Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:SA KEQ MË VJEN

Shko poshtë

Vullnet Mato:SA KEQ MË VJEN Empty Vullnet Mato:SA KEQ MË VJEN

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 04, 2011 4:12 pm

Vullnet Mato:SA KEQ MË VJEN 231089_1635314213909_1568334934_31144083_6068404_n




Vullnet Mato:SA KEQ MË VJEN 187117_1568334934_6843025_n
Vullnet Mato

SA KEQ MË VJEN

Sa keq më vjen
kur dëgjoj përballë,
blegërin njeriu
si dele e perëndisë,
bën beee!, beee!
me zërin pallë,
sa tund lagjen
pranë psikiatrisë.

Them me vete,
eh, mendja bën hata,
ndoshta është çmendur
prej dashurisë...
Por më të shkalluar
se ai, janë ata,
të ulur në oborr
te tryezat e kafeterisë.

Një tufë me mjekë
dhe infermiere,
gëlojnë të shkujdesur,
shijojë kafe,
pa pyetur për dhimbje
dhe potere,
kur mjetet qetësues
flenë në rafte.

Më vjen të çmendem
edhe vet,
të dal përjashta
t’u bie me shkop
te filxhanët
e maskuar me fërnet,
pastaj bluzëbardhëve
në kokë...

Le të thonë më pas,
u çmend i shkreti,
se i gdhend dashurisë
rimën e metrikën,
le të ndezin infermieret
shkarpa muhabeti:
“Gjynah, që s’erdhi
të bënte praktikën!”

Se mua më qan shpirti,
aq keq më vjen,
teksa i çmenduri
fillon të ndërroj avazin,
lë delen e hungëron
ham, ham, ham, si qen,
kafshon zemrën time
me marazin...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi