Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnik R. Bardhi: Propozim për dekorim të z. Arben Xhixho

Shko poshtë

Besnik R. Bardhi: Propozim për dekorim të z. Arben Xhixho Empty Besnik R. Bardhi: Propozim për dekorim të z. Arben Xhixho

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 10:41 am

Besnik R. Bardhi: Propozim për dekorim të z. Arben Xhixho U1_BesnikBardhiPër: Z. Bamir Topi
President i Shqipërisë.
Lënda: Propozim për dekorim të z. Arben Xhixho, redaktor i VOA – s, në gjuhën shqipe.
Kam nderin e veçant të Ju shkruaj ktë letër shkëlqesisë Suaj duke shpresuar se do t’ju gjejë shëndosh dhe me bekime të Zotit.
Më quajnë Besnik Bardhi. Jam një shqiptar nga Kosova. Kam lind në qytetin e lashtë të Gjakovës, ku jetoj dhe punoj. Jam mjek, specialist i otorinolaringologjisë. Kam studiuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, kurse specializimin e kam përfunduar ne Universitetin e Zagrebit, në Kroaci.
Një kohë të gjatë mirrem me veprimtari të ndryshme shoqërore dhe politike, si para luftës ashtu dhe pas luftës në Kosovë.
I nderuar z. President, kjo letër e imja, ka karakter shpirtëror dhe ndoshta është pak e vonuar, në fakt është një kërkesë shumë e sinqert e imja, për dekorim të një njeriu shumë human, atdhetar dhe antikomunist i verifikuar.
Ai njeri quhet Arben Xhixho, aktualisht redaktor i VOA – s në gjuhën shqipe.
Unë isha në krye të delegacionit të PSHDK –së, të ftuar nga PD në Shqipëri, në shtator të vitit 1991. Me ktë rast takova shumë personalitete shtetërore si dhe kryetarin e PD –së së asaj kohe, z.Sali Berisha.
Duhet theksuar, se më ktë rast shkaktova një incident të rëndë diplomatik, kur në intervisten e dhënë gazetarit z.Arben Xhixho, në Radio Tirana, për emisionin Radio e Jashtme, deklarova: " Komunizmi është ideologji e huaj për shqiptarët dhe si i tillë duhet çrrënjosë nga të gjitha trojet shqiptare ". Kjo intervistë nuk u qensurua fare nga z.Xhixho dhe menjeherë u emetua në radio Tirana.
Pasoj reagim i ashpër nga prezidenca dhe u njoftua anulim i takimit të Bardhit me presidentin Ramiz Alia.
Kjo ngjarje e pazakont, për atë kohë, kishte porosinë e qartë dhe luajti rrolin e dallëndyshës së parë lajmëtare të ndërrimeve historike antikomuniste dhe antidiktatoriale, që pasuan pak më vonë në Shqipëri.
Me të drejtë thuhej në atë kohë se kjo ngjarje ishtë një tërmet i fortë antiqeveritar dhe atakim i drejtperdrejt i PPSH -së.
I nderuar z.President Topi, si dëshmitar dhe pjesmarrës direkt në këtë ngjarje, si vëlla nga Kosova, kam nderin që z. Arben Xhixho, të ju propozoj për nderim dhe dekorim, me motivacion për kurajon dhe guximin qytetarë dhe profesional të treguar, për vlera të veçanta si dhe kontribut të vyer në luftën kundër komunizmit dhe vendosjen e demokracisë shqiptare.
Z.Arben Xhixho dhe vepra e tij, bënë që në Shqipëri të krijohen opinione të fuqishme antiqeveritare dhe antikomuniste deri në fitorën e demokracisë në Shqipëri.
Mbetëm me shpresë që së shpejti do të bëhet realitet kjo kërkesë e imja.
Zoti ju bekoftë Ju dhe familjën Tuaj !
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën !
Me respekt të thellë,
Juaji,
Dr. Besnik R. Bardhi
Gjakove, 21.02.2009
Cel.044 122 584
Tel.+381(0)390 322 323
e – mail: besnikb@yahoo.com
http://sq.wikipedia.org/wiki/Besnik_Bardhi
www.bardhimed.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi