Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: Kosova është shndërruar në faktor paqeje e stabiliteti në rajon

Shko poshtë

Sejdiu: Kosova është shndërruar në faktor paqeje e stabiliteti në rajon Empty Sejdiu: Kosova është shndërruar në faktor paqeje e stabiliteti në rajon

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 10:49 pm

Sejdiu: Kosova është shndërruar në faktor paqeje e stabiliteti në rajon


Sejdiu: Kosova është shndërruar në faktor paqeje e stabiliteti në rajon Sh_b
24 marsi i vitit 1999 qe sinjal i fuqishëm i botës liridashëse se sundimit të egër shtetëror serb në Kosovë duhej t’i vinte fundi me gjuhën e forcës ushtarake, pasi që Beogradi zyrtar nuk kuptonte asnjë lloj marrëveshjeje politike, ka thënë presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dhjetë të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet e ushtrisë, të policisë dhe të paramilitarëve serbë.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, kreu i vendit ka thënë të martën se sulmet 78-ditëshe të NATO-s mbi caqet e ushtrisë, të policisë dhe të paramilitarëve serbë e shpëtuan popullin e Kosovës nga shfarosja e paramenduar, skenari i së cilës ishte hartuar me ftohtësi në qarqet më të larta shtetërore e akademike serbe.
“Si të tilla, ato paraqesin një akt të pakrahasueshëm të humanizmit, sepse u nisën nga ideja sublime e mbrojtjes së jetës së njerëzve, të cilëve nga çasti në çast dhe në mënyrë masive u kanosej vdekja. Në manifestimet e tyre për shënimin e kësaj date të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës, të rinjtë tanë me të drejtë e patën cilësuar 24 marsin si “Dita e Shpresës”. Sigurisht, kjo ishte sintagma më e natyrshme, atributi më i qëlluar për emërimin e kësaj dite historike, e cila simbolizon fillimin e kthimit përfundimtar të popullit të Kosovës në gjirin e familjes së kombeve të lira”, thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.
Sejdiu: Kosova është shndërruar në faktor paqeje e stabiliteti në rajon ++Mesazhi_tx

Në këtë ditë të shënuar, kreu i vendit ka ritheksuar mirënjohjen e shtetit të Kosovës për SHBA-të, BE-në dhe të gjitha vendet e tjera të botës demokratike, që ndihmuan Kosovën në orët më të liga të historisë së saj dhe po e ndihmojnë edhe sot në procesin e njohjes ndërkombëtare dhe forcimin e institucioneve tona demokratike.
Presidenti Sejdiu ka falënderuar edhe pjesëtarët e KFOR-it, duke thënë se gjatë këtyre dhjetë vjetëve, kanë qenë garantues të integritetit territorial të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e EULEX-it.
“Republika e Kosovës, në udhën e pakthyeshme të integrimit në strukturat euroatlantike, sikundër deri më tani, do të punojë në bashkërendim të plotë me miqtë e saj për përmbushjen e plotë të synimeve tona të përbashkëta dhe për integrimin e plotë të të gjithë bashkësive etnike në jetën shoqërore dhe shtetërore të Kosovës. Kosova është atdhe i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj të barabartë”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka përkujtuar se falë intervenimit të NATO-s, përkrahjes së pakursyer të bashkësisë ndërkombëtare dhe përkushtimit të thellë të institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë, Kosova është shndërruar në një faktor paqeje e stabiliteti në rajon.
“Kosova është e përcaktuar për të siguruar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët e saj, duke i kushtuar vëmendje të veçantë punësimit të të rinjve, zhvillimit ekonomik dhe të nxitjes së investimeve të jashtme në vendin tonë”, përfundon mesazhi i presidentit të Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ndryshe, sot është përvjetori i dhjetë jubilar i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave pushtuese të Sllobodan Millosheviqit, të cilat po i vazhdonin krimet e tmerrshme kundër civilëve shqiptarë anekënd Kosovës, njofton Zyra e informacionit pranë Presidencës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi