Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:KALI I QYQES.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:KALI I QYQES. Empty Kujtim Stojku:KALI I QYQES.

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 21, 2011 1:17 am

Kujtim Stojku:KALI I QYQES. 50098_1342220805_3882957_n
Kujtim Stojku:KALI I QYQES.
Kujtim Stojku:KALI I QYQES. 208568_1648951707301_1342220805_1388288_3230167_n
Pranvera gjithmonë sjell qyqen mbi kalë
I cili rend revan nëpër re
Askush nuk e di kush ja shaloj qyqes kalin e bardhë
Që ku ku e vetme t’vjere t’këndojë për ne.

Të lodhur nga udhëtimi i gjatë
Krahhapur të dy pranvera i prêt
Kali s’largohet kurrë qyqen pa marrë
Duke fluturuar me bujë shtegtare nëpër re.

Në ndodhtë gjatë fluturimit ti thyhen krahët
E t’mos arrijë në vendin e vet
Kështu dhe ëndrrat ikin dhe vinë natën
Dhe gjumin shpesh herë ta kanë tremb.

Pranvera veshur plot me lule
Do të presë qyqen që t’këndojë
Kalëruar si kalorse mbi kalin e bardh’
Bashkë me pranverën do t’fluturojë.

Përherë e presim duke parë n’horizont
T’mos duket kali i bardhë i qyqes
Të vjerë siç vjen nga mot
Po s’erdhi ajo s’të ecën mbarë kurrë
N’mes korit t’zoqve ku ku kënga saj ushton…

Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi