Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:Shefqete Gosalci feston e bashkë me të festojnë gjithë pegaistët kudo ku ndodhen ….

Shko poshtë

Kristaq Shabani:Shefqete Gosalci feston e bashkë me të festojnë gjithë pegaistët kudo ku ndodhen …. Empty Kristaq Shabani:Shefqete Gosalci feston e bashkë me të festojnë gjithë pegaistët kudo ku ndodhen ….

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 11:43 pm

Kristaq Shabani:Shefqete Gosalci feston e bashkë me të festojnë gjithë pegaistët kudo ku ndodhen …. 231134_10150179684603186_678723185_6802493_1403498_n
Kristaq Shabani:Shefqete Gosalci feston e bashkë me të festojnë gjithë pegaistët kudo ku ndodhen …. 49703_678723185_7208_n
Kristaq Shabani:Shefqete Gosalci feston e bashkë me të festojnë gjithë pegaistët kudo ku ndodhen ….

Lulëzimi i një shpirti tejhuman

*Protagonizëm në kohë të reja, shëmbëlltyrë e një bote të madhe shpirtërore dhe femërore

*Manifestim i përkyer i një trinomi: poete-këngëtare dhe organizatore
Ngjarjet e mëdha nxjerrin në pah figura që demonstrojnë vrullshëm dhe tregojnë se mundësitë shpirtërore janë të mëdha
*Prurje të reja në Pegas që do e thonë atë, të cilën ndiejnë me shpirt, duke flakur mëndjemadhësinë rëndom të disa gjoja personaliteteve të krijuara në mënyrë artifice më formate”letrare” plasteline…
*Duhet theksuar se disa poetë, krijues treguan botën e tyre të vogël edhe në Prishtinë, duke mos patur guximin të takohen në dy ditët e mëdha me Presidencën e Lidhjes NPSHA “PEGASI” Albania , kur për ta është bërë çmos anëtarësimi në organizma botërore falë Pegasit dhe po për ta janë bërë bërë publikime dhe dhënë mendime kritike për kreaturëne tyre……
*Shefqete Gosalci tregoi një shëmbëlltyrë positive modeli se si duhet të jetë një krijuese shqiptare…
*Aftësia dhe elegancë letrare lirike me Simpoziumin e madh Ndërkombëtar fiton shumë pikë, mëndjemadhësia humbet shumë pikë…
*Dashakeqët sulmojnë figura, që po përmastohen dhe po konkurrojnë poetikisht me pena të nivelit botëror në konkurset e organizuara, sidomos në konkursin e fundit të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA me juri ndërkombëtare, kur po kristalizohen fituesit dhe dy nga keto fituese për fat të mirë janë kosovare, që ndoshta deri më sot janë parë me syrin e njerkës dhe nuk janë vlerësuar veprat e tyre…

Pegasi në kërkim të talenteve që kërkojnë ecurinë dhe progresivitetin…

Ditëlinda është ngjarje e rëndësishme jetësore, e cila tregon gazmimin e ardhjes në jëtë dhe konsiderohet me të drejtë si dita më e lumturuar dhe më e kryefjalëzuar e njeriut…Këtë ditë njeriu e kthen me të drejtë në ditë festive që, këtë entuziazëm, këtë emocion shpërthyes ndjenjësor kërkon ta përjetojë fuqimisht me forcë mbartëse emocionale të kësaj dite. Pjesëmarrës në këtë festim është vetja dhe vetvetja , të afërmit, shoqëria dhe miqësia…. Pra kjo ditë ka forcë më të madhe , kur kthehet në një festim shoqëror sin ë këtë rast…
Sot është 6 maj dhe në këtë ditë kanë lindur shumë njerëz, por unë do të veçoja prurjen e kësaj dite ; daljen në ajri të poetes Shefqete Giosalci nga Prishtina.
Gjashtë muajt e fundit doli në pah dhe spikati edhe në plan kombëtar kjo vajzë e hekurt, e bukur, dinjitoze, poete, këngëtare dhe e shquar si organizatore e veprimtarive të mëdha përmastive si Simpoziumi Ndërkombëtar “Lirizmi në Lëtërsi dhe Rrugëtim Profil Pegasi Internacional” i zhvilluar më13 -18 prill 2011 në një rrugëtim professional kreativ dhe studimor: Gjirokastër, Tiranë – Prishtinë. Shefqetja ishte protagoniste e kësaj veprimtarie të madhe, duke u angazhuar së toku me Hasije Selishta – Kryeziun (Presidente e LPSHA “PEGASI” KOSOVA), Nebi Bunjakun, ProfAssoc. Dr. Begzad Balliun, Nexhat Rexhen, But Jakun, Prend Buzhallën e tjerë për të realizuar për herë të parë në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës dy ditë të rëndësishme të Simpoziumit të IV Ndërkombëtar, i cili, krahas të tjerave, tregoi se si Letërsia shqipe realizon me një aftësi të çuditshme me politikë letrare moderne bashkimin dhe supermacinë letrare , shmang ndasitë, klanet, mburrjet, podiumet, zërat e para dhe të dyta të “violinave”, kumtimin komercial, paraqitjen ndryshe moderisht të një Simpoziumi me një përmbajtje të thelluar, prezencën e një lirizmi të moderuar, duke respektuar tejet lirizmin e deritanishëm e duke hedhur piketa të reja për ardhmërinë… Një komunikim buzëqeshës, shumë human, i shprehur me komunikim, kumte këngë, vizitë, kontakt, debat, interpretatim, …
Gjirokastra në pamjet sekuencive kronikale të dhëna për PRAGSIMPOZIUM e njohu mirë kush ishte SHEFQETE GOSALCI, e cila fitoi admirimin për fjalën e thënë dhe figurën e kënduar…
Jo vetëm kumtoi në Tiranë, por ngriti peshë në këmbë universitetin “VITRINA” stafin akademik, poetë, poete, studiues, krijues, studentë, pjesëmarrës në këtë Simpozium të madh ndërkombëtar, duke befasuar edhe profesionistë të tipit “Françesko Radi” pjesëmarrërs në koncertin e ditës së parë, një koncert relaksiv, i spikatur me plot të papritura pegaistë – vitrinas, ku u shfaq edhe Mjeku kirurg gjirokastrit Aristotel Gushi me aftësitë e tij të çuditshme talentore të interpretatimit, duke dhënë dhe ky një kumtim këngëtor lirik “Mjeksëia dhe lirikja”. Shefqete Gosalci dinamikëzoi dhe kudo në të gjitha veprimtaritë e ndërmarra dhe pjesëmarrëse si në ekspozitën “Ndjenjë” të piktorit Gjovalin Paci në Universitetin “VITRINA”, “Bolero” të Miradije Ramiqit, në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar, në ekspozitën personale”LOJA” të piktorit të talentuar Nysret Salihamixhiqi me origjinë nga Mitrovica…
Edhe në pritjet festive Shefqetja shndriu…
Asqë mundtë realizohej Simpoziumi në Prishtinë në rast se poetja Hasije Selishta Kryeziu nuk do të gjente mbeështetjen e kësaj vajze dinamike, e cila mori kontakte me personalitetet kosovare të fushës së letrave, me Drejtoritë e Muzeut Historik të Kosovës, Galerisë së Arteve, me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, me Drejtorinë e Pallatit të Rinisë dhe Institutin Albanologjik”, ku Simpoziumi zhvilloi seancat e tij…Duhet theksuar dhe aftësia për të marrë pjesë në këto ditë simpoziumiale edhe të pianistes ndërkombëtare Lule Elezi apo sopranos Besa Shugiçi… si dhe të një grupi interpretues të shkollës “Preng Jakova”, grupi Lorenc Antoni, me përbërje: Lum Haxhijakupi, Endrit Zharku,Valdrin Maxhuni, të cilët interpretuan pjesën “DIVERTIMENTO” nga Moxarti; Afërdita Baftia luajti pjesë me violinë si dhe të recituesve të tjerë në Prishtinë…Poetja Gosalci u qëndroi poetëve të ardhur nga Ballkani dhe disa vende të tjera të Botës me buzën në gaz dhe madje udhërrefeu në Muzeun Historik, duke lojtur edhe rolin e cicerones e duke spikatur në njohuritë e saj për historinë e vendit… Po kështu edhe në drejtimin e një séance ajo shfaqi vlerat e veta, duke e treguar veten se është dhe një organizatore e denjë. Si rrjedhojë e këtij gjallimi, e këtij përkushtimi, e këtij diapoazoni mendor dhe praktik me plot të drejtë ajo u zgjodh në mënyrë unanime Sekretare e Përgjithshme e Lidhjes së Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” KOSOVA, një lidhje e miratuar në datën 15 prill 2011, sipas ligjit të Republikës së Kosovës për funksionimin dhe veprimin e shoqatave, lidhjeve jo fitim prurëve…
Dalja në skenë të letërsisë të kësaj lidhje do të hedhë hapa konstruktivë për përmastimin dhe njohjen e letersisë shqipe kudo në botë. Ndoshta dikush mund ta shohë me syrin e njerkës këtë Lidhje dhe këtë Sekretare, apo Presidenten e saj, por koha do ta vërtetojë sa sa e drejtë ishte dalja në pah e saj. Qysh në veprimtarinë e saj të parë kjo lidhje, në harmoni të plotë me Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania tregoi vlera dhe Kryetari i Lidhjes së Skrimtarëve të KOSOVËS, zoti Demaçi e shprehu qartë këtë hap të fortë në fjalën e tij përshëndetëse dhe për ditën e parë të simpoziumit, ku u befasua nga programi, kumtet dhe spektakli letrar i realizuar atje, ku poetët në Mitingun e madh poetic morën pjesë me krijimet e tyre më të mira përpara një jurie elitare me në krye poetin dhe studiuesin Primo Shllaku, aktualisht Drejtor i Institutit të Promovimit të vlerave në Tiranë…
Shefqetja ndodhet edhe para një evenimenti të saj. Së shpejti do të dalë në qarkullim libri i saj poetik “Vëlim thellësish”në dy gjuhë (anglisht, italisht), i cili do të tregojë edhe vlerat e poezisë së saj në aspektin e shkëmbimit të këtyre vlerave në kontekstin universal…
6 maj sot dhe Shefqete Gosalci feston ditëlindjen e saj… Pranë saj “festojnë “ figurshëm gjithë poetët pegasianë kudo, që ndodhen sot në Botë dhe i urojnë asaj jetë të gjatë, të bukur, përkushtuese dhe vizionare…


PRESIDENCA E LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE , SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI “ ALBANIA
Gjirokastër, Albania 6 maj 2011


PRESIDENCA E LIDHJES SË POETËVE SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” KOSOVA
Prishtinë, Kosovë 6 MAJ 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi