Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Floresita Bossi:Martina Ivezaj, modelja shqiptare që refuzoi “Playboy”

Shko poshtë

Floresita Bossi:Martina Ivezaj, modelja shqiptare që refuzoi “Playboy” Empty Floresita Bossi:Martina Ivezaj, modelja shqiptare që refuzoi “Playboy”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 9:52 pm

Floresita Bossi:Martina Ivezaj, modelja shqiptare që refuzoi “Playboy” 224093_210761552282500_100000459708475_738012_3043334_n

Floresita Bossi:Martina Ivezaj, modelja shqiptare që refuzoi “Playboy”

Apr 28, 2011

Është shqiptare, por lindur e rritur në Gjermani. Bukuroshja 21-vjeçarja Martina Ivezaj, ka pushtuar revistat dhe pasarelat e modës në Evropë dhe SHBA dhe me të drejtë mund të thuhet se tanimë ka një karrierë ndërkombëtare, edhe pse në Shqipëri nuk njihet shumë.Ka pasur bashkëpunime me fotografë të ndryshëm, mes së cilëve me të mirënjohurit Michael Ëilfing dhe Christian Holzknecht. “I pari është një fotograf yjesh nga Gjermania dhe punon për revistën “Bravo”. Ndër të tjerë, ai ka fotografuar edhe këngëtaren Shakira, 50 Cent etj”, – tregon Ivezaj.Sa i përket fotografit Christian Holzknecht, që është nga Austria, ka bërë fotografi edhe për revistat e njohura si “Playboy”, “FHM” etj. Ai ka qenë fotografi i Ivezajt gjatë kohës kur ajo ka qenë duke konkurruar për “Miss Tunning 2009/10”.E pyetur se a do të bënte foto nudo për ndonjë revistë, Martina thotë se edhe pse e kanë ftuar, nuk ka pozuar për foto të tilla. “Kam pas një ofertë nga ‘Playboy”, por nuk e bëra këtë, sepse nuk m’u përshtat kjo gjë. Edhe pse fitimet që do të mund të merrja për këtë punë do të ishin të majme, prapë mendoj se për mua eurot nuk janë gjithçka”, – është shprehur modelja shqiptare, e cila ka një kontratë me një agjenci modelimi në Gjermani.Ivezaj është një modele, e cila ka bërë shumë reklama nëpër TV , sidomos nëpër panaire të makinave, kryesisht në Gjermani. Tani ajo ka një ftesë, për të realizuar disa reklama automjetesh në Itali, por për shkak të mundësive të kufizuara nuk ka mundur të shkojë, sepse ka pasur edhe disa punë të tjera në Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi