Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Kanabis n'shkronjat e alfabetit

Shko poshtë

Valon Beqiri:Kanabis n'shkronjat e alfabetit Empty Valon Beqiri:Kanabis n'shkronjat e alfabetit

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 2:42 pm

Valon Beqiri:Kanabis n'shkronjat e alfabetit 195366_100000406115855_3109559_n

Valon Beqiri:Kanabis n'shkronjat e alfabetit

N'moment komplikohet vetmia, si vetëtimë rrëzohem n'breg,
në bregun e ligjeratave të një profesori ç'ja kisha vjedhur,
aty vërej një lagje të mbushur me qeliza plot mistere,
rërën e shoh si ditar, mbase guralec mbi të kam hedhur.

Nisa ta laj fytyrën me gjestet e thinjura në heshtje,
marr peshqirin e kufomave t'kohës, aksidentalisht u rrëzova,
e putha epokën e civilizimit duke banuar si një i burgosur me qera,
derisa gjymtyrët e jetës i humba për diçka që kurrë se jetova.

Rri hutuar, anash më rri ndërgjegjja, n'krahun tjetër kam hijen,
aty diku n'boshllëkun e hapsirës zhurmojn kërcitjet e miut,
qetësia absolute mi spërkat eshtërat me ujin e varreve,
shpesh kokëulur filloj të merem me emitimin e shiut.

Shpejt përmblidhem...lakuriqët ringjallen në botën e territ,
karbonizohem nga tortura brutale e një tempulli pa mbret,
gjenerali i kemikaleve nuk ndalet duke ngjyrosur muret,
si një kanabis sativa, shkretohem n'shkretëtirën e shkret.

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi