Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës

Shko poshtë

Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës Empty Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 05, 2011 12:01 pm


Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës



Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës Rugova%20mark%20krasniqiBota sot
Akademik Mark Krasniqi falënderon federatën panshqiptare “Vatra” për propozimin e saj që president i Kosovës të jetë Mark Krasniqi.


Akademik Mark Krasniqi falënderon federatën panshqiptare “Vatra” për propozimin e saj që president i Kosovës të jetë Mark Krasniqi.

I nderuar kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, zotëri Gjon Buçaj,

Nga mjetet e informimit mësova se ju dhe miqtë tuaj më keni propozuar për kryetar të Republikës së Kosovës. Unë ju falënderoj me gjithë zemër për këtë mendim tuajin dhe për kujdesin që keni për Kosovën, shtetin tonë të ri.

“Vatra” e vëllezërve tanë në Amerikë, në krye me imzot Fan Nolin e madh, gjithmonë ka qenë krah i fortë i interesit të Kosovës dhe i çështjes kombëtare në përgjithësi.

Ju, vëllezërit tanë, me të cilët na ndan një oqean, keni qenë dhe jeni gjithmonë shumë afër Kosovës, jeni gjithmonë prezentë në çdo situatë me ne, jeni avokati më i mirë i Kosovës dhe i çështjes sonë kombëtare pranë Qeverisë së nderuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila gjithmonë ka qenë përkrahëse e sinqertë e të drejtave tona dhe kundër politikës zbatuese të trojeve tona etnike nga fqinjët tanë grabitqarë. Këtë qëndrim dhe veprim të Shteteve të Bashkuar të Amerikës populli shqiptar në Kosovë nuk do ta harrojë kurrë.

Gjithmonë do të jemi mirënjohës dhe besnikë ndaj këtij populli të madh amerikan, i cili e çliroi Kosovën, bashkë me aleatët e vet evropianë më 1999, nga okupatori i egër serb, i cili megjithatë edhe sot përpiqet ta copëtojë këtë pjesë të vogël të territorit etnik shqiptar me përkrahjen e Rusisë dhe të satelitëve të saj, ndërsa njëkohësisht mban në robëri tri komuna shqiptare në Kosovën Lindore.

Unë ju falënderoj për konsideratën që keni shprehur edhe me këtë rast ndaj meje, por unë kurrë nuk kam pasur, as nuk kam, pretendime që në saje të angazhimit tim modest për çështjen kombëtare të marr kurrfarë posti udhëheqës ose kurrfarë shpërblimi. Unë angazhimin në planin kombëtar e konsideroj si detyrë dhe obligim të ndershëm të çdo intelektuali e jo si mundësi për përfitime personale çfarëdo qofshin ato. Gjatë gjithë jetës sime intelektuale e kam ndjekur rrugën e interesit kombëtar, duke u përpjekur që të jap një kontribut sado modest, duke qenë gjithmonë dhe kudo, në thumb të policisë dhe të politikës antishqiptare serbe, madje edhe në thumb të individëve shqipfolës ziliqarë, shërbëtorë të mjerë të okupimit serb.

Shpërblimi im më i madh është përkrahja morale e popullit tim.

Kënaqësia ime ka qenë, dhe është, që kam qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës, arkitektit të Pavarësisë së Kosovës dhe Presidentit të saj të parë Historik.

Me këtë rast po përmend edhe kënaqësinë time për përparimin e gjithanshëm të Republikës së Shqipërisë nën udhëheqjen e mrekullueshme të kryeministrit të palodhshëm dr.Sali Berisha , me gjithë pengesat e turpshme të opozitës shqipfolëse socialiste të shitur te armiqtë e atdheut të tyre.

Unë do të kisha kënaqësi të madhe sikur në krye të Republikës së Kosovës të kishim njerëz të ndershëm, të aftë e demokratë atdhetarë siç është kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha i cili me përkrahjen e bashkëpunëtorëve të tij dhe të popullit shqiptar, po e ndryshon Shqipërinë nga çdo aspekt duke u bërë kështu përkrahës gjithnjë më i fortë i Pavarësisë së Kosovës.

Duke ju falënderuar edhe një herë për konsideratën që keni shprehur edhe me këtë rast ndaj meje, ju, zotëri kryetar i “Vatrës”, bashkëpunëtorët dhe miqtë tuaj të “Vatrës”, ju përshëndes përzemërsisht, duke ju uruar punë të mbarë në planin kombëtar, shëndet të mirë juve e familjeve tuaja dhe përparim në punën tuaj të ndershme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi