardhur përshëndetje të shumta…

Kohët e fundit mësuam se u krijua edhe LPSHJA “PEGASI” KOSOVA…

Krijim i LPSHA “PEGASI” KOSOVA është një realizim i bukur, një bashkim krijuesish , që ndoshta janë parë dhe me sy tjetër,… Kjo do të krijojë dhe ballafaqim vlerash e konkurrim, eleminim të vetvendosjes dhe të dhënies të titullimit, por një grupimi aftësisë dhe i ndjenjës së një bote shpiertërore… Në rrugë të gjithë janë nisur… E ndjej këtu që përshëndes lindjen e një lidhjeje me emër pellazgjik, me një emër yllësie. Një rrugëtim i realizuar për herë të parë në letërsinë shqiptare po e po, pasi Lidhjet e dikurshme ishin lidhje të vakta … dhe me problematikë të drejtuar…, lidhje kjo e krijuar larg himnizimeve dhe bujës… Ndonjeri mund të thotë se në rrugëtimin tuaj profil edhe ju keni mburrur.. Nuk është ashtu… Ne, nëse bëhet një studim analitik i thënies sonë me një kundërthenie del në pah realja.. dhe maturia,… atje “fshehur” është .
Historia e letërsisë shqiptare nuk mund të ecë pa këtë evidentim, pa këtë punë të palodhur që do të mbetet historikish në historinë e kësaj letërsie, pa qasur këtë lëvizje kaq madhore, këtë përparim vlerësimi kaq real e human jetësor, për këtë ecuri pa pushtet dhe pa ndihmesë financiare nga askush, vetëm nga vetja, por të ndihmuar nga dëshira që nuk të lë në mes të rrugës… Shihni këtë përparim me syrin e nënës, e cila ka një shikim të thellë larg shikimit diabetik…
Ngulitemi mire në mendje se levizja pegasiane sot është një lëvizje madhore që s’duhet të shihet me cinizëm me mllef; është një lëvizje që po del në ajri e fluturojnë me krahë të shëndoshë krijuesit, kudo që ndodhen, është një lëvizje plot evoluim i madh i përpjekjes për të kontribuar në mbajtjen e zgjuarsisë së këtij kombi të vjetër, i përpjekjes për të konturuar ecjen të një shoqërie, që shpesh cungohet nga Pashallarë të rinj të mësuar sot me pushtet , që presin rotacionin për të rifituar pozicionet e për të lëshuar pozimet e të paheqshmit… Kështu ecja stërkëmthohet, plagoset nga keqësomi i gjendjes dhe e arkivolizojnë.

Këshillimi dhe pyetësia juaj?...


E pse të mos merret në konsideratë gjykimi i të mençurve? E pse të maskohet e drejta profetikja , filozofikja? Analiza duhet të gjejë rrugën në këtë “asphalt” plot ferrime…

Të heqim portretet e atyre që janë të ngulitur, sepse kanë thënë që janë më të mirët dhe kur janë venitur, janë më të talentuarit, kur s’u ka mbetur asnjë gjë nga ish talenti i tyre, duke i klasifikuar siaps motiveve të gjetura.
Le të ngrihemi të gjithë në këmbë në tokë, duke mbështetur këmbët fort, të hedhim shikimin lart me ngadalë dhe të ndiejmë madhësinë e vogël në “hiperbolizim” vogëlsie…
Larg ditirambeve, larg vlerësimeve teorike dhe të drejtuara, larg çmimeve miqësore, larg mendjemadhesisë nga pozicione mediokriteti.
Krijuesit kërkojnë pushtetin e tyre të lirë, fjalën e bukur dhe dasmimin e kreaturës…

Lajtmotivi juaj?
“Lirikja le të spikasë dhe të mbretërojë” …
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi