Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumturimi i Papa Gjon Palit të II, Topi niset drejt Vatikanit

Shko poshtë

Lumturimi i Papa Gjon Palit të II, Topi niset drejt Vatikanit Empty Lumturimi i Papa Gjon Palit të II, Topi niset drejt Vatikanit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 11:17 pm


Lumturimi i Papa Gjon Palit të II, Topi niset drejt Vatikanit

Lumturimi i Papa Gjon Palit të II, Topi niset drejt Vatikanit 1bamir-topi


Kreu i shtetit Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, me ftesë të Selisë së Shenjtë të Shtetit të Vatikanit, u nisën sot drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtë të Lumturimit të Papës Gjon Pali II, e cila do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Romë.



Në meshën solemne, që pritet të zhvillohet me këtë rast, do të jenë të pranishëm mjaft personalitete të larta të Papatit të Vatikanit, drejtues e përfaqësues të lartë të shtetit italian, kryetarë shtetesh të vendeve evropiane e botërore, dhjetëra e mijëra pelegrinë, besimtarë e bashkëatdhetarë polakë, e qytetarë të tjerë nga mbarë bota.

Ditën e dielë paradite, më 1 maj 2011, Kisha Katolike e Vatikanit do të zhvillojë ceremoninë e Lumturimit të Papës Gjon Pali II, nëpërmjet meshës madhështore që do të drejtohet Papa Benedikti i XVI. Ky lumturim vjen pasi Selia e Shenjtë vërtetoi se Papa Gjon Pali ka kryer të paktën një mrekulli. Me dekretin e miratuar nga Papa Benedikti XVI, procesi i Lumturimit apo shpallja e Papës Gjon Pali II “i bekuar” shënoi një hap vendimtar drejt shenjtërimit të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi