Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKEL ME POEZI NGA VENKA CAPA.

Shko poshtë

CIKEL ME POEZI NGA VENKA CAPA. Empty CIKEL ME POEZI NGA VENKA CAPA.

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 02, 2011 12:24 pm

CIKEL ME POEZI NGA VENKA CAPA. 230522_1668898965970_1342220805_1413246_6122541_n
CIKEL ME POEZI NGA VENKA CAPA.

Kam lindur ne 11 shtator 1962 Stebleve te Dibres , shkollen e mesme
kam mbaruar ne Ylli Kuq Kamez Dega Zooveterinari
e jetoj aktualisht ne Tirane , ne 2006 botoj librin e pare me poezi
Per pak lumturi !, se shpejti jam ne proces per botimin e librit te dyte me poezi



1-Pasqyra

Statujë para pasqyrës,
Ngjethen rrudhat,
Thinjat shpirtërore,
Imazhi yt më përqesh,
Trembet në sy pasqyra…
Ciflat bien si gurë,
Hijes së dëshirave,
Shterpë…


2-Jam grua

Hedh vështrimin
Zbehtësisë së dritës…
Jam cung dru tharë
Përplasur nga fati,
Rrahur nga mëshira,
Në stinë hipokrizie.
Malli që kullos për jetën,
Më dhuron këmbët e lisit,
Lutem para Shën Marisë:

Jam grua, kam shpresa,
Më vlon dëshirë e shenjtë,
Më hidh një degë të pafaj,
Të lidh dashurinë amësore!


3-Filxhani i kafesë

Filxhani i kafesë mban lëngun e zi të,
Cigarja djegien me shtëllunga shpërndan,
Shpirti i afrohet pemës së braktisur,
Era e tërbuar e kohës lëviz rrënduar,
Ku këputet një filiz i njomë lastarë,
Degët të lagura nga lotët e syrit.
Edhe toka rënkon me një zë grykor,
Nga ky yll që u shua si meteor...
Kënga ka rrëshqitur nga vegla muzikore,
Dëgjoj simfoninë në vaj...
Qielli ka një ngjyrë që s’është veç blu,
Çarçafë gri nga lart si mantel për mua,
Dielli shpërndan grimca rrezesh të vetëvrarë,
Durimi kërkon zgjatjen e dorës së pa faj.


4-Pa titull

O atmosferë e rënduar, ajërndotur,
I pisët, me vizion imagjinar!
Jam në pragun e një pritjeje,
Pranë një porte të mbyllur që mban erë,
Fëlliqësia shikon anembanë zhurmshëm,
Vdekjet na shohin drejt e në sy,
Fjalët e tellallëve janë të pakuptimta,
Tradhtia shkarkon muzgjeve të përhirta...
Po vetmia qan e dhemb, shpirtvrarë,
Pret në stacionin e ardhmërisë së vonuar.
Në fund, mallkimi del nga shpirti,
Për kohën e gjatë të ikjes së gjërave,
Në asgjësimin e një fundi të pafund,
Ku asnjë s’kërkon falje, faljeeeeee, falje!


5-Njeriu Bosh

Teksa eci në rrugë
Hija e trupit më përndjek...
Kur dielli ka çastin e përndritjes,
Shpresa qesh nën buzë e vrarë,
Në dridhje kënaqësish të pa jetuara...
Vështrimet si shigjeta të mprehta,
Thyejnë shkëlqimin në sytë e mi,

Në rrugë një zonjë e bukur,
Puthte me dashuri qenin e saj...
Afshi kundërmojë ajrin përreth...
Rruga zhvesh krahët e kthesës,
Unë var në degë të vështrimeve,
Përçmimin e njeriut bosh në shpirt.


6-Të kërkoj


Të kërkoj
Në sqep të ëndrrës,
Larguar
Muzgjeve të shpëlara….

Të kërkoj
Në kurmin e trëndafilit,
Thyer
Në duar dëshpëruese…

Të kërkoj
Labirinteve të dritës,
Fshehur qelizave
Të shpirtit tim.

Të kërkoj,
Ankthit të zemrës,
Të më duash kjo që jam,
Shpirtëbardhë!


7-PREK NJË FERR

Pak nga pak, dimri po na shëndenë,
Po vjen pranvera, dashnorja e poetëve.
Unë kam zënë radhë në një pllajë,
Ku kanë çelë bisqe lulesh, ndër pemë,
Pemë të buta e të egra.

Afrohem me dëshirë prej zogu,
Të prek një bisk të njomë,
T’ia vë kurorë mbi shpinë
Mëkateve të dimrit...
Por dora më prek një ferr,
Që më drithërojë dëshirën...

Mblodha flokët e dhimbjes,
Peshqesh për pikëllimin!


8-Ngjyer në pafajësi


Jeta ime pelegrin në Sahara,
Zbehtësia e ditëve shoqëria ime,
Nëpër stinë hipokrite
Shartuar në pemë cungje drutharë,
Kalema besimi, e njomështie,
Me mall limfe dashurie,
Përqeshur nga mëshira.
Mendimi gjezdisë nëpër jetë...
Në rrënjë trungu, hiperbolash,
Nëpër qumështin e gjinjve të mi,
Lodron një dritëz Shën Mërie.
Degë të pa faj në letër,
Të bardhë, e etur shkronja,
Zambak të fshehur ndrojtjes.
Jam zog i ngjyer në pafajësi,
Mes fajit të të gjitha botëve ....

9-Hapësirave të shpresës

Poezisë i dhashë gjakun e frymëzimit,
Vargut i dhashë timbrin e përflakur,
Heshtjen e ofshamës së dhimbjes, rimës.
Plagët që rishfaqen si batica e zbatica,
Metamorfozave të mendjes sime,
Arnuar me penj shpirti të padukshme,
Lidhin fjalët e METRIKES.
Për të shteruar damarët e helmuar,
Që nga lotët s’gjendet as lum për t’i larë,
S’gjendet për t’i tharë as një copëz diell...
Ëndrrat e mia shëtisin zhveshur kudo,
Ndër hemisfera afshnore,
Metafora si një nimfë më buzëqesh.
Sublimja gjinore,
Me ëmbëlsi më mat pulset e netëve magjike,
Duke transmetuar damarëve të bukurën ndjesi,
E lehtas më largon ngricën dimërore.
Si pishtar ndezur qëndron strofa,
Duke u harlisur shtigjeve hapësinore të shpresës,
Fisnikja, kryeneçe e madhështore…


10-Mall


Vitet e mia ikin, ikin me vrap
E unë s’i arrijë dot kurrë, me hap,
Portën e jetës hapur e mbaj,
Me shpresën se një ditë e bardhë
Do të vij të më marrë, si dikur…
Tavolinën e mbaj të shtruar, përherë,
Me vetminë ngre më shpesh dolli,
Nga mëndja s’më shqitet mendimi,
Për të shkretat vite që ikin hijezezë…

11--Lidias

Sa herë të vështroj ty, Lidia ime,
Bota më duket krejt errësirë....
Përtej kësaj bote të ndyrë,

Shoh ngjyrat që komunikojnë me ty,
Të ngjizen ndër gishta dhe bashkëpunoni në heshtje....
Ndërsa ne, komunikojmë me gishta në bebe të syrit...
Shpirti kërkon para Zotit një shpjegim...
U tregua i pamëshirshëm, i pa shpirt!
Ah, e dashur Lidia, sikur të ndodhte mrekullia,
Të flisje vetëm një fjalë, të dëgjoje vetëm një çast,
Kur në zemrën tënde të trokasë dashuria!
Lidia, dëgjoje fëshfërimën e gjetheve të luleve,
Kwngwn e zogut që rri nw parvaz të dritares twnde!
Lidia, sa bukur shprehesh me penel në dorë,
Pikturat mbushin hollet e ekspozitave nëpër botë,
E suksesit, nuk mund t’i bindesh me zërin tënd:
“Faleminderit ju vizitorë për fjalët e bukura që thatë sot!”
Ah, sa herë e shtrydh në imagjinatën time,
Fjalën magjike, tingullin e shumëkërkuar...
Kur krihesh para pasqyrës në heshtje,
Largohesh e përshëndet me dorën e njomë,
Duke mërmëritur veç me sy....
Pa shqiptuar asnjë fjalë, asnjë tingull...
Si një zogth që lëngon dhe nuk cicëron dot me sy...

Hiret e tua lëvizin si hyjni nëpër shtëpi,
E goja s’e shqipton kurrë, fjalën: Mirëmëngjesi!

12- Në kërkim...

Në kërkim të fjalës së ngrohtë,
Ndjej të më rrahë era e tërbuar...
Në kërkim të mirënjohjes,
Ndjej shuplakat e hekurta...
Në kërkim të mirësisë,
Takojë shpirtgur të kullandrisur.
Në kërkim të fjalës së bekuar dashuri,
Dëgjojmë helmin e fjalëve vrastare!
Në kërkim të vetvetes, s'do rresht kurrë!


13-Loti

Lot i hidhur,
Lot i bekuar,
Lot i bardhë,
Lot i zi!

Luan me zemrën time,
Po unë të ndjej,
Nuk të mbaj mëri!

14-Nuk kam urryer kurrë

Dashuri, jam robinjë e flaktë nën pushtetin tënd,
Ëmbëlsinë e ndjenjës dua ta pikturojë hijeve të poezisë,
Të kundrojë frymëzimin e çastit ndër vargje.
Ah, kjo jeta ime, sa e vështirë paska qenë!
Më mbylli në mure të mëdha pamundësie,
Me fatin e destinuar për të vuajtur, pa faj.
Me inferioritetin kacafytet, ëndërron e flet,
Brenda murevegur, hijeligj, gojëhidhur e shpirtlig.
Ma kanë përfol, paragjykua edhe tallur shumë,
Më kanë rrëzuar, m’kanë shkelmuar, prapë jam ringritur,
Të mirat e të këqijat si rrodhe nuk më janë ndarë.
Ah, sa m’kanë bërë të vuaj, m’kanë ndjek në çdo hap,
Por me zemrën time ndjehem mirë, se brenda këtij burgu,
Unë jam robinjë e dashurisë, jam grua dhe dua të dashuroj,
Nuk kam asnjë faj që ëndërroj, atë që më mungon...!
S’kam faj unë, që në sferën e thellë shpirtërore banon mirësia,
E në tempullin e lartë, është hyjnore vetë dashuria.
Sa bukur rrëshqasin vargjet, për të shenjtën dashuri,
Në thelb të zemrës, gjithnjë dua të kem vlerë si njeri,
Pasi kam dashuruar, kam gabuar, kam vuajtur shumë,
Por edhe nga gabimet kam nxjerr mësime në jetë,
Edhe pse më kanë bërë të vuaj, s’e kam humbur toruan,
Zemra ime nuk ka urryer kurrë, kurrë...
Në të kam varur çelësin e mirësisë që shkëlqen!

15-Flaka e oxhakut

Vjeshta e artë m’ka trokit n’sy.
Nga kopshti në tavolinë,
Vështroj një kokërr shegë e ca mollë,
Ca rrush të zi e ca lajthi,
Sikur duan të na thonë:
Jemi këtu për ju,
Me shpirtin tonë shumë vitaminoz.
Por nata sonte bën ftohtë,
Dhoma është fshehur në errësirë,
Vetëm flaka në oxhak ndriçon si një qiri...
Më tutje, më ysht rafti me libra,
Por flaka m’i ka magjepsur sytë...
Përgjumur dëgjoj përrallat e drurit që treten e bëhen hi...
Kokën kam mbështetur mes gjinjve,
Në tavolinë ma bën me sy një kanë me verë,
Verë Muskat nga rrushi në oborr.
Me një gotë me fron e ngre dollinë,
Urimin për një jetë më të mirë.
Dora më dridhet e vera rrëshqet,
Dhe më spërkat ëmbël buzët,
Buzët që m'i fshijnë të tjera buzë...
Ah, përgjumje e kapërthyer mes trupash,
Dritë e zjarrit belbëzon mes çikjes së lëkurës...
S'ka dritë më të bukur se drita e zjarrit.
Ajo në çdo sekondë ngjyrën ndryshon...


16-Dëbora në sytë e mi

Hedh sytë nga mali i Dajtit,
Shijoj dremitjen e tij ajërqetuar…
Mbuluar me pudërbardhë të lehtë
Me fllad ëmbëlsie të deh...!

Pemët veshur me mantel të hollë,
Mbi degë presin zogjtë vizitorë,

Shkunden nën tinguj cicërimash,
Kërcejnë te ëmblën melodi.

Hapësira qiellore tendos
Ndriçimin magji e rrallë.
I lutem diellit të më mbështjellë,

Me rrezet e tij të ngrohtësisë....

Të ma shkrijë si bora trishtimin,
Që rri varur në sytë e mi...
Ashtu si natyra, edhe unë si fëmija,
Ka nevojë për diell e përkëdheli.

17-Më rrëmbeu nata

Nëpër udhë komunikimi.
Shpirti rënkonte nga vuajtjet e kalume...
Komunikimi më rrëmbente,
Më humbiste në skutat e mistershme,
Duke derdhur ekstazën poetik.
Liqeni i zemrës fërgëllonte,
Me magjinë e çuditshme të fjalës,
Si në një formulë të fshehtë,
Trazonte kutizën time të mendjes.
E si reaksion kimik vepronte,
Në djegie pasionesh...
Vetëm mendimi që kam për ty,
Më dërgon ngjyrat larushjane.

Heshturazi erdhe në poezitë e shpirtit,
Si zog i plagosur nga dallgët e jetës.
Dhimbjen nëpër rreshta ma lexove,
duaje artin e poezinë, më këshillove,
Bashke do i ngjisim shkallët e majat,
se plagët shërohen veç nga fjalët.

Po cilin të dua më shumë vallë,
Si t’i sfidoj ligjet e natyrës?
Poeti më beson ... në aftësinë krijuese,
E unë të gëzohem të lumturohem,
Me punën e devotshme të POETIKES .....


18-Unë prek me frymë


Rrugëtoj, notoj... Le pas vetes
Një det të ngrohtë ku spirancat duhen përmbytur.
Pastaj duhen ngritur, ag i nisjes...
Nëpër frymë dashurish alveolat e mija te brishta
Krahë engjëjsh, gugatje të porsalindura
Horizonte drithëruese, mole poezish
Dhe trishtimi i lehtë i valës se tij...
Ajo prekje ere e mbarë kthimi....
Sytë më gënjejnë si klithma pulëbardhash
Të shkrifëta, direkeve duke i përkëdhelur
Me pendë nëpër kocka, nëpër thinja,
Ku gulçet e dhimbjeve dhe meraku për brigjet,
Malli për dheun, për bymimin e Burrit të Vogël të Dheut
Që lëshon klithma urithi të uritur....
Unë nuk prek me dorë, unë prek me frymë,
Mbështetem me zemër, jo me gjinj,
Nuk lëshohem me kurmin tim, por me ëndrra
Dhe çapitem me ndjesi...

19--S’kam faj

Dielli më ka kthyer krahët
Hëna më belbëzon nën zë,
Yjet ikin, ikin, më paskan frikë...
S’di në kam bërë ndonjë faj,
Hiret e natën në gji dua t’i mbaj!
Udhës së errësirës së gjatë,
Dëgjoj psherëtimat e reve përqark...

20- Puth gjethet e vjeshtës

Dëgjoj mbi supe
Erën t’më përkëdhelë er’ e lehtë,
Ngazëllehem si fëmijë,
Ndër duar dua ta mbaj….
Sa i hapa 5 gishtat e dorës
Ajo fluturoi pa e parë…

Ndjej ndër këmbë,
Të kërcasin gjethet e vjeshtës,
...


Pregaditi:Kujtim Stojku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi