Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama në avantazh ndaj Bashës

Shko poshtë

Rama në avantazh ndaj Bashës Empty Rama në avantazh ndaj Bashës

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 12:11 pm


Rama në avantazh ndaj Bashës



Rama në avantazh ndaj Bashës Numerimi-votat


(I plotësuar)-Rezultatet paraprake të numërimit në Tiranë rendisin kandidatin e PS-së Edi Rama në avantazh ndaj kandidatit të PD, Lulzim Basha. Rama ka 3301 vota kundrejt kandidatit të djathtë Lulzim Basha i cili ka marrë 2984 vota ndërsa kandidati Hysni Milloshi ka 51 vota.

* * * * * * *



Pukë, fiton kandidati i PD



Numërimi i votave në Bashkinë e Pukës ka nxjerrë fitues kandidatin e Partisë Demokratike, Beqir Arfiti.

Raportohet se vetëm pak minua më parë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Fitues është shpallur koalicioni kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” me 955 vota. Pas saj vjen koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” me 902 vota, e ndjekur nga Partia Çështja Shqiptare me 704 vota.

* * * * * * *



Në Peqin, fiton kandidati i PD-së, ndërsa në Ersekë, kandidati i PS-së



Raportohet se procesi i numërimit të votave në qytetin e Peqinit ka përfunduar. Sipas të dhënave kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ilir Rrushi rezulton fitues. Rrushi ka marrë 2760 vota. Ndërsa kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Naim Teqja, ka marrë 908 vota.

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në bashkinë e Ersekës. Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Ali Laho ka marrë 1548 vota ndërsa kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” Zhaneta Prifti ka marrë 1232 vota.

* * * * * * *



Gjirokastër dhe Përmet, kryesojnë kandidatët e PS



Në Bashkinë e Gjirokastrës dhe në atë të Përmetit, kandidatët e Partisë Socialiste janë në avantazh përballë kandidatëve të Partisë Demokratike.

Në bashkinë e Gjirokastrës janë numëruar 9 kuti dhe pritet të numërohen edhe 8 kuti të tjera. Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime me 1941 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Genci Sinoymeri, i cili ka marrë 1477 vota.

Në bashkinë e Përmetit kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” me 1407 vota, kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Kujtim Hoxha i cili ka marrë 1260 vota.

* * * * * * *



Rezultatet paraprake në Fier dhe Himarë



Ndërsa në Bashkinë e Fierit kandidati i PS-së, Baftjar Zeqo ka marrë 2611, ndërsa kandidati i PD-së, Ilir Bele ka marrë 1756.

Në Himarë, nga rezultatet paraprake kandidati i PS-së, Jorgo Goro kryeson përballë kandidatit Vasil Bollano.

* * * * * * *



Rezultatet paraprake në Elbasan, Korçë dhe Rrëshen



Në bashkinë e Elbasanit, rezultatet paraprake rendisin në avantazh kandidatin e PS, Qazim Sejdini. Sejdini ka marrë 3346 vota kundrejt Durim Hushit me 2342 vota. Ky rezultat ka dalë nga numërimi i 12 kutive, nga 96.

Po ashtu, edhe në qytetin e Korçës, kandidati i PS, Niko Peleshi është në avantazh me 956 vota.. Ndërsa kandidati i PD-së, Andrea Mano ka marrë 851 vota. Në Korçë janë numëruar gjithsej 5 kuti.

Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” është në avantazh edhe në qytetin e Rrëshenit. Sipas rezultateve paraprake, 2997 janë marrë nga kandidati i PS dhe 2113 vota për PD. Janë numëruar 18 nga 20 kutitë.

>>Sondazhi i Gani Bobit: Basha fiton me 58.4%, Rama humb me 39.8%

>>KQZ: Deri në orën 19.00, votuan 50.9% e qytetarëve

>> Naltmadhnia e tij Princi Leka II vlerëson lart figurën e Lulzim Bashës

>> Berisha e Basha presin rezultatin në selinë e Partisë Demokratike

>> Lista e plotë e kandidatëve të zgjedhjeve të 8 majit

>> Tirana në këmbë, votë për Lul Bashën >> Komente (9)

>> Për herë të parë pas 20 vjetësh PS struket në Pallatin e Sportit >> Komente (6)

>> Berisha: 8 maji është fitorja e qytetarëve

>> Topi: Qytetarët të votojnë masivisht
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi