Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga: Shoqëria të ndërtohet në bazë të vlerave njerëzore

Shko poshtë

Jahjaga: Shoqëria të ndërtohet në bazë të vlerave njerëzore Empty Jahjaga: Shoqëria të ndërtohet në bazë të vlerave njerëzore

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 25, 2011 2:09 am


Jahjaga: Shoqëria të ndërtohet në bazë të vlerave njerëzore



Jahjaga: Shoqëria të ndërtohet në bazë të vlerave njerëzore P25_Katedrale_Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen solemne me rastin e Festës së Pashkëve në Katedralen në Prishtinë


Presidentja Jahjaga u prit nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Në fjalën e tij në ceremoninë solemne Imzot Dodë Gjergji tha se kjo është hera e parë që një Presidente femër uron Pashkët në një katedrale katolike.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, uroi Imzot Dodë Gjergjin dhe të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. Në fjalën e saj para të pranishmëve presidentja Jahjaga tha:

Jahjaga: Shoqëria të ndërtohet në bazë të vlerave njerëzore Vizita_ne_Katedrale_

Për shumë mot Pashkët. Ju urojmë Juve Imzot, Juve priftërinjve, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë dhe në botë. Kjo është Festa më e madhe e besimit të krishterë, është besimi vet, është Ringjallja, është ngadhënjimi i jetës mbi vdekjen, është jeta e amshueshme e njeriut që e jeton i bashkuar me Zotin, në vlerat më të mira njerëzore, në besimin, në sinqeritetin, në ndershmërinë, në solidaritetin dhe në ndihmën ndaj njeri tjetrit, në përkushtimin ndaj Atdheut.

Populli e di dhe e respekton angazhimin e Kishës katolike për Fe e Atdhe, që ka qenë parimi themelor i angazhimit nëpër shekuj dhe ky angazhim dhe ky unitet me popullin do të ekzistojë sa të jetë jeta.

Unë si Presidente e Republikës së Kosovës ju deklaroj se shteti i Kosovës, institucionet e tij, janë të gatshme të ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme, pra shteti do t’i kryej të gjitha obligimet kushtetuese dhe ligjore ndaj komuniteteve fetare, dhe në këtë punë jemi të gjithë së bashku, për të përparuar proceset demokratike dhe për të ndërtuar shoqërinë në vlerat e saj njerëzore, që respektojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, që respektojnë dinjitetin e individit dhe të institucioneve. Erdha këtu në Katedralen “Nëna Terezë” që Ipeshkvit të Kosovës, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve të krishterë t’ju uroj Pashkët këtë festë më të madhe të krishterimit. Këtë festë të Ringjalljes dhe të besimit në jetën e amshueshme, në vlerat e të gjithë njerëzve si krijesa të Perëndisë. Urojë të gjithë qytetarët e Kosovës që Pashkët t’i kalojnë me familjarët me miqtë shokët në gëzime në hare dhe në begati.

Uroj që në këtë ditë, të kujtojmë dhe të ndihmojmë ata, që kanë nevojë për përkujdesjen dhe për ndihmën tonë.

Paqja qoftë me Ju.

Për shumë mot Pashkët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi