Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nazim Bllaca: G2-shi në ZKZ-e është drejtuar nga Kadri Veseli

Shko poshtë

Nazim Bllaca: G2-shi në ZKZ-e është drejtuar nga Kadri Veseli Empty Nazim Bllaca: G2-shi në ZKZ-e është drejtuar nga Kadri Veseli

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 15, 2011 7:36 pm


Nazim Bllaca: G2-shi në ZKZ-e është drejtuar nga Kadri Veseli



Nazim Bllaca: G2-shi në ZKZ-e është drejtuar nga Kadri Veseli 16nnazim-bll.
Teuta Rexhepi Bota sot




Dy ish-shokë të ngushtë që po përballën në gjykatë, njëri dëshmitarë e tjetri i akuzuar, për herë të parë të enjten u afruan me njëri-tjetrën jo për t’u përshëndetur, por për t’u bërë krahasimi i lartësisë së trupit të tyre nga trupi gjykues. Këtë veprim e bënë Fahredin Gashi dhe Nazim Bllaca në Gjykatën Supreme, në pjesën e katërt të dëshmisë së Bllacës kundër Fahredin Gashit, i cili po gjykohet bashkë me Hysri Ramën lidhur me vrasjen e Salih Gashit natën e 15 qershorit 2009. Duke marrë parasysh deklaratat e dëshmitarëve të familjes Gashi, të cilët kishin thënë se në natën kritike kur ishte vrarë Salih Gashi, personat që kishin qenë në shtëpinë e tyre, njëri prej tyre ishte për 30 cm më i gjatë, avokati në marrjen në pyetje të Nazim Bllacës, i cili është dëshmitarë bashkëpunues në këtë rast, propozoi që të krahasohet gjatësia e të akuzuarit Fahredin Gashi dhe dëshmitarit në fjalë. Të dy të lartë përmendurit qëndruan në këmbë të mbështetur në kurriz nga njëri-tjetri dhe diferenca ndërmjet tyre ishte pothuajse 10 centimetra.

I pyetur nga avokati se a është e vërtetë se SHIK-u ta ka lëshuar kartelën me shenja të UÇK-së, Bllaca tha se me logo të SHIK-ut nuk kishte kartelë sepse kishte punuar ilegalisht. “Në ZKZ ka qenë G2 i drejtuar nga Kadri Veseli. Pas luftës kjo është ndarë si shtyllë e veçantë dhe ka operuar e vetme dhe jo në linjën e Agim Çekut. ZKZ-ja nuk ka pasur logo ndërsa SHIK-u e ka pasur dhe kjo është bërë edhe publike” , tha ai. Pas kërkesës së prokurorit Kolë Kransiqi, Bllaca ka vizatuar logon e SHIK-ut e cila më pas është prezantuar para trupit gjykues, prokurorisë dhe mbrojtjes. Pas pyetjes së avokatit drejtuar Bllacës nëse i kishin besuar kur kishte dhënë deklaratë në polici, ka reaguar trupi gjykues duke refuzuar pyetjen, mirëpo avokati Krasniqi ka thënë se policia në raportin e tyre ka konstatuar se Bllaca nuk ka informacione për krimet dhe në bazë të mesazheve që i kanë poseduar ata është vlerësuar se këto mesazhe kanë qenë kërcënuese dhe shantazhuese të cilat kishin për qëllim marrjen dhe përvetësimin e parave nga Fahredin Gashi në vlerë prej 400 mijë dhe 500 mijë euro. Bllaca më pas është pyetur nëse kishte kërkuar nga Shaban Syla dhe Hysri Rama të bëhet shantazh tek Gashi që të merren 400 mijë euro. “Unë personalisht e kam kërkuar gjithmonë obligimin tim dhe dëshiroj të them pasi që unë i ngrati nuk kam avokat dua ta pyes dekanin “se me kë ka bashkëpunuar Policia e Kosovës. Përgjigja ime është me Shaban Sylën dhe Hysri Ramën të dy autorë të vrasjes”, shtoi ai.

Bllaca është pyetur edhe nëse i kishte kërkuar para Afrim Gashit, djalit të viktimës Sali Gashit për t’i dhënë informacione rreth vrasje. Përgjigja e tij ishte jo, mirëpo avokati Krasniqi ia ka rikujtuar se më 10 korrik 2007 nga numri 044 620 276, në numrin 044 273 924 Bllaca kishte dërguar mesazh me përmbajtje “Hej dërgomi qato 20 mijë euro”, që sipas avokatit këto mesazhe vërtetojnë se Bllaca ka kërkuar para nga Afrimi në shkëmbim të informacionit. Avokati Krasniqi ka treguar se që nga data 25 qershor 2007 në ora 21 e 11 e deri 22 e 21, janë shkruar katër mesazhe ndërsa ato kanë vazhduar edhe të nesërmen me të 26-in dhe më pas me 29-in qershor në të cilat është kërkuar para në shkëmbim të informacionit. “Në njërin nga mesazhet është shkruar: “nuk po të intereson për babanë por pa dhënë para nuk mundem që të ndihmojmë unë dhe ai”, tha avokati Krasniqi. Me këtë rast Bllaca ka thënë se ai nuk i ka dërguar Afrimit mesazhe dhe për këto kanë punuar institucionet të cilat kanë dashur ta minimizojnë apo ta minojnë çështjen “Bllaca” duke filluar nga kryeprokurori e deri te grupi. Avokati Krasniqi ka kërkuar ta jap adresën e qëndrimit të tij në Mal të Zi dhe në Preshevë. Me këtë rast Bllaca ka thënë se nuk ka qenë i regjistruar sepse ka përdorur dokumente të falsifikuara ndërsa nuk mund të jap adresë të saktë pasi që ka qëndruar te një familje në Malin e Zi dhe nuk mund të garantohet siguria për ta. Gjykimi vazhdon më 12 maj kur pritet që Bllaca të merret ne pyetje nga te akuzuarit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi