Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga 1 maji, thjeshtësohen procedurat në kufirin Kosovë-Shqipëri

Shko poshtë

Nga 1 maji, thjeshtësohen procedurat në kufirin Kosovë-Shqipëri Empty Nga 1 maji, thjeshtësohen procedurat në kufirin Kosovë-Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 11:59 pm


Nga 1 maji, thjeshtësohen procedurat në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga 1 maji, thjeshtësohen procedurat në kufirin Kosovë-Shqipëri Pakufi-fotolajm


Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka njoftuar kabinetin qeveritar për nënshkrimin e memorandumit me Republikën e Shqipërisë për thjeshtësimin e proceduarve të kontrollit kufitar që nga 1 maji.

Ndërsa, në një vjetorin e fillimit të ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdar, në vazhdim të Rrugës së Kombit nga Durrësi në Morinë, të përfunduar në Shqipëri, Kryeministri Thaçi ka vlerësuar lartë punën e kryer në këtë projekt të rëndësishëm për vendin.

"I gjithë ky projekti është duke shkuar sipas planifikimit që kemi bërë si Qeveri e Republikës së Kosovës, së bashku me konsorciumin Bektel Enka. Të gjitha obligimet Qeveria e Republikës së Kosovës i ka kryer me përgjegjësi të lartë", tha ai.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar është miratuar vendimi për angazhimin e zyrtarëve për pajisjen me dokumente personale nëpër misionet konsullore të Republikës së Kosovës.

Në fillim të mbledhjes, kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka përshëndetur krijimin e komisionit për ndryshimin e kushtetutës dhe komisionit për reformën e sistemit zgjedhor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi