Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklarata të ndryshe rreth Kosovës

2 posters

Shko poshtë

Deklarata të ndryshe rreth Kosovës Empty Deklarata të ndryshe rreth Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 25, 2009 11:15 am


Petritsch: Rambujeja ka qene nje shans i humbur


24.03.2009
Sikur dhjetë vjet më parë të ishte nënshkruar marrëveshja e Rambujesë, me kushtin që pas tre vitesh të kishte një zgjidhje tjetër, atëherë sot do të ishim ndoshta më përpara në rezultatet e arritura.
Prandaj, mendoj se Rambujeja ka qenë një shans i humbur. Kjo solli edhe tek ndërhyrja ushtarake e NATO-s e cila nuk i dha fund konfliktit, por e futi atë në një fazë tjetër, tha Wolfgang Petritsch, diplomat austriak dhe ish-përfaqësues i BE-së në Konferencën e Rambujesë, e cila solli ndërhyrjen e NATO s më 24 mars.

Duke folur për politikën e Beogradit në drejtim të Kosovës, Petritsch tha se gjatë dhjetë viteve ka patur faza të ndryshme, por nën presionin e forcave ekstremiste, Kosova u kthye sërish në rendin e ditës. "Në vend që të provohet me afrim pragmatik, problemi i Kosovës është keqësuar dhe komplikuar vitet e fundit në Serbi edhe më shumë. Kjo ka bërë që të zvarritet edhe vendosja përfundimtare e paqes në rajon", u shpreh Petritsch për Radion Deutsche Welle. /QiK/DW/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deklarata të ndryshe rreth Kosovës Empty Re: Deklarata të ndryshe rreth Kosovës

Mesazh nga Lumi Wed Mar 25, 2009 12:29 pm

Per qato 3 jave te mos nenshkrimit te rambujese qe i dhan koh satrapit millosheviq me vra e me masakrue n kosove duhet dikush me dhan pergjigje e ata jan kan iniciatoret krysor demaqi dhe Thaqi herokurdo fajtoret kan me dal para gjyqit bile me i dhan arsyet pse nuk dojshim me nenshkrue.Rugova pat than'krimi nuk vjetrohet ,nuk harrohet as nuk humbet'

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deklarata të ndryshe rreth Kosovës Empty Kosova te mos mbetet "vrime e zeze"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 11:15 am


Kosova te mos mbetet "vrime e zeze"


25.03.2009
Bashkimi Evropian do të gjejë mundësi praktike dhe pragmatike për të mos lejuar që Kosova të mbetet si një “vrimë e zezë” në rajon dhe në Evropë, deklaroi të mërkurën në Bruksel Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn.
Rehn i bëri këto komente në një takim me gazetarë duke folur për takimin e radhës të ministrave të Jashtëm të BE-së, i cili të premten dhe të shtunën do të mbahet në Pragë, me ç'rast do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

Rehn ka nënvizuar se është me rëndësi të veçantë që Ballkani përsëri është në agjendën e ministrave të BE-së, pasi deri më tash kanë dominuar si tema kriza financiare dhe problemet me të cilat po përballet Evropa. /REL/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deklarata të ndryshe rreth Kosovës Empty Re: Deklarata të ndryshe rreth Kosovës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi