Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit dhe shqiponjat e Anglisë

Shko poshtë

Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit dhe shqiponjat e Anglisë Empty Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit dhe shqiponjat e Anglisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 27, 2011 1:15 am



Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit dhe shqiponjat e Anglisë U1_11111
Revista Shqiptari me Shqiponjat e Manchesterit
Shqiptari i Bukureshtit dhe shqiponjat e Anglisë
Nga Baki Ymeri
Për gruan thonë se vdes dy herë, së pari kur plaket, dhe pastaj kur e jep shpirtin. Dhe thoshte Rebreanu në kohën e tij, se më e dhembshme është e para. Pleqëria shëmbëllen me një gogol që duhet t’i tmerrojë letrarët dhe artistët. Jo pleqëria fizike si proces normal, por ajo artistike si prodhuese e veprave të vdekshme. Për fat të mirë, porsi bukuria e femrës, Shqipëria e lindur para se të lindë bota dhe Shqiptari i Naços i lindur para 123 vitesh në Bukuresht, nuk dinë as të plaken e as të vdesin. Përkundrazi, ato shkojnë duke u pasuruar e stolisur gjithnjë e më shumë, sidomos në pikëpamje fizike dhe përmbajtësore. Shqiptari i Naços delte para një shekulli, herë në 4 e herë në 8 faqe bardh/e/zi të formatit të Zërit të ditës apo të Kohës ditore. Në ditët e sotme, Shqiptari i Bukureshtit del herë në 8, herë në 20 e herë në 64 faqe në kolor. Botimin e tij e përkrah një herë në vjet ambasada e Shqipërisë, me rastin e Ditës së Flamurit, dhe e përkrahin herë/pas/hare bij e bija shqipesh, të njohur e të panjohur, si Vitore

Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit dhe shqiponjat e Anglisë U1_2
Album betejash shqiptare për çrobërim nga barbaria osmane
Leka, Xhever Ymeri, Adelina Dokja, Mediar Leka, Ylli Dilo, Xhafer Leci, Elona Zhana, Sefer Abdija, Havzi Omeri, Ismail Iljasi, Iljaz Kamberi, Kadri Voka, Agron Elezi e tjerë.
Shqiptari i Naços të cilin e rithemeloi Dr. Xhelku Maksuti dhe të cilin e drejtoi Luan Topçiu dhe autori i këtij shkrimi, ndjek modelin e rilindjes duke përjetësuar kujtesën e admirueshme e të thellë të humanizmit, atdhetarizmit dhe kulturës shqiptare gjithandej në botë. Këtë e vërejmë edhe në dy numrat e fundit, nga të cilët, në numrin e parë (nr. 2/2011), bëhet fjalë për Petro Nini Luarasin në 100 vjetorin e vrasjes së tij nga andartët grekë, për mësuesin patriot që tha para se ta japë frymën e fundit „Nëse më vrisni, gjakun ma ruani që me të fëmijët të shkruajnë gjuhën shqipe”. Pason një artikull në gjuhën rumune mbi shqiptarët si minoritarët më besnikë të Rumanisë, nga Vasile Lupu (Ujku) e deri te Dora D’Istria, Viktor Eftimiu dhe Xhelku Maksuti, një portret i Kurtesh Devajës kushtuar Xhemal Mustafës nga Sllatina e Vitisë me titullin „Don Antoni, Kosova dhe Bukureshti”, nga një cikël vargjesh të poeteshave rumune Florica Bud dhe Andrea Maria Cotoros, një vështrim estetik të poeteshës Mariana Floarea, një rubrikë me titullin Mirënjohje nga Shipkovica dhe një gamë fotografishë të bukura që e dinamizojnë këtë numër të revistës që del në një vëllim prej 20 faqesh.

Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit dhe shqiponjat e Anglisë U1_3
Ballina dhe paskopertina e revistës Shqiptari (nr.2-2011)
Numri tjetër i Shqiptarit (nr.3/2011), kushtuar shqiponjave të Mançesterit, del në një vëllim prej 64 faqesh me sponsorizim të Agron Elezit nga Lezha e Skënderbeut. Ja disa nga subjektet atraktive që zgjojnë kurreshtjen e palës shqiptare, rumune dhe euro/amerikane: Historiku i Famullisë së Binçës, Shqiponja e Mançesterit, Turneu i shahut në Manchester, Kryetari i Komunës së Oldhamit, David Jones dhe Osman Caka, Shqiponjat e Mançesterit në faqet e massmedias shqiptare, Gjaku i viktimave në themelet e pavarësisë, Zgjohu nga gjumi Kosovë, Takimi me Tony Blearin, Zoti Caka në shtypin britanik, Osman’s dream comes true, Kosovo couple ordered to leave UK by Smyth Harper, Kosovo couple's deportation fear by Smyth Harper (II), Elegji për djalin e vrarë në luftë, Chess club wins triple tophy bid, Plaque marks refugee arrival, Documente despre terorismul sârb în Kosova, Padia kundër paramilitarëve serbë, Pamje nga filmi kushtuar Nënës Tereze, Shqiponja e Mançesterit në faqet e shtypit britanik, Fotografi historike dhe faksimile nga shtypi shqiptar dhe britanik. Gëzuar!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi