Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë!

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë! Empty Asllan Dibrani:Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 21, 2011 11:16 pm

Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë!

/ Reagim nga Diaspora / Shkruan: Asllan Dibrani -
Asllan Dibrani:Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë! 4427_0_0_300x171_images_stories_Artikuj3_kjo-qeveri-i-ka-hipur-skijave
Kjo qeveri i ka hipur skijave
Asllan Dibrani:Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë! 4427_0_0_100x135_images_stories_viti2011_asllani
Asllan Dibrani


Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me disfatën e turpshme pran popullit të Kosovës, dje në Universitetin AAB-Riinvest “Kryeministër" Thaqi me klikën e vet u mundua tu qes hi syve popullit të Kosovës, me një stil të rrejshëm dhe bajat! Thaqi mundet me i mashtrua vetëm njerëzit qe akoma janë të privilegjuar përmes qeverise, nga djersa e popullit, ku e qoj ekonominë në një kolaps shkatërrues, ne një qorrsokak te pa krye, me çka pretendon qe vetëm me një burim përfitues nga firmat dhe "Emigracioni Shqiptar" në Evropë tu vilen paret përmes shërbëtorëve të vet në pikat doganore të Kosovës me plaçkitje, vjedhje, dhe keqtrajtim me një tatim marramendës ku si pasojë në tremujorin e fundit falimentuan mbi 2500 firma kosovare.

Sherr i debatit u bë studenti Frashër Krasniqi

Asllan Dibrani:Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë! 4427_0_0_300x225_images_stories_Artikuj3_akcioni-kjo-qeveri-i-ka-hipur-skijave

Kjo qeveri i ka hipur skijave


Prandaj sherr i debatit u bë studenti Frashër Krasniqi gjatë prezantimi të planit ekonomik të Kosovës 2011-2014 nga "Kryeministri" Hashim Thaçi të mërkurën në kolegjin “AAB-Riinvest” e ka vënë në siklet kryeministrin, kur është pyetur nga studenti aktivist i Vetëvendosjes nëse “Kjo qeveri u ka hipur skijave" gjatë kohës së hartimit të këtij plani.

Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë!

Aktivisti i “Vetëvendosjes” Frashër Krasniqi, më pastaj ka shpërndarë pamflete dhe në të shkruar “KJO QEVERI I KA HYPUR SKIJAVE!". Më pastaj aktivisti i “Vetëvendosje” është nxjerr jashtë sallës, ku edhe është grushtuar dhe rrahur nga autoritetet qeveritare. Nga kjo rrjedh se nuk ka ma prestigj dhe imunitet kjo qeveri fantazmë, me krim të organizuar në kurrizin e popullit.

Ky argumentim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! u përcoll me shpalosjen e parullës “Kjo Qeveri i ka hipur skijave” dhe shpërndarjen e fletushkave me argumentet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! tek të pranishmit, të cilët tërë aktivitetin e miratuan me duartrokitje.


Lexo artikullim:
Kjo qeveri i ka hipur skijave

Nuk rrahet fjala e lirë!

Nuk rrahet fjala e lirë e studentit të vetëvendosjes, nuk torturohet ma truri i shtresës se lart te universiteteve në Kosovë. Nuk fshihet ma lufta e drejt e ushtarakeve qe e çliruan vendin e sot u merren vlerat e tyre nga matrapaz pseudoushtarak. Nuk rrahet ma fjala e lirë qe të shprehet, për revoltën e masës se popullit qe janë ne buzë gremine, nga skamja si pasoje e qeverisjes se keqe. Nuk fshihet ma dhe nuk rrahet revolta ndaj një "Qeverie Kukull" qe e detyroj popullin kosovar të kërkoj azil politik në Serbi që deri dje na preu, na vrau e na torturoj, edhe kjo është pasojë e qeverisë aktuale qe ja ka pru thikën në fyt popullit. Nuk fshihet ma fjala e lirë qe të thuhet se dështoj regjistrimi i popullatës me përjashtimin e "Diasporës Shqiptare". Nuk mund te fshihet dhe te rrahet fjala e lirë kur thotë populli se qeveria aktuale na e shiti edhe pasurinë e trashëguar nga baballarët, duke përfshire, fabrikat dhe organizatat qe me mijëra punëtore dhe familje të Kosovës janë ushqyer, citojmë edhe të thënat e popullit kudo qe dëgjohet "Qeveritaret hajdut" na i shiten edhe gurët e Kosovës ...etj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi