Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komuna e Istogut ka 39 mijë banorë, befasohet KKR-ja

Shko poshtë

Komuna e Istogut ka 39 mijë banorë, befasohet KKR-ja Empty Komuna e Istogut ka 39 mijë banorë, befasohet KKR-ja

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 24, 2011 1:17 pm


Komuna e Istogut ka 39 mijë banorë, befasohet KKR-ja

Komuna e Istogut ka 39 mijë banorë, befasohet KKR-ja 1242421111-07


Në komunën e Istogut, procesi i regjistrimit është përmbyllur me sukses të plotë, kanë vlerësuar anëtarë të Komisionit Komunal për Regjistrim (KKR).

"Çdo gjë ka shkuar sipas dinamikës së paraparë. Nuk është shënuar asnjë ekses, ndërkaq përgjigja e qytetarëve në regjistrim ka qenë e mirë me përjashtim të pjesëmarrjes jo të kënaqshme të komunitetit serb", ka thënë anëtari i KKR-së, Isa Hoxha, duke shtuar se aktualisht stafi i angazhuar në regjistrim është duke i kryer punët përfundimtare administrative, kompletimin e materialit regjistrues për ta dorëzuar atë në Entin Statistikor të Kosovës.

Ndërkaq, Hoxha nuk ka publikuar rezultatet e regjistrimit me shifra, duke thënë se kjo është kompetencë e Entit të Statistikave të Kosovës. Por, megjithatë, një burim i sigurt ka konfirmuar se sipas regjistrit të sivjetmë komuna e Istogut ka 39 mijë banorë, ndërsa me këtë shifër janë shprehur të befasuar KKR-ja.

Sipas statistikave të regjistrimit të vitit 1981 komuna e Istogut kishte 50.104 banorë, ndërsa sipas të dhënave statistikore të vitit 1991 kjo komunë kishte 57,928 banorë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi