Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Publikohen emrat e 6 zyrtarëve të arrestuar të komunës së Prishtinës

Shko poshtë

Publikohen emrat e 6 zyrtarëve të arrestuar të komunës së Prishtinës Empty Publikohen emrat e 6 zyrtarëve të arrestuar të komunës së Prishtinës

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 03, 2011 9:44 pm


Publikohen emrat e 6 zyrtarëve të arrestuar të komunës së Prishtinës



Publikohen emrat e 6 zyrtarëve të arrestuar të komunës së Prishtinës 240harrestim-s


(I plotësuar) - Personat e arrestuar janë: Ridvan Shahin, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Ekrem Rexha, shef i Prokurimit në Komunën e Prishtinës, Qazim Bajrami, kryetar i Organit Mbikëqyrës në Komunën e Prishtinës, Refik Sadiku, Hazir Krasniqi, dhe Halil Fejziu, të gjithë anëtarë të Organit Mbikëqyrës në Komunën e Prishtinës.

* * * * * * *

Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia e NJHKEK -Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale "Shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit" kanë arrestuar të martën gjashtë zyrtar të Komunës së Prishtinës.

Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se arrestimi i tyre është bërë me dyshimin për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës, lidhur me një tender i cili ka pasur të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe mbledhjes se fakteve lidhur me kryerjen e Veprës Penale të cekur më lartë, dyshohet se vlera e keqpërdorur arrin shumën prej qindra mijëra euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur, megjithatë, policia ka lëshuar vetëm inicialet e këtyre gjashtë personave të dyshuar, të cilët janë: R. Sh. (1943), E. T. (1960), Q. B. (1966), R. S. (1960), H. K. (1965) dhe H. F. i lindur në vitin 1964.

Me urdhër të Prokurorit Publik të qarkut të dyshuarve ju caktohet masa e ndalimit deri në dyzet e tetë orë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi