Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VESET E ÇORODITURA

Shko poshtë

VESET E ÇORODITURA Empty VESET E ÇORODITURA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 3:18 pm

VESET E ÇORODITURA

Për ta zbuluar rakinë, shpikësi i tij bëri përzierjen e tri llojeve të gjakut nga tri lloje të ndryshme të shtazëve.

Tregimet e mëdha që i ruajmë në mendjet tona janë në portretizime dhe në shembuj. Këto në gjuhën arabe quhen mesele. Një kësi tregimi, i një frati katolik nga Sutjeska e Mbretit, të cilën ai disa herë e kishte përsëritur në raste të inaugurimeve të xhamive të reja, në rrethinat e Kakanjit të Epërm gjatë viteve gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, me të cilin i entuziazmonte të pranishmit, aq thellë mu ka ngulitur në kokë, sa që edhe me dashtë me harrua nuk kam mundësi, por do të shtoja se, edhe nuk dua ta heq nga kujtesa. Tregimin e tij të lirë, të hapur, dhe të qartë, në atë kohe, frati katolik në mënyrë shumë efektive dhe vulë dhënëse me pika të shkurta e përfundonte, duke treguar se në ç'mënyrë është bë dhe prodhua rakia (lexo alkooli): "Për me arrit deri te zbulimi i rakisë së parë, novatori dhe mjeshtri i tij bëri përzierjen e tri llojeve të gjakut nga tri lloje të ndryshme të shtazëve. Në kazanin për zierjen apo pjekjen e rakisë së pari e derdhi gjakun e majmunit, pastaj të qenit dhe në fund at të derrit. Për këtë arsye, kur njeriu po sa fillon të pinë dhe të disponohet ai, qeshet, kërcen (luan) dhe me sjelljet dhe gjestet e veta i ngjason majmunit, kur pak më tepër dehet, cafullon si qeni, ndërsa kur dehet deri në fund e maje atëherë rrokulliset nëpër baltë me çka tërësisht i ngjason derrit."

Ky tregim i thjeshtë që lehtë mbahet në mend ma zgjoi kërshërinë në ç'mënyrë edhe e obligova veten që të bëja një kërkimi themelor për t'iu përgjigjur pyetjes se ç'është rakia?

Si një mysliman që asokohe kisha të kryer vetëm medresenë, përgjigjen për këtë e kërkova në Kuran. Dhe përgjigjen jo vetëm për rakinë, por edhe për bixhozin, dhe fallin me ndihmën e hedhjes së shigjetave, si dhe idhujtarinë (adhurimin e statujave) i gjeta në Kuran, në suren e pestë, ajeti nëntëdhjetë: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar."

Verën, bixhozin, idhujtarinë dhe magjinë (fallin) Kurani i kualifikon dhe i përcakton si vepra të shejtanit, rrugë të shejtanit dhe punë të mbrapshta, pra i barazon dhe me një fjalë i quan-vepra dhe punë të mbrapshta të shejtanit. Mënyra dhe rruga e vetme që njeriu, bashkëshortësia, familja, akraballëku, vëllazëria, fisi, populli, kombi, rasa, dhe mbarë njerëzimi të shpëtojnë nga ato katër punë të mbrapshta të veprave të shejtanit, është që ato t'i ç'rrënjosin dhe t'i hedhin poshtë tërësisht. Nga qëndrimet e çdo njeriu veç e veç, që njëherë është edhe gjykimi i pa shmangshëm i çdo personi që bie viktimë e saj, rakia, idhujtaria, magjia dhe bixhozi të cilat njeriun e bëjnë të varet prej saj dhe të cilit ia rrënojnë vlerat esenciale të moralit, prej zemrës ia shkoqitin teuhidin dhe kelimei-shehadetin (monoteizmin), ndërsa në zemrën e tij e fusin shirkun-politeizmin, me ç'gjë i errësohet mendja dhe intelekti, i ngushtohet dhe bllokohet vetë dija, kurse ia shkatërrojnë ndërgjegjen dhe lirinë, ndërkaq që pamja e jashtme e tij zhvishet deri në atë masë sa që i ngjason shtazës. Të gjitha këto e fusin në mëkate të mëdha. Në këtë mënyrë një pijanec i madh të cilin e njeh çdo kush si të tillë, bëhet i varur nga rakia sikurse mushriku ndaj idhujtarit të rrejshëm, kumarxhiu ndaj bixhozit, dhe personi i mashtruar ndaj magjisë dhe fallit. Pikërisht në esencën e kësaj varësie dhe të formës së rrezikshme të vetë robërisë, vetë devijimit, vetë aleancës, nënçmimit, shkatërrimit, vetë negacionit, ikjes nga identiteti, dinjiteti, autoriteti dhe mos mbajtja e vetes duke iu nënshtruar alkoolit dhe defekteve dhe zakoneve të këqija, Muhamedi a. s. me një shembull ua tërheq vërejtjen myslimanëve: "Betohem në Allahun dhe e thërras për dëshmi se meleku Xhibrili më ka thënë: O Muhammed! Me të vërtet pijaneci i madh i për ngjanë idhujtarit, i përngjan përkulësit të Latës dhe Uzatit. Për atë arsye ai që vdes si pijanec i madh, kur të takohet me Allahun, me te do të veprohet sikurse me idhujtarin."

Rezultatet e shejtanit me këto katër vepra qe i banë njeriut nuk qëndrojnë vetëm te shkatërrimet individuale, bashkëshortore, (edhe pse këto më së shumti i sulmon), familjare, dhe njerëzore, por në përgjithësi në mbarë shoqërinë. Ai nëpërmes alkoolit, bixhozit, idhujtarisë dhe magjive dëshiron dhe i arrin katër qëllime, dy në mesin e njerëzve dhe dy të tjera në mes relacionit me Allahun xh. sh. Në lidhje me këtë Kurani i Madhërishëm thotë: "Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t,ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra a po jepni fund?" ( 5:91 ).

Alkooli dhe bixhozi janë vese të rrezikshme dhe të çoroditura me pasione dhe sëmundje të pa shërueshme. Muhamedi a. s. thotë: "Gjënë e parë që e ndaloi Zotëruesi im pas adhurimit të idhujve, ishte përdorimi i alkoolit dhe të grindurit me njerëz. Mos përdor pije alkoolike, sepse alkooli është çelësi dhe burimi i çdo të keqes. Ai që bën kurvëri dhe e përdor alkoolin, Allahu xh. sh. do t'ia largojë imanin sikurse njeriu kur e zhvesh këmishën nga koka. Nuk frikohem për pasardhësit e mi se do mund t'i goditë ndonjë fatkeqësi më e madhe se sa që mund të ju sjellin femrat dhe alkooli". Me të vërtet, alkooli si një vepër dhe rrugë e shejtanit duke e rrënuar shoqërinë njerëzore (dashurinë, miqësinë, bashkëpunimin dhe solidaritetin) vendos një armiqësi-urrejtje dhe konflikt, i shmang njerëzit nga devotshmëria dhe Allahu. Gjatë tërë historisë të gjitha shoqëritë me zhvillime të larta që kanë realizuar prosperitet material dhe përshtatjen me gjithë bollëkun e jashtëm, po rrezikohen që rinia me ndihmën e këtyre veseve të këqija dhe të rrezikshme (si alkooli, bixhozi, prostitucioni, homoseksualizmi dhe droga) po e përjashtojnë vetë veten e tyre, nga përmbajtja e vërtet e jetës e cila, megjithatë, siç pohon edhe Max Weber mbështetet në frymën religjioze-morale dhe në rrënjët kulturo-tradicionale. Këto gjenerata me zhvillime të larta qytetëruese në fazën e parë dhe para se gjithash i përkushtohen kënaqësive të të mirave materiale, kurse pas ngopjeve dhe mërzitjeve nga këto, ata kalojnë në kënaqësinë e fazës së dytë që është shumë me e rrezikshme se ajo paraprakja-të shfaqurit e energjisë jetësore. Kjo energji e kënaqësisë jetësore në mënyrë të pa shmangshme i orienton kah llojet e ndryshme të çoroditjeve edhe më të rrezikshme patologjike (droga, bixhozi, alkooli, homoseksualizmi, prostitucioni), që t'u përshtaten degjenerimeve të pa zakonta të cilat i nënshtrohen shtrenjtësisë, harxhimit dhe rrezikimit.

Në këto shoqëri të zhvilluara dominon një ndjenjë (që për rininë është shumë e rrezikshme) që çdo gjë njëkohësisht mund të blihet dhe të shitet-normalisht me anë të parasë.


Përgatiti dhe përshtati: SHEVKI SH. VOCA
*Marrë nga libri "Izmedzu Politeje i Anarhije"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi