Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demaçi: E gjithë bota të thotë që pjesa veriore është pjesë serbe

Shko poshtë

Demaçi: E gjithë bota të thotë që pjesa veriore është pjesë serbe Empty Demaçi: E gjithë bota të thotë që pjesa veriore është pjesë serbe

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 04, 2011 1:03 pm


Demaçi: E gjithë bota të thotë që pjesa veriore është pjesë serbe

Demaçi: E gjithë bota të thotë që pjesa veriore është pjesë serbe Adem%20demaci


Veprimtari Adem Demaçi, për gjendjen e krijuar në veri të vendit fajëson forcat franceze, të cilët sipas tij, pas përfundimit të luftës u ndalën te lumi Ibër, ndaluan forcat e UÇK-së që të kalonin Ibrin dhe krijuan një situatë të volitshme për kriminelet dhe utbashët serbë, të cilët dalë nga dalë përzënë rreth 20 mijë shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe e bënë serbizimin e pjesës veriore të Mitrovicës, atë që sipas tij, nuk e kishte bërë as krali në kohën e vetë, as Titot dhe as Millosheviqi.

Demaçi duke u ndalur te gjendja aktuale në Kosovë, veçmas në pjesën veriore të vendit, ka thënë për Kosovapress se gjendemi në dy forma të ekzistencës, që përveç rrjetit të madh të spiunazhit serb, i cili thotë se është i pranishëm nëpër organet e ndryshëm të UNMIK-ut, EULEX-it dhe në forma të ndryshme edhe në parti e institucione tona. Por, thotë se derisa jemi të lirë nga ushtria, policia, administrate serbe, jemi në një situatë juridike nën sovranitetin, territorialitetin dhe politikën e Serbisë.

“Kosova nuk e ka numrin e telefonit të vetë dhe ende shërbehet me numrin e telefonit që e ka nga Serbia, sepse ekziston kjo situatë e normave juridike ndërkombëtare, e cila ia ka bërë të mundur Serbisë që të thirret në ato norma dhe tash Serbia hynë dhe del me vetura, e pa vetura dhe nuk ka njeri që i ndalë”, ka thënë Demaçi.

Kjo ekzistencë e dualizmit juridik, sipas tij është duke shkaktuar një shtyrje të njëra-tjetrën edhe pse mendohej se mund të marrë fund me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Mirëpo diplomacia serbe e përkrahur nga diplomacia ruse edhe nga disa shtete anëtare të Bashkimit të Evropian, siç janë Spanja, Sllovakia, një pjesë e Qipros, Rumani, Greqia, u bënë shkak që kjo e drejtë edhe ndërkombëtarisht e aprovuar të mos respektohet, pikërisht nga këto institucionet ndërkombëtare, të cilat shpeshherë thonë se janë neutrale, e të cilat nuk do të duhej të ishin neutrale, derisa ekziston vendimi i një gjykate ndërkombëtare aq me autoritet të madh, siç ishte Gjykata e Hagës”, ka thënë Demaçi.

Sipas tij, ndërkombëtaret kanë interesa të shumta dhe të ndryshme, madje ai ndalet edhe te francezet, të cilët sipas tij ishin ata që ndanë pjesën veriore të Mitrovicës.

“Pas përfundimit të luftës dhe pas përzënies së forcave ushtarako policore serbe, francezët u ndalën në Ibër, ndaluan forcat e UÇK-së që të kalonin Ibrin dhe krijuan një situatë të volitshme për kriminelet dhe utbashët serbë, që të vinin dhe dalë nga dalë përzënë gati rreth 20 mijë shqiptarë nga shtëpitë e tyre. E bënë serbizimin e pjesës veriore të Mitrovicës, atë që nuk e kishte bërë as krali në kohën e vetë, as Titot dhe as Millosheviqi në kohën e vetë. Me ndihmën e francezëve kjo punë u bë deri në atë shkallë sa që e gjithë bota të thotë që pjesa veriore është pjesë serbe”, ka thënë ai.

Ai shtoi se askush nuk pyet ku janë ata shqiptar që u detyruan me dhunë të largohen, duke vrarë gati 20 vetë dhe plagosur shumë të tjerë, ndërsa shtëpitë dhe banesat e tyre blihen me parat e shtetit serb, vetëm për t’i larguar shqiptarët nga trojet e veta dhe për të krijuar një mundësi që edhe në Kosovë të ketë diçka si Republika serbe, që u krijua në Bosnje Hercegovinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi