Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nentoka shqiptare ka 5 miliarde fuci nafte

Shko poshtë

Nentoka shqiptare ka 5 miliarde fuci nafte Empty Nentoka shqiptare ka 5 miliarde fuci nafte

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 3:55 pm


Nentoka shqiptare ka 5 miliarde fuci nafte


23.03.2009
Nëntoka shqiptare mund të mbajë 2.5 herë më shumë naftë nga sa mendohej më parë. Një studim i kryer nga ekspertë ndërkombëtarë vlerëson se Shqipëria ka rreth 5 miliardë fuçi naftë në nëntokën e vet.
Më herët, vlerësohej se sasia e naftës qe jo më shumë se 2 miliardë fuçi.
Por ky ndryshim statistikor nuk nënkupton pasurim të vendit, sipas ekspertëve. Vetëm pak për qind nga nafta që gjendet nën tokë mund të nxirret në sipërfaqe me teknologjinë ekzistuese.

Për pasojë, Shqipëria ka rezerva prej më pak se 220 milionë fuçi që mund të nxirren nga nëntoka. Vitin e kaluar, ky tregues qe rreth 190 milionë fuçi. Rezervat e rikuperueshme, sipas studimeve të fundit janë rritur me rreth 30 milionë fuçi në krahasim me vlerësimet e mëparshme. Kjo sasi është e barabartë me qindra milionë dollarë xhiro biznesi, por sërish ekspertët thonë se kjo gjë nuk jep shpresa për pasurim.

Prodhimi është rritur gjithashtu. Në dhjetor të vitit të kaluar, në Shqipëri u nxorën mesatarisht rreth 7 mijë fuçi naftë bruto në ditë. Dy të tretat qenë naftë e prodhuar privatisht përmes koncesioneve të ndryshme ndërsa vetëm një e treta i dedikohet kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës "Albpetrol".

Dhjetë kompani të huaja, mes të cilave edhe gjigantët ndërkombëtar të hidrokarbureve kanë kërkuar naftë në nëntokën shqiptare gjatë dy dekadave të fundit.

Në total ato kanë shpenzuar mbi 600 milionë dollarë për shpime eksperimentale në det dhe në tokë, por rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Sipas këtyre kompanive, në Shqipëri ka naftë, por ajo ka një përqindje të lartë rëre, gjë që e bën të vështirë ose të pamundur ta nxjerrësh në sipërfaqe për përpunim. Për pasojë, vendi duhet të presë edhe disa dekada të tjera derisa bota të krijojë teknologjinë e nevojshme për ta nxjerrë këtë lloj nafte.

Rezervat e naftës të Shqipërisë përbëhen nga rëra bituminoze, të cilat gjenden në thellësi relativisht të ulët, (700-1500 metra), por që janë në një terren tektonik shumë të copëzuar gjë që detyron shpimin e shumë puseve dhe që ka kosto shumë të lartë nxjerrëse. Kostoja e nxjerrjes së naftës në Shqipëri është aktualisht 10-20 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës shqiptare është sa gjysma e çmimit të naftës së detit të Veriut BRENT. Nëse çmimi BRENT bie nën 40 dollarë për fuçi, atëherë sektori i naftës në Shqipëri është në limitet e eficensës ekonomike.

Shqipëria ka arritur të nxjerrë deri në 2.4 milionë tonë naftë në vit në vitet ‘80, por prodhimi filloi të bjerë me rënien e investimeve për mirëmbajtjen e puseve dhe për hapjen e puseve të reja. Pas viteve ‘90, sektori i naftës filloi të operojë me fitime të pakta e shpesh me humbje.

Prodhimi i naftës filloi të rritet pas vitit 2000, kur pati arritur në minimumin historik të 300 mijë tonëve në rreth 700 mijë tonë që qe vitin e kaluar. Por rritja e prodhimit u dedikohet koncesioneve të huaja dhe ekspertët thonë se Shqipëria përfiton pak ose aspak nga investimet me koncesion.

Edhe qeveria është ankuar për këtë dhe vitin e kaluar vendosi për herë të parë një taksë mbi eksportet e naftës bruto dhe minerareve në masën 3 për qind. Aktualisht në sektorin e nxjerrjes së naftës bruto ka pesë kompani operuese, por nga këto, tri kompani sapo kanë hyrë në fazën e prodhimit.

Ekspertët janë të ndarë në mendimin nëse nafta shqiptare po shkon drejt shterimit apo përmirësimi teknologjik në këtë sektor do t‘i zgjasë jetën fushave naftëmbajtëse shqiptare.

Sipas llogarive të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë shekullit të fundit Shqipëria ka shfrytëzuar rreth 65% të naftës që mund të nxirret nga nëntoka. Vendburimi i Patos-Marinzës, i cili është edhe burimi më i rëndësishëm në vend, mund të shterojë rreth vitit 2025 sipas normave aktuale të shfrytëzimit. Por ky është një debat ende i papërfunduar mes ekspertëve të naftës. Se çfarë do të ndodhë me të vërtetë, do ta shohim me kalimin e kohës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi