Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Takime të Ramush Haradinajt me bashkatdhetarët

2 posters

Shko poshtë

Takime të Ramush Haradinajt me bashkatdhetarët Empty Takime të Ramush Haradinajt me bashkatdhetarët

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 11:14 pm

Takime të Ramush Haradinajt me bashkatdhetarët


Takime të Ramush Haradinajt me bashkatdhetarët Sh_b
Takime të Ramush Haradinajt me bashkatdhetarët MMM%20Ramushi


Njoftim i degëve të AAK-së në Zvicër dhe në Gjermani

Në Bad Oeynhausen të Gjermanisë
Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët në Gjermani, se më datën 28.03.2009, në Bad Oeynhausen, afër Mindenit, landi NRW, do të mbahet një tubim masiv me bashkatdhetarë. Në këtë tubim do të marrë pjesë një delegacion nga Kosova, i prirë nga ish-kryeministri i Kosovës, ish-komandanti i UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit, legjenda e gjallë e luftës çlirimtare, njëherit kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai do të shoqërohet nga anëtari i Krysisë së AAK-së Ismet Avdullahu, njëherit kryetar i Degës së AAK-së në Podujevë dhe Agim Pajaziti, kryetar i Degës së AAK-së për Zvicër. Në tubim do të marrë pjesë edhe Naim Hyseni, një nga themeluesit e UÇK-së dhe kryetar i AAK-së, dega në Gjermani, Për organizimin e këtij manifestimi, organizatori Zymer Rrahmani, sekretar i Degës së AAK-së në Gjermani me bashkëpunëtorë kanë përgatitur një program të pasur artistik. Fëmijët me poezitë kushtuar atdheut, UÇK-së dhe heronjëve të Kosovës do ta shënojnë fillimin e programit, ndërsa në bllokun muzikor do të përkujdeset orkestri i Ibrahim Çetës me këngëtarët Nysret Muçiçi dhe Nexhdet Hasani. Mysafire nderi e këtij tubimi do të jetë edhe Enkelejda Arifi, e njohur për intepretimin e këngëve çame. Programin do ta moderojë aktori Ismajl Hodo nga Elbasani dhe nxënësja Saranda Veliu.
Kryesia e AAK-së për Gjermani
Në Schlieren të Zvicrës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Zvicër organizon tubim me bashkatdhetarët ku do të marrë pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe aktualisht kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. Ju njoftojmë se në këtë tubim i cili do të jetë madheshtor dhe ka nji karakter të veçantë, do të keni mundësi ta ndegjoni z. Haradinaj për vizionin e ti për zgjedhjen e problemeve që ka sot shteti i Kosovës, gjithashtu edhe për vizionin e tij për problemet që kanë mërgimtarët tanë këtu në Zvicer.Andaj të nderuar bashkatdhetar pjesëmarrja e juaj në menyrë masovike e nderon tubimin dhe vet Ramush Haradinaj. Për info tel: 079 338 54 65, 078 809 93 44.
Tubimi do të mbahet të dielen me datën 29.03.2009, në orën15.00 në këtë adresë: Restaurant: Salmen - Pizzeria/Kongresszentrum, Uitikonerstrasse 17, 8952 Schlieren
Kryesia e AAK-së për Zvicër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Takime të Ramush Haradinajt me bashkatdhetarët Empty Re: Takime të Ramush Haradinajt me bashkatdhetarët

Mesazh nga Lumi Wed Mar 25, 2009 12:22 pm

Rama kogja fort po shkon rrugs s DR Rugoves dhe po m doket amanetet don me i que n vend. Njehere pernjeher veq AAK asht e djatht dhe ktyne t majtve do me ju ardh vundi apet dojn me hye neper hije t therrarave dhe dudve si kur ishte gjall baba i Pavarsis dr Rugova.

nejse vend tjeter valla nuk u ka met se vjedh e rrej e ban t zeza e kishe qeveritar. Ftoi shkit me i shterngue duart kur dihet se akoma ka me mijra eshtra kofomash neper serbi me t vertete se veq neper hije t therrave e t muzrrizave e kan venin kta mangupat qeveritar.hajt ishalla RamushI E DAci e marrin pushtetin e e kta derezit veq turfullojn si kualt para suhabezit.

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi